Nivelet e indikatorëve të performancës tatimore

Nivelet e indikatorëve të performancës tatimore

Autoritetet tatimore, që dështojnë në matjen e efektivitetit te strategjive të tyre të pajtueshmërisë kane rrezikun e mosvlerësimit të zgjedhjes se tyre strategjike. Një kornizë vlerësimi siguron themelin e duhur për përmirësimin e strategjise se pajtueshmërisë. Nocioni i monitorimit te pajtueshmërisë se tatimpaguesve është i lidhur direkt me termat finalizim pune dhe produkt pune dhe efektshmëri dhe efikasitet në funksion te përdorimit te tyre për matjen e performances se autoritetit tatimor.

Termi Rezultat është i lidhur ngushtësisht me fjalët efekt, një veprim nga një punë, nga një shqyrtim, nga një shkak dhe rrjedhoja te jashtme. Ne kuptimin e përmbushjes tatimore, termi lidhet qartësisht me nivelin e përmbushjes vullnetare duke marre ne konsiderate qe rregjimi tatimor bazuar mbi vetvleresimin ka ne themel te tij parimet e përmbushjes vullnetare. Ne kuptim te termit përfshihet edhe ndryshimi i sjelljes se tatimpaguesit, perceptimi i tij për përmbushjen vullnetare duke u ndikuar nga fakti se këto qëndrime vijnë nga ndikimi (efektshmeri) i punës se autoriteteve tatimore.

Termi Produktivitet pune i referohet rezultateve te aktiviteteve te brendshme qe kryen administrata per te arritur rezultatin e kerkuar (pritshem). E shprehur ne veprime te administrates ky term shprehet ne kryerje kontrollesh, vleresime te vetedeklarimeve, mbledhje detyrimesh te papaguara.

Termi efektshmeri lidhet posaçërisht me kuptimin e zgjeruar te termit rezultat qe duhet te arrihet. Ne kuadër te përmbushjes tatimore, niveli i përmirësimit te përmbushjes si rrjedhoje e veprimtarisë se autoritetit tatimor mund te jete një tregues i efektshmerise se administratës tatimore. Ngjashmerisht, një tendence e shume qëndrimeve pozitive dhe perceptimeve te përmbushjes vullnetare mund te shihet si nje tregues pozitiv i efektshmerise se administratës tatimore.

Termi efikasitet lidhet posaçërisht me reduktimin dhe minimizimin e përdorimit te burimeve për te arritur nje nivel te caktuar produktiviteti, apo ndryshe duke rritur volumin e produktivitetit për një volum te caktuar burimesh te angazhuara. Matja e performancës është thelbësore për përgjegjshmërinë dhe transparencën e administratës. Indikatorët e performancës, ose treguesit janë zhvilluar si standarde për vlerësimin sa më mirë apo sa më keq janë arritur objektivat.

Menaxhimi i performancës është një term i gjerë që përfshin jo vetëm matjen e performancës, por edhe përcaktimin e nivelit të duhur të performancës, zhvillimin dhe raportimin e informacionit të performancës, si dhe përdorimin e këtij informacioni për të vlerësuar nivelin aktual të performancës kundrejt nivelit të dëshiruar. Ajo i referohet procesit të analizës pas objektivave, metodave, organizimit institucional dhe sistemit të informacionit në dispozicion për të matur ecurinë. Sistemet e matjes së performancës mund të ofrojmë disa lloje informacioni, duke përfshirë informacion në lidhje me burimet, programet e punës, produktet dhe rezultatet.

Këto terma dhe të tjera të rëndësishme janë sqaruar në koncept, si më poshtë: Burimet, përfshijnë burimet e caktuara për tu përdorur sipas programit. Shembuj janë burimet financiare, njerëzore dhe koha në dispozicion, pajisje zyre dhe pune, si dhe furnizime. Burimet gjithashtu mund të përfshijnë kufizime në program, të tilla si ligjet, rregulloret, dhe kërkesat për marrjen e fondeve. Programet e punës janë ato që përfaqësojnë zbatimin e programit me burimet në dispozicion për të përmbushur realizimin e tij. Programet e punës përfshijnë zbatimin e strategjive, teknikave, dhe llojeve të trajtimit që përbëjnë metodologjinë e programit të punës.

Produktiviteti janë produkti i drejtpërdrejtë i programeve të punës dhe zakonisht maten në aspektin e vëllimit të punës së kryer, për shembull, numri i auditimeve të kryer, numri i përgjigjeve të apelimeve, numri i veprimeve të mbledhjes, etj. Rezultatet janë të rëndësishme sepse ato kanë për qëllim të drejtojnë drejtuesin te rezultati i dëshiruar.

Rezultatet janë përfitimet ose ndryshimet për individët, njerëzit ose qeverinë gjatë ose pas përfundimit të programeve të punës. Ata janë të ndikuara nga produkti i një programi. Rezultatet mund të lidhen me sjelljen dhe qëndrimet (pajtueshmërinë), barazinë dhe drejtësinë (trajtim në përputhje me ligjin), ose të të ardhurave (për buxhetin e shtetit). Rezultatet që lidhen me objektivat janë ndryshimet afatmesme që rezultojnë nga arritja e produkteve.

Rezultatet në lidhje me qëllimet janë ndryshimet e nivelit të lartë afatgjatë (referuar disa herë si ndikime). Indikatorët e performancës përcaktojnë matjen e informacioneve të rëndësishme dhe të dobishme për kryerjen e një programi pune i shprehur si përqindje, indeks, apo krahasim tjetër që është i monitoruar në intervale të rregullta dhe është i krahasuar me një apo më shumë kritere. Indikatorët e performancës ndihmojnë për të ilustruar se sa mirë reagon administrata në përmbushjen e objektivave të saj ose në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Ato janë një mjet për vlerësimin e karakteristikave të produkteve, shërbimeve, proceseve dhe operacioneve të administratës. Ato duhet të jenë relevante për rezultatet e dëshiruara të programit dhe objektivave, të matshme, të verifikueshme dhe të lira nga paragjykimet.

• Treguesit kryesorë të performancës janë tregues të matjes sasiore, që pasqyrojnë faktorët kritikë të përmbushjes së objektivave të administratës. Çfarëdo treguesi kryesor i performancës të jenë përzgjedhur, ata duhet të reflektojnë qëllimet e administratës dhe duhet të jenë të matshëm. Treguesit kryesorë të performancës zakonisht janë afat-gjatë.

• Standardet (ose targetet) janë normat apo afatet kohore ose ndonjëherë vetëm drejtime (të tilla si “rritur” ose “përmirësuar”), që ti mundësojë administratës të përdorë treguesit për “gjykimin” e performancës.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: