Ekspertiza është streha e sigurt e liberalëve
Është e vështirë të thuash se çfarë mendon publiku për “ekspertët” në përgjithësi.
Nga qëndrimet që shprehen përgjithësisht nga njerëzit, kur ekspertë të fushave të ndryshme prezantohen me pikëpamjet e tyre është përgjithësisht pozitive. Sidoqoftë, egziston mundësia e një kontradikte midis kundërshtimit të ekspertizave dhe mbështetjes së publikut tek ekspertët.
Në një model politik qeverisje, ku liberalizimi është në linjë me qeverisjen përmes vendimmarrjes publike dhe diskutimit publik, pra ku diskutimi dhe debati është i lirë (thelbi i liberalizmit), atëherë gjithçka që ndërhyn në debatin publik dhe vendimmarrjen e largon një shoqëri larg liberalizmit. Nëse thjesht u besojmë ekspertëve, atëherë praktikisht, të paktën ky konflikt do të zhdukej.
Në një qasje të tillë nëse fati i vendimarrjes realisht do të lihej në dorë të ekspertëve apo grupeve të ekspertëve për të vlerësuar problemet dhe më pas për të ofruar zgjidhje do të ishte zgjidhja më e mirë që përkon me modelin e qeverisjes liberale.
Nëse ekspertët do të dëgjohen për interesa të ngushta politike, ndërkaq që vendimarrja është jashtë zgjidhjes së ekspertëve dhe pa një opionion të pandryshuar të tij, atëherë ky fakt ndikon për keq në humbjen e besimit të publikut ndaj tyre.
Por, ç’është më e keqja në këto raste, kur ekspertët nuk ruajnë profesionalizmin, por pranojnë ose heshtin kur përdoren nga interesa të ngushta edhe vetë vendimarrja e qeverisë mund të anojë nga vendime të paqëndrueshme dhe me këtë mënyrë mund të lihen vendime për çështje mjaft të rëndësishme larg nga mendimet e ekspertëve.
Nëse opinioni i ekspertëve nuk konsiderohet si faktor dhe si pjesë e përmbajtjes së vendimarrjes, atëherë vetë modeli që prezantohet si liberal nuk mund të jetë një strehë e sigurt për ekspertët.
Për këtë arsye nuk po ndodh shpesh që të dëgjojmë diskutime racionale, të bazuara në logjikën dhe debatin profesional nga pjesëmarrësit që promovohen në mediat e vendit, duke përçuar me këtë qasje vlerat thelbësore të një demokracie liberale. Ky format tashmë është bërë i rrallë.
Nga ana tjetër, përsëritja e debateve pseudo-ligjore, apo ekspertiza që nuk bazohen në kërkimin dhe studimin e thelluar të kauzave dhe problematikave, si dhe duke nxitur një debat me frymë kundërshtuese bazuar te emocionet dhe jo te argumenti i ekspertëve nuk mund të përçojë mesazh tjetër te publiku, përveç se mund të ulë besimin për opinionet e eskpertëve në përgjithësi.
Edukimi është i dobishëm, por jo vendimtar në rastin e një eksperti.
Mekanizmat transparentë të shkencës dhe komunikimit të gjetjeve edhe nëse nuk i shkojnë për shtat politikës së qeverisë gjithashtu ndihmojnë për të rritur vlerat e ekspertizës edhe pse nuk janë përcaktuesë dhe ndikuesë finalë në rivendosjen e autoritetit shkencor dhe eskpertizës.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.