Dita e Lirisë Fiskale në 2020 në Shqipëri
Kjo ditë u tregon gjithë shqiptarëve se sa u është dashur të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre dhe u tregon se kjo periudhë ka zgjatur deri në mbylljen e tremujorit të parë të vitit 2020. Dita e Lirisë Fiskale bie në ditën e parë të Prillit. Liria Fiskale për vitin 2020 është në ditën e 92të të vitit, që bie në datën 1 Prill. Pas kësaj periudhe, fitimet nga puna dhe kapitali i përkasin individit dhe biznesit, pasi tashmë konsiderohet se buxheti ka arritur për vetëm 3 muaj të futë në buxhet nga taksapaguesit një pjesë të fitimeve të gjeneruara nga puna apo kapitali duke lënë hapësirë për tre tremujorë të tjerë të vitit që ata të punojnë për veten e tyre. Dita që feston gjithë Shqipëria nuk përkon me ditën e lirisë fiskale të secilit rajon, pasi barra fiskale për Shqipërinë llogaritet si mesatare e gjithë barrës fiskale të rajoneve të vendit.
Sipas barrës fiskale të secilit qark, si dhe nga llogaritja sipas kalendarit të vitit rezulton që Liria Fiskale të vijë në 12 rajonet shqiptare në 3-mujorin e parë të vitit 2020. Rajoni i Durrësit dhe Tiranës janë të vetmit që e festojnë Lirinë Fiskale në fillim deri afër mesit të Prillit 2020. Rajoni i Beratit, Lezhës, Korçës dhe Vlorës rezultojnë me të njëjtin numër ditësh në vitet 2019 dhe 2020, në të cilat punohet nga taksapaguesit e këtyre rajoneve për të paguar detyrimet fiskale dhe për tu liruar nga barra fiskale. Rajoni i Fierit, Dibrës, Elbasanit, Kukësit, Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës rezultojnë që të kenë për të punuar me një numër ditësh më pak në 2020 se në 2019.
Dita e Lirisë Fiskale në 2020, ashtu si në 2019 vjen fillimisht në rajonin e Fierit. Në vitin 2018 taksapaguesit e Fierit kanë punuar 72 ditë për tu liruar nga barra fiskale. Në vitin 2019 kanë punuar 72 ditë për tu çliruar nga kjo barrë. Dita e Lirisë Fiskale 2020 bie në datën 14 Mars.
Edhe taksapaguesit e rajonit të Dibrës në 2020, ashtu si në 2019 mbajnë vendin e dytë në nivel vendi për numrin e ditëve që kanë shpenzuar për tu liruar nga barra fiskale. Në vitin 2018 taksapaguesit e Dibrës kanë punuar 73 ditë për tu liruar nga barra fiskale. Në vitin 2019 kanë punuar 74 ditë për tu liruar nga barra fiskale. Dita e Lirisë Fiskale 2020 bie në datën 14 Mars.
Taksapaguesit e rajonit të Elbasanit kanë punuar 82 ditë në vitin 2018 dhe 84 ditë në vitin 2019. Në vitin 2019 taksapaguesit e Elbasanit kanë mbajtur vendin e tretë për ditën e lirisë fiskale që ka ardhur më herët se rajonet e tjera në vitin 2020 më datë 24 Mars. Në këtë datë çlirohen nga barra fiskale edhe taksapaguesit e rajonit të Kukësit dhe Beratit. Dita e Lirisë Fiskale në Kukës ka rënë në datën 20 Mars në vitin 2019 dhe në Berat në datën 25 Mars .
Dita e lirisë fiskale 2020 në rajonin e Lezhës dhe Gjirokastrës bie në datën 27 Mars. Taksapaguesit e këtyre dy rajoneve e kanë patur Ditën e Lirisë Fiskale në 2019 respektivisht në datat 28 Mars dhe 31 Mars. Në vitin 2018, taksapaguesit e rajonit të Lezhës kanë punuar 87 ditë për të shlyer detyrimet sipas barrës fiskale të detyrueshme për ta paguar, ndërsa taksapaguesit e Gjirokastrës kanë punuar 90 ditë. Në vitin 2019, taksapaguesit e rajonit të Lezhës dhe Gjirokastrës kanë punuar për 87 ditë pune për llogari të buxhetit.
Edhe në rajonin e Shkodrës dhe Korçës, taksapaguesit e kanë patur Ditën e Lirisë Fiskale 2020 në datën 28 Mars, ndërsa Dita e lirisë Fiskale 2019 në Korçë ka rënë në datën 29 Mars dhe në Shkodër në datën 31 mars. Në vitin 2018, taksapaguesit e rajonit të Shkodrës kanë punuar 90 ditë për të shlyer detyrimet sipas barrës fiskale të detyrueshme për ta paguar, ndërsa taksapaguesit e Korçës kanë punuar 88 ditë. Në vitin 2019, taksapaguesit e rajonit të Shkodrës dhe Korçës kanë punuar për 88 ditë pune për llogari të buxhetit.
Taksapaguesit e rajonit të Vlorës e kanë Ditën e Lirisë Fiskale 2020 në datën 29 Mars. Dita e Lirisë fiskale në 2019 ka rënë në 30 Mars. Taksapaguesit e rajonit të Vlorës, si në vitin 2018, por edhe në vitin 2019 kanë punuar 88 ditë pune për të paguar detyrimet tatimore ndaj buxhetit.
Në rajonin e Durrësit, taksapaguesit e kanë ditën e lirisë fiskale 2020 në datën 2 Prill, ndërsa në vitin 2019 dita e lirisë fiskale ishte në datën 4 Prill. Taksapaguesit e rajonit të Durrësit, në vitin 2018 kanë punuar 94 ditë pune, ndërsa në vitin 2019 kanë punuar 93 ditë pune për të paguar detyrimet tatimore ndaj buxhetit.
Në rajonin e Tiranës, taksapaguesit e kanë ditën e lirisë fiskale 2020 në datën 12 Prill, ndërsa në vitin 2019 dita e lirisë fiskale ishte në datën 13 Prill. Në këtë rajon, që ka edhe numrin më të madh të taksapaguesve në vend, ata për të paguar detyrimet tatimore ndaj buxhetit kanë punuar 103 ditë pune në vitin 2018 dhe 102 ditë pune në vitin 2019.
Pas kësaj date gjithë tatimpaguesit mund të llogaritin që të ardhurat që u mbeten ti përdorin për qëllimet dhe nevojat e tyre për konsum, kursim, apo investime. Kjo lehtësi, ndihmon në nxitjen e një konsumi më të madh për familjarët, si dhe në rritjen e kursimeve dhe përdorimin e tyre për investime nga bizneset. Por, në realitet përtej simbolikës së datës, planifikimet bëhen bazuar mbi programet që bazohen te performanca e biznesit apo individuale.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.