MENAXHIMI FISKAL, STRATEGJITË KOMBËTARE DHE LIDHJA E TYRE ME BUXHETIN E BASHKISË ELBASAN

MENAXHIMI FISKAL, STRATEGJITË KOMBËTARE DHE LIDHJA E TYRE ME BUXHETIN E BASHKISË ELBASAN

Sipas PBA 2022 – 2024 të Bashkisë Elbasan duke synuar ndërlidhjen me Strategjitë sektoriale dhe SKZHI II vërehet se mungon lidhja e duhur dhe ndërvarësia mes tyre.

Sipas relacionit të PBA 2022 – 2024 dhe buxhetit vjetor faktik 2021 shihet se janë formuluar mirë, por sërish mungon lidhja e duhur me strategjitë sektoriale, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, si dhe PBA-në e qeverisë qendrore.

Ndryshimet ligjore në vetvete nuk konsiderohen gjithëpërfshirëse mjaftueshëm për ta përmirësuar procesin buxhetor ekzistues, i cili duhet të rrisë fokusin e politikave, besueshmërinë dhe orientimin drejt rezultateve.

Megjithëse nuk mungojnë elementët përbërës të analizës së të ardhurave dhe shpenzimeve duke u konsideruar si përmirësime konkrete në cilësinë e dokumentit të PBA-së duket se ka ende nevojë për përmirësime, pasi fokusi strategjik pengohet nga qasja e kufizuar që i kushton Këshilli Bashkiak procesit të shqyrtimit të PBA-së.

Vini Re!

Mungon zëri i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur. Po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të ekspertizave të ndryshme.

Masat e përfshira në objektivat dhe prioritetet e PBA nuk arrijnë dot të krijojnë një cikël të mbyllur të plan veprimi të lidhur me gjithë masat mbështetëse që janë të nevojshme për t’i vënë në zbatim prioritetet.

1. Buxheti vendor i cili varet nga transfertat e buxhetit të shtetit, ndikohet edhe nga objektivat ende të papërmbushura të Strategjise se menaxhimit te Financave Publike (SMFP 2019-2022) dhe Strategjive Kombëtare Sektoriale që rëndojnë mbi performancën e planifikimit të buxhetit të Bashkisë.

Mungesa e zhvillimit në kohë të mekanizmit të matjes dhe analizimit të performancës (Pasaporta e Indikatorëve) në nivel qeverisje qendrore ka dhënë një efekt pritshmërie në qeverisjen vendore, por me ndikim në disiplinën financiare dhe planifikimin e saktë të të ardhurave.

Nga ana tjetër problemet në mosbërjen në kohë dhe të plota të raport progreseve të strategjive sektoriale duke mos gjetur hapësira për tu përfshirë në PBA kanë ndikuar në moslidhjen e nevojshme midis planifikimit të politikave strategjike me planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar publik.

2. Në procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe PBA , sipas udhëzimit standart të PBA nuk ka përcaktim për pjesëmarrje të ekspertizës së shoqërisë civile apo proces, ku mund të ndërhyjë ekspertiza e pavarur, por ka thjesht konsultim me publik të çfarëdoshëm, i cili kryesisht ka nevojë për ekspertizë të pavarur dhe të besueshme.

Sipas standarteve të vendosura:

– në ligjin organik të buxhetit,

– në udhëzimin për përgatitjen e buxhetit dhe PBA për qeverisjen qendrore dhe atë vendore, por edhe

– në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2019-2022 ,

duke konsideruar edhe

praktikat vlerësuese standarte të Bankës Botërore për llogaridhënien për shpenzimet dhe financat publike (PEFA) si dhe

projekte monitoruese nga organizata vendase dhe të huaja të financave vendore

shihet se objektivi i përbashkët për planifikime të buxheteve më transparente për qytetarët si dhe llogaridhënia për shpenzimin e parave publike është ende i papërmbushur.

3. Rekomandimet dhe monitorimet e OSHC në parashikimin e të ardhurave vendore (shpërndarjen e barrës tatimore) dhe shpërndarjen e shpenzimeve ka qenë pa ndikim.

Në gjithë procesin e konsultimit dhe analizat e pyetësorëve të realizuar mungon ekspertiza e shoqërisë civile dhe profesionistëve apo është e përfshirë në projekte që kanë Marrëveshje me MFE dhe Bashkitë.

Mënyra e zhvillimit të konsultimit publik (jo vetëm në Bashkinë Elbasan) nuk mundet të konsiderojë si vendimtare dhe të argumentuara me një studim analitik vetëm reagimet e një pakice qytetarësh (pjesëmarrjet në forume për konsultim publik nuk kalon 0.1% e popullsisë mbi 15 vjeç të Bashkisë), të cilat mbeten një zë i pazëvendësueshëm në formën e përfaqësimit që kanë.

Kujdes!

Gjatë konsultimit publik duhet të programohet edhe dialogu i bazuar në analiza dhe fakte nga organizata të shoqërisë civile, organizata të biznesit dhe profesionistëve, si dhe organizata të punës, të cilat munden të japin një rekomandim më pranë nevojave të qytetarëve, por edhe munden të jenë monitoruesë potencialë për mënyrën si janë shpenzuar fondet e Bashkisë dhe transfertat e buxhetit të shtetit.

Nëse këto organizata nuk kanë kapacitete e nevojshme për kryerjen e konsultimit, atëherë përpjekja kryesore e qeverisë qendrore dhe qeverisjeve vendore duhet të jetë rrjetëzimi i ekspertizës së shoqërisë civile dhe profesionistëve për të asistuar në koordinim me aktorët vendorë për analiza dhe kalendarë të mirëkoordinuar në funksion të fizibilitetit të buxhetit vendor.

4. Natyra komplekse e çështjeve të buxhetit për qytetarët dhe mungesa e një analize ballafaquese qytetare me fakte dhe argumente ndaj programeve të Bashkisë dhe Qeverisë qendrore kanë nevojë të riformatohen lidhur me orientimin e prioriteteve sipas kërkesës qytetare.

Megjithëse numri i qytetarëve të konsultuar është mjaft i ulët për tu konsideruar si zëri qytetar, duke mos disponuar të dhëna të tjera për analizën e buxhetit, përveç faqes online të Bashkisë (të dhënat online plotësojnë shumicën e informacionit për ta mundësuar analizën tonë) ne mund të shprehemi se:

– programi i destinimit të shpenzimeve për politika sociale nuk ka reaguar sipas kërkesës së renditur si e dyta në prioritetet e të konsultuarve (shih tabelën më poshtë).

– programi i destinimit të shpenzimeve për ndriçimin e rrugëve nuk ka reaguar sipas kërkesës së renditur si e treta në prioritetet e të konsultuarve.

– programi i destinimit të shpenzimeve për sportin, argëtimin, turizmin, pastrimin nuk ka reaguar sipas kërkesave të renditura nga më shumë se gjysma e të konsultuarve si prioritete të tyre.

5. Konsultimi publik dhe transparenca duhet të marrin një vëmendje të veçantë dhe kujdes në plotësimin e të dhënave.

Nga monitorimi i zbatimit të procedurës së konsultimeve publike për projekt-buxhetin 2022 dhe PBA 2022-2024 në Bashkinë Elbasan, rezulton të jenë kryer sipas kalendarit dhe detyrimit të ligjit të buxhetit.

Sipas Ligjit të Konsultimit Publik , nevojitet që detyrimi për tu konsultuar të ndryshohet duke vendosur kusht që proces-verbalet e konsultimit të jenë të konfirmuara me argumente edhe nga përfaqësuesit e publikut.

Kjo qasje ndihmon për një transparencë dhe llogaridhënie efektive në zbatim të këtij ligji, që mbetet ndër instrumentat e pakët për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

I gjithë procesi i konsultimit duhet të jetë një periudhë intensive diskutimesh, me një kohë të shfrytëzuar në mënyrë cilësore dhe të ndjekë modelin e buxhetimit me pjesëmarrje.

Ky model duhet të përfshihet në propozimet për ndryshime ligjore për tu bërë pjesë e detyrueshme dhe ndryshuese e modelit aktual të konsultimit publik.

Kujdes!

Konsultimi publik duhet të ketë një prag pjesëmarrje individësh që ne do ta hedhim për diskutim dhe ndryshim ligjor.

Duke parë se mungon edhe komenti i kualifikuar i zërit qytetar bazuar te analiza e fakteve dhe argumenteve dukshëm mungojnë po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të ekspertizave të ndryshme.

Masat e përfshira në objektivat dhe prioritetet e PBA nuk arrijnë dot të krijojnë një cikël të mbyllur të plan veprimi të lidhur me gjithë masat mbështetëse që janë të nevojshme për t’i vënë në zbatim prioritetet.

Nga Anketimi i bërë nga Albanian Tax-Economic Center – ALTAX,

Kur qytetarët u pyetën “Sa shpesh ke marrë pjesë në mbledhjet e këshillit Bashkiak? 13% e tyre u përgjigjën “Çdo mbledhje” dhe 87% e tyre u përgjigjën “Nganjëherë”.

Ndërkohë, kur i pyetëm “Në çfarë takimesh publike të organizuara nga pushteti vendor keni marrë pjesë?” 30% e tyre kishin marrë pjesë në mbledhjet “Për buxhetin dhe Programin afatmesëm buxhetor”, 13% e tyre u përgjigjën “Për programe zhvillimi dhe projekte në bashki”, 3% u përgjigjën “Për llogaridhënie si janë shpenzuar paratë e buxhetit” dhe 49% e tyre u përgjigjën “Për tema të ndryshme”.

Vetëm 5% e publikut të pyetur u përgjigj se “Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim pasi nuk kisha informacion që do zhvillohej një takim”

Vini re!

Konsultimet e kryera janë në linke të shkëputura, jo të plota dhe nuk arrin të rakordohen me regjistrin.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.