Financimi i projekteve ndërtimore dhe lidhja me sistemin fiskal, një boshllëk i rrezikshëm për ekonominë
Në një periudhë ku ndërtimi është bërë një nga sektorët më dominues të ekonomisë shqiptare, mungesa e kontrollit mbi burimet financiare të projekteve mbetet një rrezik i madh për funksionimin korrekt të sistemit fiskal.
ALTAX ka publikuar një studim analitik dhe kritik, i cili trajton pikërisht këtë boshllëk: si financohen realisht projektet ndërtimore dhe pse ky financim rrallëherë lidhet drejtpërdrejt me të dhënat fiskale, tatimore dhe bankare?
Studimi tregon se, në mungesë të një arkitekture bashkëvepruese ndërmjet institucioneve si bankat, noterët, bashkitë dhe administrata tatimore, projektet ndërtimore shpesh realizohen në një zonë gri, ku burimet e kapitalit nuk deklarohen, nuk gjurmohen dhe shpesh fshihen pas skemave fiktive.
🔍 Ky model ka krijuar një realitet ku vlerat e lejeve, shitjet në treg dhe kostot reale nuk përputhen me të dhënat e deklaruara. Kjo përbën jo vetëm shmangie tatimore, por edhe një kërcënim për besueshmërinë e sistemit financiar dhe barazinë e konkurrencës në treg.
ALTAX thekson se digjitalizimi është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm: nevojitet një strukturë funksionale, me mekanizma kontrolli të mirëkoordinuar, të aftë për të garantuar transparencë dhe besueshmëri të të dhënave fiskale.
Lexo studimin e plotë Këtu.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.