Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Prezantimi – Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore, 2021 – Elbasan
0 €
Në vijim të komunikimit mes ALTAX dhe partnerëve me shoqërinë civile vendore vlerësojmë faktin që bashkëpunimi për një komunikim, qartësim dhe raportim sa më të plotë dhe me përgjegjshmëri nga ana jonë në pasqyrimin e arritjeve dhe sfidave të Bashkisë në drejtim të zhvillimit të programeve është synimi për tu prezantuar në aktivitetet e muajit Qershor 2022, por edhe në vjeshtë dhe vitin tjetër po ashtu në 5 qytete te vendit.
Ky prezantim vlen per faktin se çel siparin e aktivitetit dy javor te zhvilluar ne formën e turit ne 5 bashkitë me ndikim dhe me peshe ekonomike ne rajonet e vendit.
Një komunikim me i plote do te vijoje ne dy vitet e këtij projekti edhe lidhur me sa do te bëhen realitet i prekshëm duke ndryshuar ambjentin e dialogimit, dëgjimit te zërit qytetar dhe zbatimit te kërkesave te argumentuara ne qasje te prekshme dhe te realizueshme financiarisht.
- Përshkrim
Përshkrim
Prezantimi i Raportit Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore Elbasan, 2021 vjen në kuadër të projektit me fokus transparencën dhe llogaridhënien për të parandaluar akte korruptive, por edhe për të sqaruar dhe informuar qytetarët mbi të drejtat e tyre dhe përfshirjen e shoqërisë civile për forcimin e zërit të tyre.
Transparenca mundëson zbulimin dhe zvogëlon gjasat për sjellje korruptive sepse ul barrierën e informacionit, duke lejuar shqyrtimin dhe monitorimin nga publiku. Transparenca gjithashtu frenon korrupsionin duke rritur shanset për t’u kapur.
Ne po ju raportojmë në vijim se si mund ta ulim korrupsionin dhe ju sigurojmë se jemi duke e luftuar, nëse të gjithë ne gjithpërfshihemi për:
- Raportimin e procedurave jo sipas përshkrimit të ligjit
- Ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe rreziqeve, që përndryshe mund të mbeten të fshehura.
- Mbajtjen e sektorit publik të ndershëm, transparent dhe të përgjegjshëm.
- Kërkojmë llogari për mosmbajtjen e premtimeve politike
- Evidentojmë dhe denoncojmë praktikat financiare jo transparente dhe mosrealizimin e të ardhurave buxhetore.
- Garantohemi që qeveria qendrore dhe vendore të ruajnë pavarësinë financiare dhe vendimmarrëse nga njera-tjetra
Konsultohemi si publik për llogaridhënien rreth kostos dhe përfitimit të vendimeve që merren nga qeverisja në emër tonë, të publikut.