Politika dhe administrimi tatimor si enë komunikuese

Politika dhe administrimi tatimor si enë komunikuese

Një pjesë e debatit të kohëve të fundit analizoi faktin se drejtësia dhe neutraliteti ekonomik i TVSH është dëmtuar nga përdorimi jo efikas i përjashtimeve. Baza e TVSH duhet të përfshijë të gjitha mallrat dhe shërbimet, përndryshe, në atë shkallë që nuk e bën këtë gjë, të çon në tatimin e dyfishtë dhe në një shkallëzim që gërryen neutralitetin e TVSH.

Përjashtimi i një furnizimi për një biznes rezulton në një rritje të barrës së TVSH mbi furnizimin dhe arsyeja për këtë Është se personi që bën biznes mund ta kompensojë TVSH-në kundrejt TVSH-së paguar nga biznesi, duke kërkuar kështu një kreditimin të plotë për çdo TVSH të paguar.

Personi që bën furnizim të përjashtuar ndoshta do të duhej ta paguante TVSH në një pjesë të furnizimeve të bëra për të dhe prandaj do t’i duhet ta kalojë njëfarë TVSH mbi biznesin si pjesë e çmimit të tij dhe Është kjo TVSH që mund të mbulohet në qoftë se furnizimi Është subjekt për tatimin, por që nuk mund të mbulohet në qoftë se Është i përjashtuar;

Për të shmangur shtrembërimet e shkaktuara nga dështimi për të mbuluar TVSH, politikë e mirë Është ajo që nuk i përjashton llojet e furnizimit që, në mënyrë tipike, bëhen për biznesin.

Një problem tjetër i rëndësishëm Është ai i kreditimit të TVSH në blerjet e një biznesi që bën si furnizime të tatueshme ashtu dhe të përjashtuara, problem ky që përfshin vështirësi konceptuale dhe praktike në përcaktimin se cilat blerje janë të atribueshme për furnizimet e përjashtuara.

Blerjet për furnizimet e përjashtuara shkaktojnë një problem shtesë dhe përjashtimet e përhapura minojnë integritetin e TVSH si tërësi, për arsye të përdorimit të metodës së kreditimit me anë të faturës tatimore, metodë e cila funksionon mirë në mënyrë nxitëse në qoftë se të gjithë furnizimet janë të tatueshme, por ato fillojnë të bien kur furnizimet në një zinxhir përjashtohen.

Por përtej politikes, nëse analizojmë çfarë beri administrimi për te korrigjuar vetveten dhe te kuptuarit e detyrimeve tatimore prej taksapaguesve mundim te kuptojmë lidhjen mes politikes dhe administrimit.

tvshNë kontrollin e luftës ndaj informalitetit te filluar ne muajin Shtator 2015, kryesisht ne një verifikim te rregullshmërisë fiskale te faturimeve ne mbi 150 mije biznese te vogla dhe te mesme anembanë vendit rezultoi te sillnin ne arkën e buxhetit një vlere zbulimesh prej 100 milionë euro dhe një rritje te regjistrimeve ne afër 47 mije certifikata biznesi te reja. Një peshe te mire mbanin regjistrimet nga biznesi fermer.

Por, nga ana tjetër efektet e kësaj beteje dhanë efekte ne mbylljen e të gjithë atyre bizneseve që nuk lëshonin fatura tatimore apo nuk deklaronin numrin real te punëmarrësve. U reklamuan operacionet e terrenit dhe zhurma e antiligjoreve në gazeta dhe spote televizive duke treguar kësisoj se autoritetet tatimore po bënin një prej përpjekjeve të shumta për të ndryshuar nivelin e evazionit galopant (rreth 1 miliard US$ në vit), që për një kohë të gjatë është mënyrë jetese në Shqipëri;

Por, pas përfundimit te faqes se pare te luftës ndaj informalitetit, konstatohet se ne kemi një sukses të madh në identifikimin e atyre që duhet të paguajnë tatime, por më pak ndikim në mbledhjen e tyre.

Në një ambient ekonomik dhe social ku ka korrupsion, kur pjesa më e madhe e veprimeve tregtare bëhen me para në dorë, ku nuk lëshohet faturë për TVSH-në, ose edhe kur lëshohet ajo është me një çmim më të ulet.

Në një vend, pra, ku për familjen bëhet gjithçka dhe për shtetin shumë pak, qeverisë i duhet sugjeruar të sigurojë nxitës që bizneset të lëshojnë faturë.

Por, nga gjithë operacionet në terren nga administrata, dhe efektet që bie zbatimi i politikave fiskale të miratuara nga qeveria dhe te aprovuara nga parlamenti duhet të kuptohet ajo që bën efekt dhe ajo që nuk vlen. Pra nevojitet një analize makro, përtej asaj qe bën administrimi.

Koha aktuale kërkon një qasje moderne edhe të kapaciteteve qe duhet te zbatojnë këto politika, që ne thelb janë përshtatje te politikave te mira botërore. Por, nëse politikat nuk gjejnë terren te përshtatshëm nevojitet të modifikohen me synimin qe te mos kthehen në penguese dhe të ulin efikasitetin fiskal. Ky tregues është ai, i cili mat se sa është përshtatur politika fiskale e procedurave dhe shkallëve tatimore me shëndetin e ekonomisë dhe të bizneseve dhe individëve.

Koha e kërkon më shumë se kurrë harmonizimin e politikës fiskale me nivelin e administrimit, që ka detyrën e vështirë të zbatimit në terren. Të dyja bashkë duhet të funksionojnë si enët komunikuese me njëra – tjetrën.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: