Këshillimi fiskal ka nevojë për profesionistë dhe perfeksionistë
Rregullimi i profesionit te këshillimit tatimor/fiskal është një strukturim i profesionit qe deri me sot mbulohet nga profesione te tjera, por jo nga ata qe kane barrën e përvojës se këtij profesioni mbi supe, si dhe jo ne funksion te atyre taksapaguesve qe konsiderohet se duhet te marrin pjesë në diskutimet publike për reformën fiskale nëpërmjet zërit te perfeksionistëve fiskale.
Nëse konsiderojmë shkallen e ulet te pranimit vullnetar te tatimeve ne vendin tone, kulturën fiskale, evazionin dhe përgatitjen teknike dhe po ti krahasojmë këto me nivelin e legjislacionit do kuptojmë hapësirën qe ekziston dhe për pasoje dhe shkallen e pagimit te tatimeve, e cila deri me sot është me një kosto te larte si për tatimpaguesin, po ashtu edhe për buxhetin.
Duke konsideruar qe pranimi vullnetar i tatimeve është koncepti baze ku mbështetet administrimi modern qe ka hyre mbledhja e te ardhurave te buxhetit çdo vend, duhet te kuptosh se ky rol i ri i administrimit nuk mund te shihet i ndare nga këshillimi i dedikuar nga profesionistet qe kane zanat zbërthimin dhe lehtësimin e te kuptuarit te legjislacionit fiskal.
Sepse një administrate sado mire te përmirësohet cilësisht, ajo nuk mund te jete një force e barabarte ne sasi dhe kapacitete me komunitetin e stërmadh te tatimpaguesve. Kjo është arsyeja kryesore, pse administrimi modern ja beson vetveten vet deklarimit dhe vetëkorrigjimit te tatimpaguesve.
Për 152.000 tatimpagues ne fushën e biznesit dhe përreth 1.2 milion tatimpagues individë, administrata tatimore ka një kapacitet dhe potencial te përballimit te fluksit për jo me shume se 10% te tyre, por jo për ti kontrolluar, por vetëm te shikoje se si sistemi informatik mundet te trajtoje vetë deklarimet e tyre. Ndërkohë, për shërbimin ndaj tyre mbetet pak kohe fizike ne dispozicion, por edhe pak kapacitete qe te mund te arrijnë te shërbejnë sipas kërkesave qe priten nga administrimi.
Ne këto kushte, kërkohet që mbledhja e te ardhurave te maksimalizohet pa rritur kostot administrative, por duke rritur shkallen e pranimit vullnetar te tatimpaguesve dhe detyrimisht kjo vjen nëpërmjet rritjes se shkalles se kuptimit të rëndësisë dhe të teknikave legjislative.
Është Këshilltari fiskal, i cili shërben si një rregullator që ul koston për buxhetin dhe i shërben rritjes se besimit te taksapaguesit për shtetin.
Duke ndihmuar tatimpaguesin te kuptoje dhe zbatoje ligjet ai ne fakt bën një pjese shume te rëndësishme te detyrës se shtetit atë të edukimit dhe shërbimit te tatimpaguesve, detyre kjo parësore ne çdo organ tatimor ne botë, që balancon parimin e vetëvlerësimit te detyrimeve nga tatimpaguesi.
Po te shtojmë dhe nivelin profesional te administratës dhe shpeshtësinë me te cilën ndryshon legjislacioni, atëherë do zbulonim dhe problematika me te mëdha qe reflektohen direkt ne 3 gjera, te treja me kosto shume te larte për shtetin:
- Nivelin e te ardhurave
- Nivelin e ankesave
- Nivelin e borxhit
Ne këto kushte duhen gjetur rruge dhe mundësi qe te rrisim nivelin e pranimit vullnetar te tatimeve nga tatimpaguesit, nëse tatimpaguesi do nxitet nga këshilltari te paguaje atë i takon dhe do behet koshient për rrezikun e gjobave e dënimeve penale sigurisht qe do pranoje te paguaje atë që duhet.
Duhet te ulim korrupsionin dhe kulturën e dhënie marrjes ne kurriz te buxhetit- tatimpaguesi duhet te ndihmohet te kuptoje qe dhënia e ryshfeteve për individë nuk e zgjidh hallin dhe për me shume te kuptoje qe pagimi i tatimeve ne shtet i kthehet ne te mira publike ndërsa ryshfeti shkon vetëm ne xhepin e individit. Shpesh here paguhet me shume nen dore se sa tatimi vete ose duke mos e paguar ne kohe negociohet penaliteti i mundshëm, i cili fatkeqësisht shkon ne xhepin e gabuar.
Çdo gabim ne llogaritje çon ne rritje te kostove per tatimpaguesin dhe shtetin.
Nëse ligjet nuk kuptohen dhe zbatohen si duhet atëherë se pari është shteti qe do vuaje mungesën e te ardhurave, se dyti janë tatimpaguesit qe do vuajnë kosto shtese për shkak te penaliteteve etj. dhe se treti është po shteti qe do ketë kosto administrative shtese sepse çdo penalitet dhe rivlerësim detyrimesh do shoqërohet me apel qe d.m.th. a) vonese ne arkëtim b) kostot e gjykimit dhe c) kostot e mbledhjes me force te detyrimeve.
Duke hedhur ne treg një profesion te rregulluar qe d.m.th. me dije te testuara, atëherë jo vetëm tatimpaguesit por me shume shteti do përfitojë nga shërbimet profesionale sepse për te thënë te drejtën ky profesion është me shume avokati i shtetit dhe mbrojtësi i interesave te tij duke qene se kupton ligjet dhe insiston te zbatohen qe te përkthyera ne shifra do te thotë te paguhen me shume tatime.
Këshilltari fiskal do të operojë në fushën e dhënies së shërbimeve, përgatitjes dhe/ose paraqitjes se deklaratave tatimore të tatimpaguesve dhe pasqyrave mbështetëse fiskale, dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave dhe dhënien e këshillimeve fiskale të tjera dhe shërbimeve të lidhura
Profesioni i këshilltarit Fiskal është i rregulluar me akte të veçanta edhe në shtetet e tjera në Bashkimin Evropian si Austria, Gjermania, Çekia, Polonia, etj. Gjithashtu Bashkimi Evropian, në kuadrin e proceseve integruese të vendit tonë në BE, ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për rregullimin e këtij profesioni.
Por, çfarë duhet te beje një këshillues fiskal, qe te mos kemi një mbivendosje me profesionin e kontabilistit?
Zgjidhja e interesave mes shtetit dhe tatimpaguesve kërkon një reagim shumë-planësh nën dritën e faktit se këshilltari fiskal grupon persona me role dhe përgjegjësi të ndryshme duke kërkuar perfeksionin ne zbatim. Një hap paraprak në rregullimin e profesionit të këshilltarit fiskal është identifikimi i llojeve të ndryshme të këshilltarëve dhe veprimtarive këshilluese, duke i trajtuar veças secilën prej tyre, sipas një modeli alternativ të zgjedhur, si u sqarua edhe me sipër. Më poshtë po paraqesim funksionet e ndryshme që kryhen në mënyrë tipike nga këshilltarët fiskalë:
- Planifikimi Tatimor
- Këshillimi ndihmës për shërbimet Financiare dhe të Tjera
- Përgatitja për dhe Auditimi Fiskal i Llogarive Tregtare
- Përgatitja e Deklaratave Tatimore
- Përfaqësimi i Tatimpaguesit Para administratës Tatimore
- Përfaqësimi Para Gjykatave
Duke këshilluar tatimpaguesit se si ata duhet të plotësojnë detyrimet e tyre, këshilltarët fiskalë i shërbejnë një interesi publik shumë të rëndësishëm, atij të llogaritjes dhe pagimit te detyrimeve në përputhje me ligjet fiskale duke i shërbyer qëllimit që ka shteti për të mbledhur sasinë maksimale të të ardhurave me kosto sa më të ulët.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.