-17%

Rishikimi i sistemit të pensioneve përmes një pakete të plotë ligjore dhe masash për zbatim

Original price was: 12 €.Current price is: 10 €.

Në këtë prezantim sqarues ne mbështesim argumentin, se për të ndërtuar një skemë solide dhe të qëndrueshme realisht nevojitet së pari ndërtimi i një grupi më të madh politikash, të cilat japin efektin e tyre nëse zbatohen si një paketë.

Presionet sociale të fundit në tregun e pensioneve publike kanë krijuar sfida afatshkurtra dhe afatgjata për skemën e pensioneve, por lidhja e saj së fundmi me nismën ekonomike dhe politike për zgjerimin e tregut të pensioneve nëpërmjet diversifikimit edhe në portofole të administrimit të fondeve nga shoqëri privat është një nxitje e madhe për nivelet e financimit, me detyrimet e kombinuara të skemave që bien me afër nivelin e ulët aktual të pensioneve me një rritje deri në nivele që mund të arrijnë mbi gjysmën e pagës mesatare në vend.

Përvoja nga shumë vende që kanë avancuar në veprimet e tyre në përfitime më të larta pensioni nga zbatimi i skemës private të pensionit na shërben si një model i qartë. Nëse investimi në fondet e pensioneve private kombinohen me pagesat e detyrueshme të pensioneve nga fondi publik, çdo individi do ti vlejë për të ardhmen financiare të tij të menaxhojë më lehtë kursimet e veta të pensionit. mund të kurseni para nëse mund të kaloni nga një skemë me kosto më të lartë në një skemë me kosto më të ulët. mund të ketë më shumë zgjedhje investimesh.

Por, duke përjetuar një moment intensiv diskutimesh për pensionet ne po prezantojmë në vijim disa mendime se cilat qasje të përbashkëta janë më të sigurta ose ndikojnë më shpejt, nëse detyrimet e qeverisë do të jenë më të zbatueshme.

Mosmarrëveshjet politike në këtë diskutim të gjerë duhet ti shërbejnë interesit kombëtar dhe të mos rritin konfuzionin te publiku që vijon të jetë mosbesues në skemat financiare private pas tragjedisë së skemave piramidale të vitit 1997.

Është detyrim për të gjithë studiuesit dhe politikëbërësit që të në çdo rast bazat ekonomike të të gjitha pensioneve,  publike apo private janë thelbësore për çdo plan efektiv pensioni, nëse bazohen në studime dhe diskutime shteruese lidhur me vendimin më të vështirë ekonomik dhe politik për dekadën e ardhme.

Përshkrim

Në përmbledhjen tonë të përpunuar nga përvojat më të mira të huaja dhe nga studimet dhe analizat që janë kryer për kontekstin e vendit tonë është arritur të identifikohen dhe prezantohen për tu diskutuar më mirë dhe më hollësishëm format se si duhet të kombinohen si pjesë të një sistemi unik pensionet shtetërore me pensionet private, ashtu si janë ndërtuar këto sekma prej shumë dekadash edhe në vendet e BE-së.

Një hap mbështetës për zbatimin e paketës ligjore kërkon edhe riformatimin e një ambjenti më të gjerë rregullator dhe mbështetës duke përfshirë masat, të cilat bëjnë të mundur zgjerimin e reformës në sistemin e pensioneve.

Masa e parë është rritja e mbulimit të sistemit të pensioneve nëpërmjet objektivave anti informalitet jo si deri më sot

Masa tjetër është optimizimi i dizajnit dhe përmirësimi i rregullimit të sistemit të financimit privat.

Masa e fundit është trajtimi i mungesës së besimit në sistemin e pensioneve.

Qëndrueshmëria duhet të jetë në thelb të reformës së re të pensioneve, duke përmbushur nevojat e së tashmes pa kompromentuar ato të brezave të ardhshëm.

Pensionet duhet të jenë më transparente dhe të personalizuara, me një shkallë të lartë solidariteti dhe ndarje kolektive të rrezikut.