Kreditimi për individët në 2021 dhe fillim viti 2022, rezervat e parave dhe indeksimi i pagave
Individët gjatë 2021 dhe dy muajve të parë të 2022 kanë përfituar financim me norma më të ulëta interesi për kreditë hipotekore në lekë, ndërkohë që normat e interesit për kreditë konsumatore janë shfaqur të qëndrueshme për të dyja monedhat.
Më poshtë përshkruhen momente dhe sqarime lidhur me paranë dhe inflacionin, si dhe nevojën për orientim ndaj goditjeve inflacioniste duke përfshirë edhe kostot e mundshme të buxhetit të shtetit.
Së pari, kreditimi i individëve në 2021 dhe dymujorin e parë 2022…
Ritmet më të larta të rritjes së kredisë për individë, të mbështetura si nga kredia për konsum, po ashtu edhe nga ajo për blerje banese janë lajmi që ekonomia dhe konsumatori e përjetuan gjatë gjysmës së dytë të 2021. Rigjallërimi i konsumit nxiti edhe kërkesën më të lartë për financim të individëve.
Lehtësimin e kushteve të kreditimit nga bankat, si për bizneset ashtu edhe për individët në gjysmën e dytë të vitit 2021 ishte një nxitje e lavdërueshme dhe që u kutpua drejt dhe shpejt edhe nga individët. Kjo ecuri erdhi në reflektim të përmirësimit të situatës makroekonomike të vendit, të reduktimit të primeve të rrezikut, si edhe të një përqasjeje më pozitive ndaj kreditimit.
Qëndrueshmëria e normave të interesit për kreditë e reja në lekë, me ulje margjinale në segmente të caktuara, si për bizneset, ashtu edhe për individët ishte një tjetër stimulant i mirë për të ndikuar në rritjen e kreditimit për individët. Në përgjithësi, interesat e kredive u luhatën në nivele të ulëta, duke konfirmuar kushte të përgjithshme favorizuese për investimet dhe konsumin. Kjo qasje monetare e bankave shqiptare reflektoi edhe rritjen e kredisë konsumatore.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore që u dha në vitin 2021 ishte 33 miliardë lekë ose afër 273 milionë euro. Në këtë vlerë përfshihen kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve. Krahasuar me vitin 2020, kredia konsumatore prezantoi një rritje të lartë, sa 53.5% më shumë.
Afër 30% e portofolit të kredisë për individët është kredi konsumatore. Pjesa tjetër e portofolit të kredisë (65%) është kredi për banesa. Pjesa e mbetur (5%) është kredi për edukim, shëndet, mobilim, udhëtime, etj.
Së dyti, mbërritja e inflacionit dhe reagimi i individit…
Ndërkohë, me mbërritjen e inflacionit të jashtëzakonshëm në fillim të Marsit 2022, duhet që të sqarojmë shkurtimisht edhe çfarë mund të ndikojë huamarrësit, por edhe bankat. Për këtë le të shikojmë se si pozicionohen palët gjatë p[eriudhës kur inflacioni i madh ndodh.
Situata perpara inflacionit te madh
Nga Inflacioni mund të përfitojnë si huadhënësit ashtu edhe huamarrësit.
Për shembull, huamarrësit përfundojnë duke i paguar huadhënësit para që vlejnë më pak se sa ishin huazuar fillimisht, duke e bërë financiarisht të dobishëm kreditimin për ata huamarrës.
Megjithatë, inflacioni gjithashtu shkakton norma më të larta interesi dhe çmime më të larta dhe mund të shkaktojë rritje të kërkesës për linja kreditimi. Të gjitha këto janë në dobi të huadhënësve.
Situata pas inflacionit te madh
Nëse inflacioni po rritet në sfondin e një ekonomie në rritje te ngadalte, kjo mund të ndikojë mbi politikat e Bankes qendrore të rritë normat e interesit për të ngadalësuar normën e inflacionit.
Por, norma më e lartë e interesit mund të çojë në një ngadalësim të huamarrjes pasi konsumatorët marrin më pak kredi.
Megjithatë, rritja e normave të interesit mund t’i ndihmojë huadhënësit të realizojnë më shumë fitime, veçanërisht produktet e kreditit me norma të ndryshueshme si kartat e kreditit.
Atëherë, sa para mund të nevojiten si rezerva për të kaluar periudhën e goditjes nga inflacioni apo zhvleftësimi i pagës dhe ku mund të ruhen?
Sipas planifikuesve financiarë në botë, rekomandohet një sasi e mjaftueshme për të mbuluar 4 deri në 8 javë shpenzime për jetesë dhe një fond urgjence në para që mund të zgjasë tre deri në gjashtë muaj në rast se pagat nuk ndryshojnë, ose ekonomia përballet me një fatkeqësi tjetër financiare.
Dhe rezervat më mirë se në bono thesari nuk mund të ruhen në vendin tonë.
Megjithatë formula klasike për ruajtjen e parave nuk këshillon më shumë se sa gjysmën e sasisë totale të parave që zotëron familja/individi të investohen në bono thesari. Pjesa tjetër mund të ruhet në llogari bankare kursimi apo rrjedhëse, në fonde pensioni, apo fonde investimi të besueshme qeveritare në varësi dhe duke i krahasuar me normat e interesave bankarë.
Së treti, rritja e pagave duke i indeksuar sipas inflacionit ngushton pabarazinë dhe lufton sadopak tendencat e varfërimit të segementëve të individëve…
Çfarë mund të analizojë dhe reagojë qeveria për rritjen e të ardhurave nëpërmjet rritjes së pagave?
Nëse pagat do te rriteshin me inflacionin, dhe nëse huamarrësi mund te kete marre borxh ne leke perpara se të ndodhte inflacioni, atehere huamarresi eshte me përfitim.
Kjo për shkak se huamarrësi ka ende të njëjtën shumë parash, por tani ai ka më shumë para në pagën e tyre për të shlyer borxhin. Kjo rezulton në më pak interes për huadhënësin nëse huamarrësi përdor paratë shtesë për të shlyer borxhin e tij më herët.
Për të paguar për produkte dhe shërbime më të shtrenjta, mund t’ju duhet vetëm një pagë më e lartë. Lajmi i mirë është se tregu i punës mbahet ende i fortë, pasi shkalla e papunësisë është afër rekordit të ulët para pandemisë. Por ajo që nuk funksionon në këtë treg pune është pikërisht pamundësia e punonjësve dhe mungesa e presionit efektiv nga sindikatat për tu dhënë mundësi dhe fuqi punonjësve për të kërkuar më shumë para.
Një pjesë e arsyes se pse inflacioni është kaq i lartë nuk është sepse inflacioni i pagave po i bën presion bizneseve, por sepse bizneset shqiptare u duhet të lundrojnë njësoj si varka kundër rrymës. Në këtë rast i duhet të luftojë me pabarazitë e tregut, me informalitetin, me mungesën e punonjësve cilësorë, si dhe me moshapjen e tregut përtej territorit shqiptar.
Për këto momente nevojitet pikërisht subvencioni dhe ndihma e buxhetit të shtetit. Nëse llogaritim që një indeksim të pagave mundet ta bënte buxheti, për sa kohë punëdhënësit nuk kanë detyrimk kontraktual rritjen e pagave, atëherë kjo vlerë do të arrinte një efekt buxhetor jo më shumë se 15 milion Euro në muaj.
Një paketë ndihme deri 3-6 muaj mundet, që përveç rritjes së konsumit dhe besimit konsumator, të shërbeje për një reformim të domsodoshëm për indeksimin e pagave sipas rritjes dhe uljes së inflacionit. Kjo është një punë e lodhshme për financierët dhe zyrat e tatimeve, por shumë me vlerë për punonjësit.
E rëndësishme të theksohet: Rritja e pagave minimale është aktualisht 6.6% më lart nga një vit më parë, krahasuar me inflacionin e ushqimeve që ka kaluar në 9.3%.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.