Integritet fiskal për diversifikim ekonomik

Integritet fiskal për diversifikim ekonomik

Në 10 vjetëshin e fundit, eksportuesit shqiptarë, veçanërisht ata të naftës arkëtuan të ardhura të mjaftueshme duke i konsideruar investimet e tyre shqiptare fitimprurëse. Pjesa më e madhe e fitimit ishte pasojë e çbalancimeve globale të tregut, por edhe si rrjedhojë e një kostoje relativisht të ulët nëse krahasohet me vende të tjera prodhuese në Europë.

Megjithatë, pas mbi katër vitesh rezultatesh pozitive financiare për investitorët me çmime që arritën deri në nivel trefishimi, rënia e menjëhershme e çmimit të naftës në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe status quo e çmimit deri në nivelin 50 US.D për fuçi filluan të ndikojnë në vendimarrjet e kompanive. Kështu, përtej problemit të ambjentit politik dhe ekonomik në Shqipëri, ky treg i ndryshuar implikoi qëndrime të shoqërive me vendburimet më të mëdha në shfrytëzim të mos interesoheshin më tej të qëndronin si prodhues eksporti.

Fakti i shitjes së aksioneve të shoqërive Bankers Petroleum dhe Stream Oil (TransAtlantic) prezantuan problemin e uljes së normës së fitimit në terma afatmesëm. Kjo shitje e pa lajmëruar e aksioneve të eksportuesve më të mëdhenj të vendit e gjeti politikën fiskale pa ndonjë rol të rëndësishëm në axhustimet që nevojiteshin për eksportuesit e naftës. Tashmë është lajmëruar se një paketë konsolidimi fiskal, e cila do të ndihmojë lehtësimin e barrës burokratike dhe forcimin e administrimit.

Rezultatet financiare të shoqërive eksportuese tregojnë se integriteti fiskal është një pjesë e rëndësishme në rikuperimin e bilancit të shitjeve për eksportuesit e naftës. Nëse këtë politikë do ta konvertonim në tregues të shprehur në vlerë, nga studimet e kryera rezulton se për 1% ulje të shpenzimeve qeveritare (jo investimet kapitale), ka një reagim në rritje të balancës tregtare me 0.3%.

Megjithatë, Shqipëria pritet të ketë probleme për periudhën afatshkurtër dhe ndoshta afatmesme, që do të lidhen me cilësinë e tregut të punësimit në sektorin e prodhimit të naftës, industri dhe sektorët e tjerë energjetike. Një arsye vjen nga kërkesat e eksportit, por edhe nga arsyeja e thjeshte se vitet qe vijnë mundet te kenë ne disa drejtime pakësim të burimeve natyrore për sektorin minerar. Ndërkohë, sektori i naftës edhe pse nuk e kalon peshën kombëtare në numrin e të punësuarve me më shumë se 3 – 4% në total, ai ka ndikim ne ekonomi për shkak te rëndësisë strategjike qe ka si sektor. Për arsye se energjia e rinovueshme do te jete ne ekspansion mundet që të ketë një efekt minimal në sektorin e energjisë, por ajo nuk mundet te zëvendësojë rëndësinë e  burimeve natyrore të naftës dhe gazit natyror për ekonominë shqiptare ne përgjithësi.

Me synimin për t’i shpëtuar problemit të luhatjes së çmimeve të tregut ndërkombëtar, por duke patur në konsideratë se varësia e ekonomisë në një masë të madhe të saj varet nga ky faktor, atëherë konsolidimi fiskal duhet të synojë diversifikim të ekonomisë energjetike, por edhe bujqësore dhe aktivitete bazuar te tradita.

Burimet qeveritare thonë se masat që po shqyrtohen për diverisifikimin e burimeve në ndihmë të rritjes së ekonomisë do të përfshijnë rishpërndarjen e disa shpenzimeve publike dhe nxitje fiskale nga prioritetet e ulëta në ato më të larta. Në rastin kur kemi një bashkësi njerëzish që jetojnë në një komunitet të vogël, nevojitet që të llogaritet një qasje në diversifikimin e ekonomisë me një shpejtësi më të madhe se vendet që përbëhen nga komunitete të mëdha njerëzish.

Integriteti fiskal sot nënkupton se shmangia e deficitit nuk është më lajmi befasues, si disa kohë më përpara. Qeveria ashtu si ka ulur nivelin vjetor të deficitit buxhetor në këto vite të fundit, po ashtu është e vendosur të konsolidojë status quo aktuale lidhur me kërkesat për uljet e normave tatimore. Integriteti fiskal do të vijë natyrshëm si një standard i ri buxhetor duke rikthyer nga njëra anë transferimet buxhetore në rritje për sektorët e edukimit dhe shëndetësisë, si dhe nga ana tjetër do të orientojë për të paktën 10-15 vitet e ardhme edhe një pjesë shpenzimesh buxhetore, që do të arrijnë në jo më shumë se 2-3% e shpenzimeve buxhetore vjetore.

E gjitha kjo përpjekje, përtej diskutimeve për drite-hijet e kontratave bëhet për të mbuluar boshllëkun e madh në infrastrukturë. Këto shpenzime do të jenë një pjesë e dukshme në ndihmë të diversifikimit ekonomik, pasi hapja e infrastrukturës ndikon direkt turizmin, por edhe industrinë dhe uljen e kostos së mallrave.

Për tu arritur diversifikimi i ekonomisë duhet që më tej të forcohet stabiliteti makro ekonomik nëpërmjet përdorimit të harmonizuar të industrisë nxjerrëse me industrinë elektro-energjetike dhe industrinë agrare dhe turistike. Tranzicioni i shndërrimit ekonomik në këto drejtime zhvillohet duke i trajtuar ato si pjesë e vizionit, por edhe të segmentuara sipas përkatësisë së tyre.

Në këtë zhvillim politik, vlera e politikave elektorale shtesë, si dhe të bashkuara në një strategji kombëtare për diversifikimin e ekonomisë janë mëse të nevojshme për ta shpejtuar atë.

Vlera e hartimit dhe miratimit të politikave për diversifikimin duket në faktin e përshtatjes sa më mirë me rrethanat specifike të vendit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: