Njerëzit e zgjuar dhe tregu

tregu

Njerëzit e zgjuar dhe tregu

I vetmi difekt i njerëzve te zgjuar është toleranca e tyre, qe ata lejojnë te drejtohen nga njerëz me inferiore se vetja e tyre (Platoni).

Është fakt, qe njerëzit ndryshojnë nga njeri-tjetri lidhur me aftësitë e tyre krijuese, preferencat, mundësitë, cilësitë e veçanta, gatishmërinë për te përballuar rreziqe dhe pse jo dhe nga fati. Këto ndryshime influencojnë dhe mbi te ardhurat e tyre, pasi ato ndikojnë ne vlerën e mallrave dhe shërbimeve qe një individ është ne gjendje ose i gatshëm t’ia ofroje tjetrit.

Ndërsa merremi me ndryshimet midis njerëzve, ajo qe dua te shpreh lidhet me ndryshueshmërinë e te ardhurave nga njeri individ te tjetri. E ardhura e individit nuk është gjë tjetër, përveçse kompensimi qe ai merr ne këmbim te shërbimeve dhe mallrave qe ju furnizon te tjerëve. Individët qe fitojnë shuma te mëdha te ardhurash janë ata qe u ofrojnë te tjerëve gjera shume te vlefshme qe i ndihmojnë ne komodizimin e jetës se tyre. Nëse do te ishte ndryshe, njerëzit nuk do te ishin te gatshëm për te paguar për ofertat e tyre. Edhe ju, nëse doni te fitoni te ardhura te mëdha, duhet te mendoni se si te jeni gjithnjë te gatshëm për te ndihmuar te tjerët.

Por dhe rasti i kundërt është i vërtetë.

Kjo lidhje midis qasjes ndaj te tjerëve dhe përfitimit te te ardhurave është nxitja e brendshme e njerëzve te suksesshëm te bëhen sa me profesioniste dhe te mprehin talentet qe kane. Dhe ne fakt ata vlerësohen ne jete nga te tjerët.

P.sh., studenti mëson e mëson duke kaluar ore te tera mbi libra për t’u bere doktor, inxhinier, ekonomist. Te tjerë individë bëjnë kurse dhe trajnime te ndryshme për te perfeksionuar aftësitë e tyre. Ndërkohë, te tjerë guxojnë te investojnë dhe nisin një biznes apo të kenë një karrierë politike në rritje.

Dhe pse i bëjnë njerëzit këto gjera?

Padyshim, qe ne marrjen e këtyre vendimeve ndikohen nga shume faktorë.

Ata me idealistët nxiten nga mendimi për te përmirësuar boten qe i rrethon. Por, megjithatë dhe njerëzit qe nisen nga motivi për te rritur te ardhurat e tyre nxitjen me te fuqishme e kane se si te jene me te afte për te rritur cilësitë e tyre qe te jene me te vlefshëm për te tjerët. Megjithatë, njerëzit qe fitojnë te ardhura te mëdha me kalimin e kohës e bëjnë zakon qe te nxiten edhe për të përmirësuar mirëqenien e shumicës se njerëzve që i rrethojnë. Biznesmenët me te pasur te botes kane fituar shuma te mëdha te ardhurash, sepse kane nxjerre ne treg produkte qe kane përmirësuar jetën dhe cilësinë e miliona njerëzve. Shembuj nga jeta e përditshme për këtë kategori pasanikesh mendoj se dini me shumice.

Bizneset me fitim. Synimi drejt aktiviteteve që rritin pasurinë

Ne thelb fitimi është një shpërblim për biznesmenin qe prodhon apo shërben një te mire qe konsumatorët e vlerësojnë me shtrenjte se burimet qe shpenzohen për ta prodhuar atë.

Ndërsa, humbja përkundrazi është një “dënim” qe u vendoset bizneseve te pasuksesshme qe tejkalojnë çmimin qe konsumatori është i gatshëm te paguaje për prodhimet e tyre. Natyrisht, që në realitet nuk është kaq thjesht përkufizimi i humbjes dhe fitimit.

Fakt është se jetojmë ne një bote ku teknologjia ecën shpejt. Po ashtu edhe shijet e konsumatorit. Ndërkohë, kjo bote është e mbingarkuar me reklama, por gjithashtu dhe me mangësi ne informacionin për prodhimin dhe cilësinë qe ata kërkojnë. Vete biznesmenët nuk janë te qarte, se çfarë vendimi te marrin për të ardhmen e biznesit te tyre duke mos qene te sigurte si për çmimet ne treg, po ashtu dhe për kostot e prodhimeve te tyre. Vendimet e tyre bazohen me shume ne shpresën dhe besimin se po ecin ne rrugën e duhur.

Ata e dine mire se struktura e shpërblimit dhe dënimit funksionon më së miri. Për ata qe do te mund te prodhojnë efektivisht dhe do te kenë paguar korrektesisht kostot per produktet dhe shërbimet, për te cilat kërkesa e ardhme do te jete shume urgjente do te shpërblehen me fitime. Ndërkaq, për ata qe do te jene joefektive ne grumbullimin e burimeve dhe përdorimin e tyre ne fusha ku kërkesa nuk duket shpresëdhënëse do te penalizohen me humbje.

Ashtu si ndodh me bizneset mendoj se ndodh dhe me shtetet. Ky është një funksion i rëndësishëm. Shtetet qe dështojnë ne zbatimin e këtij funksioni ne formën e shpërblimit do te kenë te paktën si dënim kriza dhe stanjacione ekonomike.

“Dora e padukshme” e tregut

“Dora e padukshme” e tregut vepron aq pa u ndjerë, sa shume njerëz nuk arrijnë ta imagjinojnë dot. Radhët e gjata për mallra konsumi dhe shitjet nen dore te mallrave te tjerë, qe njerëzit i mbajnë mend nga ekonomia e centralizuar tashme janë pothuajse te panjohura për qytetaret e rinj te ekonomisë se tregut.

“Dora e padukshme” e tregut ka sjelle rregullin, harmoninë dhe shumëllojshmërinë e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nga te metat e cilësisë dhe spekulimet, qe ekzistojnë ende si pasoje e mungesës se një tregu te konsoliduar dhe me tradite për vendin tone si dhe kontrollit të mangët nga agjensitë publike.

Çdo individ është ne kërkim te vazhdueshëm te gjetjes se mënyrave për te aktivizuar kapitalin qe ai disponon. Ai këtë e bën për ti shërbyer interesit te tij dhe jo se do te ndihmoje shoqërinë. Sipërmarrësi kur hap një biznes shkon te tregtoje ne treg “për te nxjerre fitimin e tij”. Por ai nuk e di se kur ndeshet me çmimet e tregut është njësoj sikur drejtohet nga një dore e padukshme qe vendos lidhjen midis tij, tregut dhe konsumatorit.

Asnjë autoritet qeveritar nuk është e nevojshme tu thotë bizneseve se çfarë dhe si ta prodhojnë apo kryejnë shërbimin. Këtë pune e bëjnë më së miri çmimet e tregut. Natyrisht, që tregu ka nevojë të kontrollohet që të mos krijohen dhe mbizotërojnë monopolet.

Nëse marrim rastin e bizneseve ne prodhim, ne ndërtim, ne shërbime apo tregti, nëse çmimet e këtyre aktiviteteve vlerësohen me larte se kostoja e tyre nga konsumatorët, atëherë vete sipërmarrësit, ne kërkim te fitimit personal do te sigurojnë këto mallra e shërbime te kërkuara. Dhe kjo do te thotë se edhe sikur te duan, autoritetet nuk e ndjekin dot morine e kombinimeve dhe lëvizjet e biznesmenëve për te ulur sa me shume koston e mallrave dhe shërbimeve qe ju kërkohen dhe vlerësohen nga konsumatori. Mbajtja e një kostoje te ulet dhe sigurimi i një fitimi për te vazhduar me tej është dhe motorri kryesor i vazhdimësisë se prodhimit. Ndërkohë, ata qe kane kosto me te larte, për aktivitete te ngjashme janë te destinuar te dalin nga skena e tregut ku kane hyre.

Ndërsa, shteti ka detyre qe te mbaje një platforme tregu te pacenueshme nga sëmundjet qe shoqërojnë tregun e sotëm, si: monopolizimet, marrëveshjet dhe përfitimet nga fondet publike pa konkurrim, si dhe ruajtjen prej ndikimeve nga konkurrenca e pandershme. Nese tregu nuk mbahet i tille, atëherë ai asnjëherë nuk mund te jete një strukture qe do te mund te jete i afte te konkurrojë me produktet dhe shërbimet me tej se brenda vendit.

Mospërfillja e efekteve dytësore dhe pasojat nga gabimet

Kur mjeku na rekomandon një ilaç për te kuruar një sëmundje, gjithnjë nuk duhet harruar ta pyesim për efektet anësore te tij, pasi duke i ditur mund te parandalojmë dhe pasoja te padëshirueshme. Kjo do te vlente edhe ne rastet e “kurave ekonomike” qe rekomandojnë politikanet. Ndërsa, përpiqen te “kurojnë” segmente ekonomike te sëmura apo industri te veçanta duhet te japin sqarime dhe për efektet anësore te tyre për komunitetin.

Është i justifikuar mendimi qe për te ndihmuar industri te veçanta apo zona e grupe njerëzish me pare duhet marre ne konsiderate efekti i kësaj ndihme mbi komunitetin qe përbëhet nga tatimpaguese dhe konsumatorë.

Por, ne fakt grupet e individëve, industrialistët, grupet e presionit dhe përkrahësit e tyre janë gjithnjë ne lëvizje qe te shtyjnë politiken qeveritare te favorizoje ata, pavarësisht se çfarë pasojash do te kenë grupet e tjera nga kjo. Ata nisen nga ideja për tu mbështetur vetëm te përfitimet e momentit dhe qe janë lehtësisht te dukshme për ta. Ndërkohë, qe kostot mund te jene te fshehura dhe do te zbulohen ne te ardhmen.

Po marr si shembull rastin e çmimeve te apartamenteve. Nëse do te propozohej qe te zbatohej politika e kontrollit qeveritar te çmimeve te apartamenteve do te rezultonte me një efekt ne reduktimin e çmimeve dhe do te stimulonte një treg me çmime me te favorshme për shtresat e varfra dhe te mesme.

Në këtë rast, një qeveri vizionare duhet te shikonte dhe efektin dytësor te këtij propozimi apo te ardhmen e tij. Çmimet e ulta te apartamenteve do te ulnin te ardhurat qe janë te nevojshme për ndërtuesit për te fituar dhe kursyer për investime te ardhshme dhe nxitje te sektorit ndërtimor. Ndoshta ndërtuesit e sotëm do te detyroheshin te pranonin çmimet e ulta, por kjo nuk do te ishte një gjë qe do te ndiqej nga ndërtuesit e ardhshëm. Shume nga ata do te ndiqnin rrugën e investimit te parave për te fituar ne një biznes tjetër fitimprurës. Ndërkohë, qe biznesi i pasurive te patundshme do te binte. Këto efekte dytësore nuk do te ishin te dukshme ne momentin e pare. Por, ne një moment te dyte, kontrolli ndaj çmimeve te apartamenteve do te “komandonte” një pjese te mire te mirëqenies se këtyre komuniteteve duke ulur ofertën për shitje apartamentesh te shoqëruar me ndërtesa te amortizuara dhe efekte shkatërrimtare për ata qe investuan ne këtë sektor. Ne një fare mënyre, kontrolli ndaj çmimeve do te mund te quhej një “teknike efiçente” për te shkatërruar një qytet.

Nëse marrim një shembull tjetër qe ka te beje me kufizimet për hyrjen e investitorëve te huaj ne sektorin energjetik. Numri i te vetë punësuarve apo dhe punëmarrësve ne sektorin e përkatës është i shpërndarë mire. Po për efektet dytësore apo anësore çfarë mund te thuhet? Kufizimi i hyrjes se investitorëve te rinj do te thotë rritje çmimesh për konsumatorët. Si rrjedhoje do te kemi rritje te çmimeve, ose ruajtjen e tyre ne po ato nivele. Shume konsumatorë do te kufizojnë një pjese te konsumit te tyre për ushqime, konfeksione, pushime e argëtime dhe ndoshta dhe shume gjera te tjera te jetës se përditshme per te perballuar kete kosto te larte qe ul besimin e tyre konsumator.

Këto kufizime ne shpenzime do te thotë se do te ulin ne përgjithësi konsumin apo thënë me fjale te tjera prodhimin e brendshëm duke sjelle si pasoje dhe papunësi ne sektorët qe bëhen jo rentabël. Natyrisht qe kjo do te sjelle pasoja anësore dhe për te huajt apo investitorët e rëndësishëm. Duke qene se ata do te konstatojnë se do te kenë pak përfitime nga ky biznes, natyrisht do tu bjere dhe interesi për sektorin energjetik dhe do te bjere dhe fuqia investuese e tyre dhe pasojat zinxhir te punësimi dhe rënia ekonomike çojnë drejt hyrjes ne krize.

Shembuj te tjerë mund te japin me shume këndvështrime, por thelbi i te gjithë rasteve mbetet i njëjtë: tregu ashtu si dhe natyra ne një kohe te papritur ta kthen mbrapsht gabimin qe ke bere ndaj tij.

Në mbyllje do të komentoja thënien e Platonit.

Ne, shqiptarët e sotëm e kemi lejuar te drejtohemi nga njerëz më inferiorë se sa mesatarja e inteligjencës së vendit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: