Politikë fiskale nuk bëhet vetëm me ulje taksash

Politikë fiskale nuk bëhet vetëm me ulje taksash

Shkallët tatimore të larta (apo niveli i tyre progresiv, regresiv apo proporcional), teorikisht do të ishin ato që do të ndikonin direkt në shmangien e deklarimit të të ardhurave në organet fiskale.

Zyrtarisht, shkallët tatimore shqiptare kanë vite që janë të ulëta dhe konkurruese me vendet përqark. Ndërkohë analiza të ndryshme pasqyrojnë se informaliteti ne Shqipëri ne kohen e taksave te ulëta nuk ka patur reduktim.

Edhe ne vendet e rajonit shkallet tatimore te tatimeve kryesore janë te ulëta, por edhe në këto vende nuk ka infomalitet më të ulët se në vendin tonë dhe kjo situatë ka qenë në këto nivele krahasuese edhe dhjetë vite më parë.

Pra, trajtimi i ekonomisë informale dhe zhvillimi ekonomik i vendit vetëm nëpërmjet stimulit të shkallëve tatimore të ulëta nuk bën dot i vetëm efektin e dëshiruar nga të gjithë, atë të shërimit të ekonomisë prej informalitetit.

Nuk ka nevojë të përmenden të dhëna krahasuese për skeptikët, pasi ato janë bërë të ditura në shumë shkrime e prezantime punimesh të kolegëve të ndryshëm. Por, mund të thuhet me zë të lartë se nuk mjafton vetëm politika e shkallëve tatimore (ulje apo heqje e pjesshme e tyre) si argument për të ndikuar në uljen e informalitetit të ekonomisë, pasi në radhë të parë nevojiten qe te përmirësohen dhe te arrijnë aty ku kërkohen (a) treguesit e nivelit te korrupsionit, (b) te zhvillimit te kapaciteteve administrative, (c) te modernizimit te infrastrukturës, si dhe (d) përshtatja e legjislacionit me kushtet globale te ecurisë se ekonomisë

Ajo çfarë ka ndodhur me procesin e administrimit fiskal të 20 viteve te fundit dhe rezultatet qe kemi pare nga lufta ndaj evazionit na ka treguar se informaliteti në ekonomi nuk mund të luftohet vetëm nëpërmjet objektivit buxhetor të rritjes vjetore të të ardhurave për administratat fiskale (plan buxhetor).

Kjo mënyrë e të administruarit ka arritur të ngushtojë me hope territoret e ekonomisë informale, por natyrisht që lufta ndaj saj është shumëformëshe dhe informaliteti ka arritur te riorganizohet pas ndonjë disfate qe ka patur.

Ndërkohë, administrata fiskale, si rrjedhojë e aktivitetit që kryen, ka arritur të guxojë të shikojë në sy se çfarë nuk ecën me problemet e saj. Është koha qe ajo te drejtohet ne rrugën e saj me objektiv te qarte për ngushtimin e evazionit tatimor apo boshllëkut tatimor.

Mënyra e re e administrimit duhet te bjere arome performance dhe forcimi kapacitetesh.

Duket se administrimi fiskal ka filluar me kurajë te orientohet tek modelet më të reja të administrimit nëpërmjet formalizimit të ekonomisë informale, që t’i krijojë mundësinë dhe shanset për të amnistuar vetveten në raport me të kaluarën dhe të tashmen.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: