KONSOLIDIMI I KOMUNIKIMIT TË FILLUAR NË TAKIMET E HAPURA 11 DITË MË PARË
TAKIMI I HAPUR NË GJIROKASTËR ISHTE MOMENTI KU EKIPI I EKSPERTËVE TË ALTAX ARRITI TË KONSOLIDONTE KOMUNIKIMIN E FILLUAR NË ELBASAN 11 DITË MË PARË DHE QË U PASUA EDHE NGA TAKIMET E HAPURA NË BERAT DHE DIBËR.
Në takimin e datës 16 Qershor në Gjirokastër, pas prezantimit të gjetjeve dhe dialogimit me ekspertët e Bashkisë, por edhe me Anëtarin aktiv të Këshillit Bashkiak z. Brahimaj dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak, z. Hasanaj u përforcua edhe njëherë tjetër gjetja, se për sa lidhet me politikën e strategjive duhet të propozohet sa më afër një riazhornim i tyre.
Politikat e miratuara deri më sot, ku përfshihet edhe dokumenti kryesor zhvillimor, ai I PDV kanë nevojë të përshtaten me kërkesat e kohës që po kalojmë të mbushur plot të papritura, por edhe nga plot zvarritje të programeve të planifikuara për të hyrë në ekonominë e Gjirokastrës në këto vite të fundit.
Ne këmbëngulëm me forcën e argumentit, se migrimi mund të fillojë të frenohet nga qasja ndaj edukimit të të rinjve për të forcuar kulturën e shërbimit, por edhe të dijes për botën digjitale. Nga ana tjetër, ekspertët e ALTAX munden të adresojnë kërkesën për fillimin e një dialogu kombëtar për kontrata të reja sociale, për indeksimin automatik të pagës së punëmarrësve, por edhe për të drejtat në punë.
Shumë ide me vlerë u përmenden lidhur me biujqësinë, e cila në Gjirokastër ndihet e pambështetur si dhe sa duhet nga Ministria e Bujqësisë.
Ndërkohë, mikpritja gjirokastrite ishte ajo që e bëri takimin edhe më të hapur nga sa e kishin menduar organizatorët.
Në këtë mes, mbështetja që Ministria e Punëve të Jashtme të Holadës ka dhënë për këtë projekt të monitorimit social vlerësohet si një risi në qytetin e gurtë të njerëzve me shpirt të madh.
Faleminderit Gjirokastër me gjithë vlerat që përfaqëson!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.