Në ndjekje të dritë – hijeve të TVSH
Informacioni është gjaku i administrimit efektiv të TVSH-së. Duhet të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar thyerjen e zinxhirit të informacionit në mes të regjistruarve të mundshëm, në vend të inkurajimit të firmave për ta bërë këtë, që aktualisht është qasja aktuale në shumë vende të botës. Shumë metoda dhe sisteme të destinuara për t’i ndjekur dritë – hijet e TVSH, të vogla apo të mëdha qofshin mjafton të kërkohen dhe mundet që të gjenden nëpër botë.
Nga një vështrim i momentit, zyrtarët tatimorë nëse thjesht ecin përgjatë rrugëtimit qe ecën skema e TVSH, do te kishin mbushur rrjetën e tyre plot me kundërvajtës dhe evazionistë të TVSH. Një qasje shumë më e sofistikuar (dhe më produktive) është ndjekja e gjurmëve sipas logjikes se një auditimi, duke hasur nga ata të cilët janë në rrjetën e TVSH dhe duke vijuar me ata që punojnë jashtë saj. Edhe në ekonomitë më të zhvilluara është e vështirë për këdo të angazhuar në biznes të çdo niveli shtrirje te tij, të ketë kontakte potencialisht të gjurmueshme me një biznes tjetër, që është i njohur tashmë në skemën e TVSH.
Nga ana tjetër, të vepruarit në ambientet ku gjendet bota e evadorëve tatimorë të mbingarkuar me treguesë luksi dhe standart jetese të shtrenjtë mundet që të shërbejë për organet tatimore si njolla në hartën e dyshuar të evazionit nisur nga niveli i konsumit dhe krahasimi me regjistrimet e biznesit në atë territor. Këto metoda gjurmimi mund të shkojnë thjesht me modelin e ndjekjes së TVSH sipas nivelit të konsumit. Konsumi nuk është treguesi i vërtetë dhe më i plotë i gjurmimit të evazionit të TVSH, por është mjeti më efikas që duhet të përdoret për të patur një objekt real për të parë rrjedhën e qarkullimit dhe tendencën e saj sipas segmentimit të biznesit.
Shumë vende kanë aplikuar për qëllime të gjurmimit të nivelit të konsumit edhe instrumenta të tillë si llotaritë tatimore.
Qëllimi kryesor i përdorimit të instrumentit të llotarisë është nxitja e konsumatorit që të shpenzojë lekët e tij në këmbim të disponimit të një fature/kuponi fiskal me TVSH. Nxitja e konsumit nëpërmjet fitimit të një çmimi është një inkurajim, por që ka nevojë të jetë i organizuar në një format mjaft të qartë dhe që kërkon burime dhe kapacitete që jo gjithmonë kanë arritur të kenë rezultatin e pritshëm.
Për shembull, edhe një vend i zhvilluar si Korea qe zbaton TVSH me shkalle 20% ka një sistem llotarie në bazë të faturave të TVSH-së. Skema të tilla duket se janë vlerësuar në mënyrë sistematike.
Por, në një studim të Berhan dhe Jenkins, rezulton se shpenzimet qe shoqëruan një skemë te veçantë ‘të zgjuar’, e përdorur në Qipron e Veriut për të shpërblyer pajtueshmërinë vullnetare të tatimpaguesve të TVSH-së duket se ishin dukshëm më të mëdha se çdo e ardhur shtesë e llogaritur dhe matur qe vinte nga ndikimi i përdorimit të skemës. Rezultate po aq të pafrytshme raportohen edhe për Bolivinë.
Pra, jo çdo skemë funksionon detyrimisht pse ka funksionuar ne vende te tjera. Çdo mënyrë dhe sistem funksional përshtatet sipas kushteve specifike te vendit. Ky është edhe qëllimi pse nevojiten studime dhe kërkime pasi një sistem nuk mund te linde thjesht dhe vetëm nga debati, qofte ky edhe nga me te frytshmit. Një arsye për trajtim të veçantë të bizneseve të vogla është njohja e shpenzimeve të bëra prej tyre për të qenë në pajtueshmëri me ligjin.
Ashtu si shumë studiuesë thonë, kjo është padyshim e rëndësishme të jetë një motivim dhe vetëdijshmëri, që shpenzimet në funksion të arritjes së pajtueshmërisë duhet të imponohen mbi ekonominë në tërësi me qëllimin për të rritur të ardhurat e TVSH-së dhe për të dekurajuar transaksionet me para në dorë dhe në ekonominë joformale. Mënyra të ndryshme nevojiten te studiohen për përhapjen e skemës së TVSH-së në të gjithë transaksionet dhe ekonominë.
Një qasje e lidhur me këtë procedurë të skemës është e nevojshme që të zgjerohet edhe me kërkesën për TVSH në blerësit që i përkasin agjencive të sektorit publik. Aktualisht, këto agjenci nuk janë fare pjesë e skemës së TVSH, pra nuk zbatojnë asnjë nga shkallët e TVSH, si për shitjet dhe për blerjet.
Ajo që vlen më shumë në drejtim të një analize kosto-përfitim për të arritur imponimin e pajtueshmërisë me TVSH është rimbursimi i TVSH. Rimbursimi, si mekanizëm është më i thjeshti dhe ndoshta më i përhapuri në bërjen funksionale te skemës se TVSH. Eksportuesit i kërkohet të mbajë në burim TVSH për blerjet e bëra nga persona të regjistruar në TVSH. Ata mund të kërkojnë rimbursim vetëm nëse TVSH e blerjeve është më pak se TVSH në shitje, që në shumë vende është 0%.
Elementet e sistemeve të TVSH, tashmë në përdorim prezantohen me qëllimin që të shfrytëzohen për të dalë në disa përfundime.
Së pari, është ende e zakonshme skema e mbajtjes në burim të TVSH.
Së dyti, në rastet në të cilat është kredituar tatimi, që është mbajtur nga blerjet, pothuajse me siguri subjektet kanë qenë objekt i llogaritjes dhe pagimit të tatimit.
Së treti, në fund të fundit, për pjesën më të madhe qasja e TVSH arriti të jetë ne dekadat e fundit më tepër sesa një taksë arbitrare e qarkullimit shtesë për bizneset e vogla.
Nga vëzhgimet e para disa vitesh në Argjentinë shikohet se skema e mbajtjes së TVSH në burim ka pasur karakteristika të ngjashme me ato që përshkruam më lart. Nisur nga popullariteti në rritje i mbajtjes në burim të TVSH-së, nevojiten gjithsesi më shumë hulumtime serioze dhe anketime, që kërkojnë analizë të thellë në llogaritë individuale të taksapaguesve dhe kjo praktikë mund të bëhet normë pune edhe nga vetë administrata tatimore.
Arsyeja pse kanë gjetur terren regjimet e veçanta të TVSH-së në shumë vende të botës është se regjimi normal tatimor konsiderohet disi paradoksal, shpesh nga vetë njerëzit të cilët e krijuan atë duke e konsideruar si kompleks ne raste te ndryshme dhe me prirje që të përdoret si skemë për korrupsion dhe rritje të barrës së padrejtë ndaj konsumit dhe konsumatorëve.
Skemat e përjashtimit dhe izolimit të tatimpaguesve te vegjël nga probleme të tilla nuk ka bërë që të zhduken problemet. Përkundrazi, skemat e përjashtimit e kanë bërë më të vështirë për të zgjidhur marëdhëniet midis sektorëve të ekonomisë, si dhe kanë komplikuar administrimin tatimor. Me tej gjithshka përfundon ne dore te politikes, qe nen presionin e votuesve deformon edhe ato pak arritje qe mund te ketë patur administrimi dhe fillon historia nga pika zero.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.