Lufta ndaj informalitetit dhe optimizimi fiskal
Ndërkohë, qeveria shqiptare po përballet nga njëra anë me dilemën e rritjes së investimeve kapitale buxhetore dhe nga ana tjetër me presionin për ndryshim apo përjashtim të shkallëve tatimore, nje front i luftës ndaj informalëve qe po mbysin ekonomine dhe zhvillimin peërpara te saj pritet te shpalle fitoret e betejave te para. Por, kjo luftë eshte e gjate dhe nuk duhet te rrimë gjithe kohën me koken nga fronti i luftës.
Bizneset më të interesuara e kërkojnë me ngulm uljen e shkallëve tatimore (taksave) dhe pretendojnë se këto ndryshime do të nxisin punën dhe kapitalin. Efekti indirekt do të nxirrte nga errësira pjesë të ekonomisë dhe bizneseve, sipas tyre. Sipas të dhënave më të fundit të prezantuara nga studime të publikuara nga AL-Tax.org (tashmë transferuar te ky web) është parë se të ardhurat tatimore për vitin që kaloi (2016) janë kontribut i vetëm 67% – 70% të shqiptarëve. Pra, ky është niveli i informalitetit që rezulton në ekonominë tonë.
Por, sa vite premtojnë bizneset shqiptare se po te ulen taksat do te kete ndryshime cilësore sektori dhe nga ana tjeter morali ende i brishtë i biznesit nuk e mban fjalën?
Në fakt, kapitalizmi nuk ndërtohet me premtime dhe lëshime. Te paktën jo vetem me keto. Kapitalizmi do pune të denjë dhe konkurencë në kushte të barabarta që duhen garantuar nga qeveria. Keto kushte të sotme nuk mjaftojnë per te vijuar me tej me premtime dhe lëshime per te stimuluar aty ku deklarohet politikisht, se nevoja eshte me e ngutshme.
Por, nuk duhet të jemi ne fazen e lëshimeve nga buxheti, per hir te premtimeve!
Pyetja qe nevojitet te bëhet është:
A e ka formalizuar ekonominë ulja e shkallëve të tatimeve dhe taksave?
Egzaktësisht jo! – është përgjigja.
Efekti mund të ketë qenë pozitiv në vitin e pare pas lëshimeve fiskale duke shtyrë zgjidhjen në kohë. Ndikimi i politikës ka qetësuar ate pjese përfituese, si një masë efektive për të trajtuar me sa më pak kosto administrimi problemin e ekonomisë informale dhe atë të evazionit në ekonomi dhe sistemin fiskal.
Por, ulja e shkallëve tatimore, në vetvete ka arritur të ruajë një nivel të ardhurash tatimore pa garantuar qëndrueshmëri nga viti në vit. Kjo duket nga brishtësia e treguesve te te ardhurave buxhetore, sa here ka nje luhatje te vogel ne sektorët qe varen nga importi.
Lëshimet e buxhetit per te ardhurat kane marrë pjesë si nga investimet në ekononi, por edhe nga mundësia e kufizuar per ti hapur rrugen e zgjidhjes problemeve te medha te politikave sociale, pagesave të shpronesimeve, sherbimit shendetesor dhe edukimit.
Le të shikojmë disa fakte nga importi, ashtu si shikojmë në Shqipëri
Në vende të ngjashme raportet tregojnë, se ato biznese që nuk kanë paguar taksa vazhdojnë të mos paguajnë dhe ata që kanë paguar po paguajnë më pak si rrjedhojë e uljes së shkallëve tatimore. Një rrugë reale për të ekuivalentuar të dy grupet në raport me barrën që duhet të mbajnë do të ishte që në të njëjtën kohë të optimizohen shkallët tatimore (si gurët e peshores) të kombinuara me strategjinë e përditësuar të administrimit që duhet vizionuar mbi antievazionin. Parimisht duhet shërbim dhe edukim fiskal për të gjithë dhe përdorim i forcës së ligjit për pjesën që reziston dhe nuk zbaton detyrimet që paguajnë për përfitimet që marrin nga buxheti.
Qeveria duhet të shpërndajë sa më shumë besim te biznesi dhe të presë si këmbim detyrimet e duhura të paguara vullnetarisht në masë sa më të madhe.
Por ky ekuacion duket se nuk zbatohet.
Problemi i optimizimit të mbledhjes së të ardhurave tatimore për qeverinë qëndron mbi faktin që të zbatoje një strategji që mbledh në maksimum të ardhurat tatimore duke mos prekur barazinë midis taksapaguesve.
Është detyra e agjensive fiskale të mbledhin të ardhurat reale duke u prezantuar te biznesi sipas rriskut qe ata tregojne dhe duke shfrytëzuar dhe nxjerre nga “magazina fiskale” mjetet shternguese qe ua jep ligji.
Tatimet në gjithë botën nuk bëjnë politika sociale, por janë garantuesit e tyre nëpërmjet permbushjes se misionit kushtetues, mbledhjes së të ardhurave fiskale
Në këtë mision administrimi nuk ndihmohet nga debatet e pasinqerta duke e personalizuar dhe trajtuar produktin e administrimit si një administrim të rrjedhur nga gjobat.
Edhe pse politikanët duhet të konsumojnë kritika për të realizuar qëllimet personale dhe ato te grupimit, duhet të kenë një nivel transparence që të tregojnë se administrata nuk është qëllimi, por mjeti të cilin mund ta keqpërdorin kolegët e tyre.
Për sa i perket administrimit të të ardhurave, detyra me primare është rritja e nivelit të zbatimit të ligjit duke zbatuar strategjinë e përmbushjes për të ruajtur dhe shërbyer sa më mirë për kontribuesin e rregullt dhe që kërkon realisht marëdhënie partneriteti me administratën, nga biznesi informal dhe hileqar, që hyn në marëdhënie partneriteti vetëm për të perfituar. Nga ana tjeter, në punen e perditshme të administratës fiskale nevoja për një bashkerendim me hallkat e tjera të administrates publike ka ardhur si një thirrje e kohës.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.