Projeksioni fiskal dhe efekti mbi individin dhe tregtinë

Projeksioni fiskal dhe efekti mbi individin dhe tregtinë

Sistemi tatimor aktual me shkallëzimet e tij për tatimin mbi te ardhurat, tatimi mbi konsumin dhe sistemi i veçantë i taksimit per te ardhurat nga punësimi dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ka hasur ne këtë kohe shume kritika.

Thuhet se gjithë këto shkallëzime e ndarje i kushtojnë vendit inefiçence ekonomike, humbje kohe, frenim te nxitjes se tregtisë dhe pengese ne rritjen e administrimit te tyre.

Reformimet e propozuara kane dimensione te ndryshme duke filluar me transformimin ne një sistem me baze te gjere ne një sistem qe synon drejt shkalleve tatimore sa me te te harmonizuara midis tyre, ne favor te qarkullimit te brendshëm dhe konsumatorit shqiptar.

Ndryshimet e politikave tatimore janë ne çdo vend një debat i vazhdueshëm duke marre parasysh jo vetëm përmirësimin e kapacitetit te administrimit fiskal, por edhe tendencën për një harmonizim te tatimeve baze te sistemit.

Tre tatimet kryesore te sistemit tatimor

Një sistem tatimor mund te ndërtohet duke shfrytëzuar alternimin e tre tatimeve kryesore: tatimit mbi te ardhurat, mbi pagën dhe mbi konsumin. Tatimet e bazuara mbi te ardhurat dhe pagën janë te thjeshte dhe te lehte për tu kuptuar nga individët. Me një tatim mbi te ardhurat gjithëpërfshirës, gjithë te ardhurat, si ato ne lidhje me punën apo dhe kapitalin mund te përmblidhen ne një baze tatimore. Natyrisht, qe te ardhurat nga punësimi përbëjnë një baze me te vogël tatimore sesa te ardhurat nga burime te tjera dhe mund te duhen tarifa tatimore me te larta qe te tatohen te njëjtat te ardhura si baze tatimore dhe per kategoritë e tjera te te ardhurave.

Mënyra me e thjeshte për te kuptuar thelbin e tatimeve mbi konsumin apo tatimeve qe nuk rëndojnë vetëm mbi biznesin (TVSH, akcize, taksa doganore) është ne radhe te pare te kuptohet koncepti ekonomik i te ardhurës. Ne kuptimin e gjere, e ardhura është një matës i burimeve te përfituara prej një individi gjate një periudhe te caktuar.tregti

Një individ ka dy mundësi ne lidhje me te ardhurat e tij. Ai, ose mund ti konsumoje, ose mund ti kurseje. Kjo lloj marrëdhënie do te thotë se te ardhurat përfshijnë konsumin dhe kursimin. Kjo na bën te kuptojmë se sa gjithëpërfshirëse dhe sa mbështetet mbi konsumin një tatim qe duhet te aplikohet ne nivelin individual.

Ne sistemin e ardhshëm tatimor, individi duhet te deklaroje te gjithë te ardhurat e tij dhe llogaritjet për tatimin mbi këto te ardhura bëhen mbi te ardhurat bruto. Ndërkohe, ne një sistem tatimor nëse do te ndryshonim argumentet e diskutimit, një individ mund te përmblidhte gjithë te ardhurat por duke zbritur gjithë kursimet e tij neto apo duhet te shtonte huate dhe borxhet e tij neto. Produkti fiskal sipas këtij sistemi do te ishte një tatim i bazuar mbi konsumin ne nivel individual.

Ne rastin e sistemit tone tatimi mbi konsumin mund te mblidhet ne çdo nivel te qarkullimit te produkteve dhe shërbimeve ne formën e tatimit mbi vlerën e shtuar, por nëse baza e tatimpaguesve është sa me e madhe e mundshme. Me TVSH-ne, tatimpaguesit përballin një tatim mbi faturimet minus blerjet e materialeve, te mirave për rishitje dhe kapitalin qe përdoret për biznes. Një TVSH qe te jete realisht nje tatim mbi konsumin gjithëpërfshirëse duhet te ndaje ne mënyrën me racionale dhe efikase te mundshme TVSH-ne midis shoqërive dhe individëve.

Perspektiva ekonomike e vendit dhe individit

Kur analizojmë efektet e ndryshimeve te politikes tatimore mbi bilancin tregtar është e rëndësishme te dallojmë perspektiven ekonomike te vendit dhe perspektiven e shoqërive tregtare dhe individëve te tij.

Një vend kryen marrëdhënie tregtare pasi nëpërmjet kësaj tregtie mund te garantoje gjithë te mirat materiale dhe shërbimet, qe kërkohen dhe u nevojiten njerëzve, me kërkesën kryesore qe ti përfitojnë me një kosto sa me te ulet sesa kostoja qe do te rezultonte nëse do ti prodhonin apo realizonin vete shërbimet dhe mallrat.

Një vend eksporton prodhimet apo shërbimet e tij si një mënyrë e pagesës për importet e kryera. Nga ana tjetër, shoqëritë dhe individët qe kryejnë biznes kane si qellim final te shesin gjithë produktet dhe shërbimet  dhe te maksimizojnë fitimet. Eksporti garanton mënyrën për ti përmbushur këto qëllime. Perceptimi i njerëzve lidhet me reflektimin e perspektives se bizneseve ne këtë shkëmbim.

Shume njerëz ne Shqipëri, tashme besojnë, madje dhe e kane treguar se mund te prodhojnë te mira me një kosto te krahasueshme apo dhe me poshtë se sa te mirat e prodhuara jashtë kufijve te vendit. Kjo përkthehet se eksportet ne këtë mënyrë mund te rriten dhe ashtu si ne një ene komunikuese kjo do te pasonte ne uljen e volumit te importeve. Kjo kthese e shkëmbimeve tregtare do te përmirësonte performancen e tregtisë sonë dhe natyrisht do te zvogëlonte deficitin tregtar.

Megjithatë, Shqipëria nuk mund manovroje aq lehte ne këtë treg global dhe te hyje ne këto tregje ndërkombëtare me kosto me te ulet se te huajt për shume nga prodhimet shqiptare.

Është momenti, qe te përmendin se nëse biznesi shqiptar nuk do te përthithë sasi te pranueshme te kapitalit te huaj, apo pa marre kredi dhe hua, atëherë ekonomia jone do te ngelej e mbërthyer brenda mureve te kufizuara te kapitalit dhe kredive te limituara te vendit. Qarkullimi i kapitalit dhe bilanci tregtar janë gjithnjë imazhe qe pasqyrojnë njeri-tjetrin: një hyrje kapitali prodhon një deficit tregtar, ndërsa ne dalje kapitali prodhon një suficit tregtar.

Megjithëse politikat qeveritare ne këto aspekte kane qene mjaft të ndjeshëm dhe janë duke u hartuar politika qe janë ne funksion te uljes se kostos se produkteve shqiptare ende efekti i tyre për përmirësimin e deficitit tregtar është i pandjeshëm.

Një tregti e jashtme, qe funksionon sipas skemës dhe rregullave te OBT-se, nisur nga specifikat ekonomiko-shoqërore te vendit për tatimet indirekte, te tilla si: TVSH apo taksat doganore duhet qe te vazhdoje te ndiqet politika fiskale  e pa ndryshuar, qe konsiston ne zbritjen e këtyre tatimeve ne eksporte dhe vendosjen ne importe. Ne këtë mënyrë bilanci i tregtisë se jashtme do te kishte shprese te balancohej. Megjithatë, bilanci i tregtisë se jashtme është ne funksion te investimeve te kapitalit te huaj me shume sesa te qarkullimit te mallrave dhe shërbimeve.

Efektet e politikës tatimore mbi tregtinë

Ndryshimet ne strukturën tatimore janë te ndjeshme ne influencën ndaj nivelit dhe instrumenteve te tregtisë. Ndryshimet ne politiken tatimore, te cilat ndikojnë ne faktorët makroekonomike (p.sh. Duke rritur sasinë e depozitave ne banka, qe do te shoqërohej nga një ulje e normave te interesit ose duke i bere investimet ne Shqipëri me tërheqëse për investitorët) mund te ndikojnë gjithashtu edhe ne bilancin tregtar.

Nëse normat e fitimit te kapitalit do te ishin me pak fitimprurëse, te huajt qe kane investuar ne vend do te ishin nder te paret qe do te modifikonin politikat e tyre investuese. Ne këto rrethana, politika tatimore, qe përgjithësisht orientohet për te nxitur rritjen ekonomike nëpërmjet zbatimit sa me te përshtatshëm me kushtet ekonomiko-shoqërore te vendit mund te pritet te ketë një efekt pozitiv ne tregtinë e vendit.

Ne fjale te tjera, tregtia ne këtë rast do te reflektonte shumen e burimeve te brendshme qe jepen ne këmbim te një sasie te caktuar te te mirave materiale. Nëse ky bilanc përmirësohet, do te thotë me pak burime te brendshme ne dispozicion, për te njëjtën sasi te mirash materiale.

Përfundimisht, politika tatimore ndikon si mbi strukturën, po ashtu dhe ne shpërndarjen e tregtisë. Kjo do te thotë, se nëse barra tatimore nuk shpërndahet ne mënyrë te barabartë ne raport me te ardhurat, atëherë bizneset nuk do te ndihen te barabarta ne treg dhe ne këtë mënyrë edhe ato eksportueset do te jene te ndikuara ndaj rriskut te rënies se aktivitetit te tyre.

Nga ana tjetër, ato biznese qe nuk mbajnë barrën tatimore si analoget e tyre do te ndiheshin te privilegjuar dhe me agresive me eksportet e tyre. Por, kjo ne vetvete do te thotë një zhvendosje te marrëdhënieve import-eksport mbi një strukture irreale te bizneseve.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: