Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Pushteti tatimor, Volumi 4 – Tvsh-ja ime dhe jote
Original price was: 48 €.44 €Current price is: 44 €.
Ky publikimi i ri nga ALTAX, përmbledhur nga autori është në objektivat për të rritur edhe më tej prezantimin e debateve të ndryshme rreth politikës, zbatimit nga bizneset dhe administrimit të TVSH në praktikën e përditshme.
Publikimi PUSHTETI TATIMOR, VOLUMI 4 – TVSH-ja IME dhe JOTE është një vijimësi e nisur ndër vite lidhur me përmbledhje të tematikave dhe diskutimeve për politikat fiskale dhe ambientin ekonomik dhe social ku zbatohen ato. Nga ana tjetër, në prezantime është përfshirë edhe përvoja e ekspertëve dhe rasteve komplekse të administrimit të TVSH-së dhe tatimeve të tjera të lidhura me të.
- Përshkrim
Përshkrim
Nisur nga synimi për të prurë në një përmbledhje të dedikuar TVSH-së tematikat dhe sqarimet e bëra në këto vite te fundit, pas hyrjes së Ligjit të ri të TVSH në vitin 2015 po prezantohet edhe publikimi më i ri nga ALTAX.
Kjo përmbledhje në pjesën e parë sqaron tematika të natyrës edukuese dhe bazike lidhur me TVSH.
Në pjesën e dytë paraqiten disa nga artikujt më të lexuar në këto vite, por edhe tema debati përsa është zbatuar dhe krijuar një ambjent që TVSH-ja të jetë ashtu si dhe duhet të jetë në realitet, një tatim i thjeshtë dhe me kosto të ulët.
Në pjesën e tretë përfshihen sqarime dhe diskutime të natyrës teknike, të cilat lidhen më së shumti me problematikat dhe mënyrën si TVSH dhe rimbursimi i saj duhet apo zbatohet realisht në jetën e përditshme.