Përmes analizës së fundit për rishikimin e sistemit të pensioneve duam të njihemi me mendimin tuaj

Përmes analizës së fundit për rishikimin e sistemit të pensioneve duam të njihemi me mendimin tuaj

Presionet sociale të fundit në tregun e pensioneve publike kanë krijuar sfida afatshkurtra dhe afatgjata për skemën e pensioneve, por lidhja e saj së fundmi me nismën ekonomike dhe politike për zgjerimin e tregut të pensioneve nëpërmjet diversifikimit edhe në portofole të administrimit të fondeve nga shoqëri privat është një nxitje e madhe për nivelet e financimit, me detyrimet e kombinuara të skemave që bien me afër nivelin e ulët aktual të pensioneve me një rritje deri në nivele që mund të arrijnë mbi gjysmën e pagës mesatare në vend.

ALTAX në prezantimin e saj me publikimin e titulluar Rishikimi i sistemit të pensioneve përmes një pakete të plotë ligjore dhe masash për zbatim” mbështet dhe argumenton se për të ndërtuar një skemë solide dhe të qëndrueshme realisht nevojitet së pari ndërtimi i një grupi më të madh politikash, të cilat japin efektin e tyre nëse zbatohen si një paketë.

Në përmbledhjen tonë të përpunuar nga përvojat më të mira të huaja dhe nga studimet dhe analizat që janë kryer për kontekstin e vendit tonë është arritur të identifikohen dhe prezantohen për tu diskutuar më mirë dhe më hollësishëm format se si duhet të kombinohen si pjesë të një sistemi unik pensionet shtetërore me pensionet private, ashtu si janë ndërtuar këto skema prej shumë dekadash edhe në vendet e BE-së. 

Një hap mbështetës për zbatimin e paketës ligjore kërkon edhe riformatimin e një ambjenti më të gjerë rregullator dhe mbështetës duke përfshirë masat, të cilat bëjnë të mundur zgjerimin e reformës në sistemin e pensioneve.

Ju ftojmë ta lexoni të plotë analizën sqaruese për të krijuar një ide më shumë për diskutimin tashmë present përtej grupeve të interesit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.