Procedurat tatimore për kalimin në pasivitet të bizneseve
Administrata tatimore ka të drejtë të kalojë regjistrimin e një personi të tatueshëm nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv të personave të tatueshëm. Sipas udhëzimit të 2015 të Ministrisë së Financave për procedurat tatimore, administrata tatimore, kalon
regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv që mbahet nga administrata tatimore, në rast se përmbushet të paktën një nga kushtet e mëposhtme:
- Nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muaj të njëpasnjëshëm;
- Nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muaj të njëpasnjëshëm;
- Deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe kjo e fundit e ka miratuar pezullimin, i cili i është njoftuar edhe administratës tatimore.
Tatimpaguesi kalohet automatikisht nga sistemi, nga regjistri aktiv ne regjistrin pasiv, në rast se, për 12 periudha tatimore mujore të njëpasnjëshme ka dorëzuar të gjitha deklaratat tatimore, për llojet e tatimeve për të cilat është regjistruar, duke zgjedhur rubrikën pa veprimtari të deklaratës. Ky kalim automatik nuk i heq detyrimin tatimpaguesit për të deklaruar dhe dorëzuar deklaratën vjetore të tatim fitimit apo tatimit të fitimit të thjeshtuar mbi biznesin e vogël, për periudhën përkatëse. Pa veprimtari konsiderohen edhe tatimpaguesit që kanë plotësuar të gjitha rubrikat e deklaratës me .
Të gjithë tatimpaguesit të cilët për 12 periudha tatimore mujore të njëpasnjëshme, nuk kanë dorëzuar të gjitha deklaratat tatimore, për llojet e tatimeve për të cilat janë regjistruar, me përjashtim të deklaratës vjetore të tatim fitimit apo tatimit të fitimit të thjeshtuar mbi biznesin e vogël, kalohen automatikisht nga sistemi, nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv. Numërimi i 12 periudhave tatimore të njëpasnjëshme në këtë rast fillon nga muaji i parë që tatimpaguesi ka ndërprerë deklarimin, pavarësisht se mund të jetë bërë vlerësim automatik nga sistemi.
Të gjithë tatimpaguesit që kanë deklaruar pezullimin e veprimtarisë në qendrën kombëtare të regjistrimit, për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar, do të kalohen automatikisht nga sistemi, nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv.
Të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen në administratën tatimore, për të kaluar nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, duhet të plotësojnë një nga kushtet, ashtu si është trajtuar më lart, për kategorinë e tatimpaguesve që regjistrohen në qendrën kombëtare të regjistrimit.
Kalimi i tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, për tatimpaguesit që regjistrohen në administratën tatimore, dhe përmbushin kushtin e pezullimit, bëhet rast pas rasti nga punonjësi i ngarkuar i organeve tatimore.
Tatimpaguesit, të cilët në momentin e implementimit të sistemit të ri informatik të tatimeve plotësojnë një nga kushtet e mësipërme, migrohen në këtë sistem si tatimpagues pasiv.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.