E ardhura personale është një matëse e përshtatshme e potencialit të konsumit dhe kursimit personal. Është ky tatim mbi te ardhurat personale, i cili nga njëra anë duhet të bëhet ndër kontribuesit kryesorë në buxhet dhe nga ana tjetër duhet të jetë dhe promotorri i diversifikimit të bazës së të ardhurave buxhetore. Nga ana tjetër, qëllimi i reformës së tatimit të fitimit duhet të jetë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të ndërtuar një bazë të qëndrueshme të të ardhurave për qeverinë, pa kompromentuar barazinë dhe drejtësinë e sistemit fiskal.
Ekspertet e ALTAX ka kryer hulumtime dhe bashkëbisedime me partnere dhe biznese, por pa harruar individët, familjet e reja dhe te vjetra, si dhe mjaft nga subjektet qe jane objekt deklarimi te te ardhurave personale.
Ne komentet paraprake lidhen me faktin qe draft ligji duhet te ketë një strukturim edhe me te plote duke ndare veçmas pjesën per tatimin mbi te ardhurat e individëve, nga tatimi mbi biznesin e vogël dhe tatimi mbi fitimin.
Ne një rend te lidhur me shume me natyrën e tatimit me poshtë paraqiten edhe komentet per reflektim:
Në mbyllje të kësaj pike, ligj i i tatimit mbi të ardhurat, nisur nga fryma e gjithë ligjeve të ngjashme në Europë dhe në botë inkurajon fuqimisht shumicën e çifteve që të paraqesin deklarata të përbashkëta tatimore duke zgjeruar disa lehtësime tatimore për ata që paraqesin së bashku.
Taksimi i përbashkët stimulon fuqinë shpërndarëse të tatimit mbi të ardhurat, duke taksuar efektivisht të ardhurat kryesisht për gratë me një normë më të ul ët se ajo e kryefamiljarit dhe për rrjedhojë duke kontribuar në rialokimin e punës së paguar dhe të papaguar brenda një familjeje.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, është më mirë që çiftet e martuara të paraqesin bashkërisht, por mund të ketë disa raste kur është më mirë të dorëzohen deklarata të veçanta.
2.Tatimi mbi kapitalin dhe nevoja për balancim me tatimin mbi punën
Në Shqipëri, burimet e të ardhurave personale të ndryshme nga kapitali (p.sh. të ardhurat nga kapitali dhe dividenti) tatohen me një normë më të ulët dhe jo uniforme ne raport me punësimin, realitet që pengon rolin rishpërndarës të sistemit te tatimit mbi te ardhurat personale (TAP). Meqenëse të ardhurat e kapitalit janë të përqendruara në krye të shpërndarjes së të ardhurave, duke e bërë taksimin e tij më progresiv, jo vetëm që mund të gjenerojë më shumë të ardhura tatimore, por më e rëndësishmja, mund të mbledhë një pjesë më të madhe të të ardhurave nga fituesit kryesorë të të ardhurave. Bazuar në të dhënat e deklarimit vjetor të vitit 2019, zbatimi i grafikut aktual progresiv të TAP-it për të gjitha burimet e të ardhurave do të gjeneronte 1.4 miliardë lekë të ardhura tatimore shtesë.
Në projekt ligj nuk ka një ndarje të qartë në emërtim të tatimit të kapitalit dhe në vend të këtij emërtimi përmendet tatimi mbi investimin.
Më poshtë ka një përshkrim përmbledhës, për të dy konceptimet e termave dhe rëndësinë se pse duhet emërtuar kapital, duke orientuar dhe modelin e taksimit bazuar mbi të.
Ekzistojnë disa ndryshime thelbësore midis kapitalit dhe investimit. Prandaj, është e nevojshme ta dini këtë përpara se të vendosni të siguroni kapital ose të investoni në gjëra të caktuara.
Disa nga ndryshimet që mund të shihen janë si më poshtë.
Burimet financiare
Ju nuk mund të filloni investimin tuaj pa kapital. Prandaj, kapitali dhe investimi janë të lidhura.
Por, ndërsa Kapitali është burim i fondeve për financim, investimi është përdorimi i fondeve. Prandaj, nuk është e njëjta gjë midis kapitalit dhe investimit.
Kapitali është ose një mjet monetar, aset financiar, apo aset i luajtshëm apo i paluajtshëm për t’u vënë në fillimet e biznesit. Pas këtij momenti, shfrytëzimi i këtij kapitali mund të përkufizohet si investim.
Si investitor, duhet të siguroheni që kur të vendosni pak kapital në biznes, të keni bërë një investim të duhur. Për këtë funksion vlejnë këshillat e ekspertëve financiarë për investimet, pasi një ekspert pa përvojë mind të jetë i padobishëm.
Regjistrimet kontabile
Kapitali pozicionohet në anën e pasiveve (pjesa te detyrimet) të bilancit, ndërsa investimi është në anën e aktiveve (pjesa te aktivet, ose te likujditetet, përfshirë dhe inventaret etj.).
Prandaj, të dyja janë forma të ndryshme. Nëse kapitali është shuma e parave që do të jetë në një ekuilibër midis të ardhurave dhe rezultatit, investimi është gjëja tjetër. Investimi është totali i aktiveve në biznes.
Taksimi
Të ardhurat nga investimet dhe fitimet kapitale mund të tatohen. Megjithatë, normat e taksave për secilin ndryshojnë.
Tatimi i dividentit
Dividentët në shumë vende tatohen në disa mënyra të ndryshme, në varësi të faktit nëse janë dividentë të zakonshëm apo dividentë të kualifikuar.
Dividentët e zakonshëm tatohen si të ardhura të zakonshme. Dividentët e kualifikuar marrin trajtim tatimor më të favorshëm me norma tatimore më të ulëta.
Tatimi mbi fitimet kapitale
Fitimet e realizuara kapitale trajtohen gjithashtu në disa mënyra të ndryshme, në varësi të kohës që është mbajtur në përdorim aktivi, si dhe sa të ardhura ka investitori. Shitja e një investimi pasi e mban atë më pak se një vit rezulton në një fitim kapital afatshkurtër, i cili duhet të tatohet si e ardhur e zakonshme.
Shitja e një investimi pas mbajtjes së tij më shumë se një vit rezulton në një fitim kapital afatgjatë, i cili duhet të tatohet sipas normave të veçanta tatimore afatgjata mbi fitimet kapitale.
Norma të ndryshme tatimore zbatohen në varësi të të ardhurave të realizuara. Në tërësi duket se nuk ka një barazi në trajtimin tatimor mbi kapitalin dhe punën, ku kapitali është më i favorizuar duke cënuar parimin e barazisë dhe parimin e drejtësisë tatimore.
Megjithë lehtësinë e normës më të ul ët tatimore tatimet nuk mbledhin më shumë se 2-3 miliard lekë në vit, kur sipas llogaritjeve nga bilancet e bizneseve potenciali i mundshëm është deri në 5 herë më shumë për çdo vit.
Pra këto lekë kanë munguar sistematikisht për çdo vit buxhetit, ndërkohe që bizneset u duhet dhënë kohe duke u paralajmëruar per sistemimin e llogarive lidhur me shpërndarjen e fitimeve që kanë qenë të lehtësuara de facto për shkak të performances se dobët dhe korrupsionit te tatimoreve.
Ndërkohë një diskutim i vlefshëm nevojitet bazuar mbi konsultime më të gjera në kohë dhe grupe interesi lidhur me dividentin, sipas emërtimeve më lart duke justifikuar dhe normën e ulët aktuale të tij në mënyrë të shterueshme. Argumenti se investimet nxiten nëpërmjet dividentit te ulet është argument pa baza dhe ka dëmtuar konsolidimin e tatimeve.
3.Normat progresive tatimore për taksimin e punës me rritje për nivelet e larta
Në praktiken e përditshme, sa më shumë shembuj të taksimit të nivelit t ë lartë të pagave dhe punës në tërësi aq më shumë bindesh se progresiviteti kërkon edhe kontribut real dhe barrë nga më të mirepaguarit. Edhe pse argumente mund te jepen shume, mjafton te shikosh nivelin progresiv te tatimit te te ardhurave për individët e mirë paguar në Slloveni, Kroaci, Austri, Maqedoni ku ata që fitojnë nivele të larta të të ardhurave sipas nivelit të mirëqenies respective ne keto vende kane edhe nivel me te larte taksimi.
Aktualisht Sllovenia e takson te ardhurën personale me shkallet progresive 16%, 27%, 34%, 39% dhe 50%
Kroacia e takson te ardhurën personale me shkallet progresive 20% dhe 30%
Austria e takson te ardhurën personale me shkallet progresive 20 %, 35 %, 42%, 48, 50% dhe 55%.
Me shembujt me lart sugjeroj qe nivelet e te ardhurave mbi 30 mije euro ne vit nuk mund te taksohen me shkallen 23% por një nivel, qe sipas llogaritjeve tona mund te arrije ne 30%.
Pavarësisht se kjo mund te kërkojë llogaritje te tjera per te harmonizuar krahët e taksimit mbi fitimin me ate personal, gjithsesi kjo logjike është per sisteme qe kane një optimalitet te nivelit te evazionit dhe humbjeve tatimore nga përjashtimet.
B. Për ndryshim nga versioni aktual i draftit të tatimit mbi të ardhurat personale
4.Periudhë tranzitore për zbatimin e taksimit të profesionisteve
Nisur nga neni ne fund te projekt ligjit, ku pa asnjë sqarim nuk jepet logjika se pse vazhdojnë përjashtimet per disa kategori qe i ka edhe ligji aktual, persa i përket taksimit te profesionisteve duket se është një rast i dukshëm i prishjes se parimit te drejtësisë tatimore.
Zbatimi në mënyrë arbitrare dhe pa dëgjuar argumentet e vlefshme të grupeve dhe mbrojtësve të principeve tatimore argumentojnë se zbatimi i kësaj mase duke filluar nga 2023 parashikohet te ketë efekte si me poshtë:
– të provojë një formë tjetër regjistrimi si biznes duke stimuluar shmangien,
– të punojnë sa të munden si informalë duke stimuluar korrupsionin, ose
– të largohen jashtë vendit fizikisht ose me aktivitet online (për kategorinë që mundet te shërbimet).
Ndërsa, nga analiza që ne si ALTAX kemi bërë mbi efektet ndikuese rendisim si më poshtë edhe se:
Së pari, e gjitha kjo do të shkaktojë pasiguri dhe kaos në strukturat e bizneseve.
Kjo mungesë e përgjegjshmërisë për tatimpaguesit do përkthehet në humbje të mëtejshme të besimit te sistemi dhe ndjeshmëria e qeverisë në trajtimin e barabartë të tatimpaguesve, në zbatimin e taksave neutrale dhe të një sistemi që bazohet te drejtësia tatimore. E gjithë kjo politikë e re do të ndikojë direkt në uljen e pajtueshmërisë fiskale duke u konsideruar si një zhvlerësim i politikës për lehtësim të biznesit
Së dyti, kjo nismë e re ndikon në humbjen e besimit ndaj nismave të qeverisë për lehtësimin e biznesit nga taksat, duke marrë shkas nga mungesa e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë në hartimin e politikave fiskale në dëm të bizneseve të caktuara.
Së treti, forcon me tej kapacitetet e korrupsionit
Së katërti, nisma ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë ndaj pjesës më vitale të sektorit te shërbimeve duke ndikuar edhe në tkurrje të 12-14 përqind të ekonomisë për bizneset e vogla duke lënë hapësira për tu shfrytëzuar nga bizneset e mëdha.
Së pesti, kjo politikë është në shkelje të Kushtetutës duke bërë diferencim dhe diskriminim përpara ligjit të një kategorie të caktuar të qytetarëve duke favorizon një profesion/sektor dhe duke trajtuar ndryshe një profesion/sektor tjetër.
Së gjashti, kjo mënyrë e re e propozuar për taksimin e profesioneve të lira prish parimet dhe është në kundërshtim me taksimin e ndershëm, që kush fiton më shumë paguan më shumë, pasi në fakt edhe pse ky parim ende nuk ka ndodhur, por me këtë qasje të re do të krijojë edhe më shumë shmangie të tjera.
Të gjithë këta profesionistë të lirë janë pjesa që i ka mbetur vendit nga gjallëria e punës intelektuale dhe profesionale. Këta janë kontraktorë që punojnë në një mënyrë shumë të ngjashme me punonjësit tradicionalë, por për shkak se ata faturojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një aktiviteti të kufizuar, fitojnë një avantazh duke paguar taksa më të ulëta deri më sot duke mos paguar taksat e punësimit.
Në këtë kontekst, Mbretëria e Bashkuar para disa vitesh aplikoi një skemë të ngjashme, por me një kontekst tërësisht britanik, ku ligji zbatohet prej shekujsh dhe biznesi është realisht i shenjtë në të drejtën e tij. Pra, ngjashmëria është vetëm pjesë të caktuara të skemës.
Propozimi në këtë rast është që kjo lëvizje politike ligjore të futet në një periudhë tranzitore 1-3 vite për të dhënë kohë për zbatimin e kontratave aktuale me këtë regjim actual tatimor, si dhe të japë një frymëmarrje dhe kërkesë performance në uljen e evazionit në një përqindje më të ul ët, për të krijuar kushtet për të mos patur arsye për shmangie në të ardhmen.
5.Kompensimi “taksës” së inflacionit nëpërmjet stimujve fiskalë
Në kushtet kur inflacioni është një “sëmundje” që e ha ekonominë dhe buxhetin e familjeve njësoj si e konsumon “tensioni i lartë” shëndetin e njeriut nevojiten të parashihen klauzola në ligjin për tatimin mbi të ardhurat lidhur me mënyrën e kompensimit të inflacionit nëpërmjet lehtësive tatimore të kufizuara në kohë për sa i përket tatimit mbi fitimin (korporativ).
Në mungesë të një studimi më të thelluar (të cilën ne po përpiqemi ta nxisim me partnerët) masa stimuluese dhe nxitëse në ligj mund të ishin p.sh. lehtësimi të përkohshëm (i lidhur me nivelin e inflacionit) nga tatim fitimi i një kompensimi shtesë për nivelet e punonjësve me paga që preken direkt në jetesën e përditshme (pagat bruto 30.000 – 60.000 në muaj).
Vëmendje!
Shpenzimet që bëhen nga punëdhënësit (në para apo të mira materiale/shërbime) të njihen si shpenzime të zbritshme me të njëjtat parametra që u njihen zonave të lira ekonomike). Ky është një stimul i ndjeshëm, por edhe që nxit zbatimin nga bizneset.
Pa synuar qe komentet te përfaqësojnë një qasje shteruese stafi i eksperteve dhe partnereve do te vijoje dialogun me gjithë te interesuarit per një ligj qe nuk prish drejtësinë tatimore dhe synon nga thjeshtësia.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.