Njihuni me Studimin e thelluar mbi Patronazhimin Politik në Shqipëri

Njihuni me Studimin e thelluar mbi Patronazhimin Politik në Shqipëri

Një studim i ri gjithëpërfshirës nga POLIFAKT (Patronazhi Politik në Shqipëri) analizoi në detaje fenomenin e patronazhimit politik në administratën publike shqiptare, duke nxjerrë në pah rrënjët, mekanizmat dhe pasojat e tij në jetën institucionale, ekonomike dhe sociale të vendit.

Sipas këtij studimi, patronazhimi ka origjinë historike të thellë, të lidhur me traditën e centralizimit të pushtetit dhe mungesën e meritokracisë, që nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90 e deri sot. Ai nuk kufizohet vetëm në punësime, por përfshin edhe menaxhimin e burimeve, prokurimet publike dhe shpërndarjen e përfitimeve për grupe të lidhura me partitë politike.

Mekanizmat kryesorë të patronazhimit përfshijnë emërimet politike si shpërblim elektoral, përdorimin e databazave personale të qytetarëve për qëllime elektorale, si dhe kontrollin mbi kontratat publike dhe fondet shtetërore. Këto praktika e dobësojnë thellë profesionalizmin e administratës dhe krijojnë një varësi të saj nga ciklet elektorale, duke cenuar besimin publik dhe efikasitetin në shërbimet që marrin qytetarët.

Efektet ekonomike të patronazhimit janë gjithashtu shqetësuese.
Konkurrenca e ndershme dëmtohet, kostot e shërbimeve shtohen, ndërsa investimet private ndikohen nga lidhjet politike, jo nga tregu dhe nevojat reale.

Studimi thekson se patronazhimi është një fenomen i përhapur në nivele të ndryshme të administratës dhe është i mbështetur nga lidershipi politik dhe administrata e kapur, duke krijuar një cikël vetë-përsëritës që është shumë i vështirë për t’u thyer. Kjo sepse politikanët përfitojnë nga sistemi për vota, ndërsa administrata siguron stabilitet pune, dhe mungesa e presionit institucional e publik bën që ligjet të mos zbatohen.

Nga përvoja ndërkombëtare, si ato të vendeve nordike, Estonisë dhe Kanadasë dalin mësime të qarta.

Vetëm reforma ligjore e shoqëruar me zbatim rigoroz, transparencë të thelluar, kontrolle të pavarura dhe pjesëmarrje aktive qytetare mund të çojnë në thyerjen e këtij sistemi.

Studimi nxjerr në pah përgjegjësinë e qartë të liderëve politikë për ruajtjen e patronazhimit, si dhe rëndësinë e forcimit të meritokracisë dhe rritjes së transparencës në administratë.

Më tej, nënvizon rolin kyç që duhet të luajnë media, shoqëria civile dhe qytetarët në ushtrimin e presionit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme.

Në përfundim, ndërprerja e patronazhimit nuk është thjesht një çështje morale, por një domosdoshmëri strategjike për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, krijimin e institucioneve të besueshme dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë.

Studimi i plotë mund të shkarkohet falas në këtë link

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.