Këshilltari fiskal, një profesion i kërkuar nga koha

Këshilltari fiskal, një profesion i kërkuar nga koha

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe në fushën e legjislacionit fiskal në përgjithësi dhe atij tatimor në veçanti. Mjafton të përmendim kërkesat e reja ligjore që lidhen me Legjislacionin e ri “Për Tatimin mbi vlerën e Shtuar” apo me deklaratën integrale të të ardhurave të tatueshme të individëve, e cila do ta rrisë ndjeshëm numrin e tatimpaguesve deklarues në vendin tonë.

Një vlere ne rritje ky profesion e merr pas rëndësisë qe i jep  politika zgjerimit te bazës se taksapaguesve dhe rritjes se pajtueshmërisë me ligjin ne pagimin vullnetar te detyrimeve tatimore.

Këto ndryshime të rëndësishme kanë krijuar për tatimpaguesit shqiptarë një barrë shumë anëshe që lidhet me njohjen dhe me përmbushjen vullnetare të detyrimeve. Përmbushja në mënyrë vullnetare e detyrimeve që burojnë nga ligji, është vështirë të realizohet nga të gjithë tatimpaguesit pa pasur asistencë të kualifikuar në këtë fushë.

Disa tatimpagues janë të përgatitur ta shkelin ligjin në mënyrë që të paguajnë më pak tatime. TË tjerë duan të veprojnë sipas ligjit por të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur fitime pas zbritjes së tatimeve. Ata kërkojnë ta bëjnë këtë ligjërisht duke shfrytëzuar paqartësitë dhe konfuzionin në legjislacionin tatimor. Kur ka pasoja të ndryshme fiskale për dy forma të ndryshme të një transaksioni, tatimpaguesi do të zgjedhë, nëse është i këshilluar si duhet, formën që mbart barrën më të vogël tatimore për te.

NË mënyrë të ngjashme, nëse dy tipe transaksionesh kanë barra të ndryshme tatimore, tatimpaguesi pritet ta përshkruajë transaksionin e kryer prej tij që të cilësohet si ai transaksion që ka barrën më të vogël. SË fundi, kur ka paqartësi në aplikimin e legjislacionit, tatimpaguesi do të kërkojë të interpretojë formulimet e paqarta në mënyrën më në avantazh të tij që të jetë e mundur.

Për arsye se shumica e tatimpaguesve nuk i njohin ndërlikimet e legjislacionit fiskal, këshilltarët fiskalë janë të domosdoshëm që tatimpaguesit të përmbushin detyrimet e tyre tatimore të komplikuara.

Duke këshilluar tatimpaguesit se si ata duhet të plotësojnë detyrimet e tyre, këshilltarët fiskalë i shërbejnë një interesi publik shumë të rëndësishëm, atij te llogaritjes dhe pagimit te detyrimeve  ne përputhje me ligjet fiskale duke i shërbyer qëllimit qe ka shteti  për te mbledhur sasinë maksimale te të ardhurave me kosto sa me ulet.

Tashmë është bërë i domosdoshëm funksionimi i rregulluar i veprimtarive profesionale të këshilltarëve fiskalë, me qëllim që të sigurohet rritja e përmbushjes vullnetare në shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe mbrojtja e të drejtave të tatimpaguesve, përfaqësimi i interesave të përbashkëta profesionale në fushën e shërbimeve fiskale, kryerja e shërbimeve fiskale me cilësi të lartë, si dhe bashkëpunimi dhe mbështetja e administratës fiskale në misionin e saj për administrimin e tatimeve dhe taksave si dhe për edukimin e tatimpaguesve.

Profesioni i këshilltarit Fiskal është i rregulluar me akte të veçanta edhe në shtetet e tjera në Bashkimin Evropian si Austria, Gjermania, Çekia, Polonia, etj. Gjithashtu Bashkimi Evropian, në kuadrin e proçeseve integruese të vendit tonë në BE, ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për rregullimin e këtij profesioni.

Shumë nga vendet në zhvillim dhe në tranzicion që vendosin të rregullojnë profesionin e këshilltarit fiskal mund të vendosin të përcaktojnë kërkesat e profesionit me ligj dhe jo me mbështetje tek organizata private, veçse në qofshin vende shumë të zhvilluara.

Çështja e kërkesave profesionale kualifikuese për pranimin në profesion është një çështje e vështirë, sepse profesioni është duke u ushtruar në praktikë në nivele të ndryshme. Kur përcaktohen standardet profesionale dhe të edukimit, duhet mbajtur parasysh tradita dhe niveli i arsimit dhe niveli profesional në përgjithësi në atë vend.

Kufijtë mes këshillimit juridik, këshillimit kontabël dhe këshillimit që nuk është as juridik e as kontabël janë në vetvete të paqarta në fushën e taksave.

I gjithë këshillimi rreth legjislacionit tatimor mund të konsiderohet si këshillim juridik. Vendet e zhvilluara ndryshojnë nga shkalla me të cilën ata i japin juristëve monopolin mbi kryerjen e këshillimit juridik dhe mënyrën se si e përcaktojnë ato këtë monopol.

NË vendet si ShBA.-të dhe në Francë, të cilët kufizojnë dhënien e këshillimit juridik për avokatët, atje mund të ketë mosmarrëveshje rreth shkallës së shtrirjes me të cilën dhënia e këshillimit juridik nga jo-avokatët është ushtrim i pa autorizuar i praktikës ligjore.

NË Gjermani (dhe në vende të tjera me skemë analoge rregullatore), situata është edhe më e komplikuar, sepse në këto vende është krijuar monopoli me ligj si në fushën e praktikës së avokatisë dhe të praktikës së këshilltarëve fiskalë.

NË përcaktimin e standardeve për hyrjen në profesion, një vend që ka tradita më shumë në kualifikimin në punë, mundet të mbështetet më fort në praktikën profesionale, se sa në diplomën universitare. Ndërsa vendet me traditë në arsimin universitarë për juristë apo edhe për disiplina të tjera (p.sh., kontabilitet) mund të mbështeten më shumë tek diploma universitare kur përcaktojnë standardet e hyrjes në profesion.

Zgjidhja e interesave mes shtetit dhe tatimpaguesve kërkon një reagim shumë-planësh nën dritën e faktit se këshilltari fiskal grupon persona me role dhe përgjegjësi të ndryshme.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: