Dita e Hapur e Praktikës së mirë për arsimin profesional në Peshkopi

Dita e Hapur e Praktikës së mirë për arsimin profesional në Peshkopi

Një diskutim i shëndetshëm u zhvillua në Peshkopi, në datën 4 Nëntor midis ekspertëve të ALTAX, të cilët prezantuan praktikën e mirë për zhvillimin e arsimit profesional në Dibër.
Krahas prezantimit të materialeve te përgatitura ne mënyrë të dedikuar dhe përzgjedhur me kujdes fake dhe gjetje me interes për qytetarët, një moment i rëndësishëm ishte edhe takimi midis Ambasadorit të Holandës, z. Reinout VOS me Kryetarin e Bashkisë, z. Rahim Spahiu.
Nga ky takim i ngrohtë dhe miqësor dolën edhe mesazhet që u përcollën për pjesëmarrësit në sallë dhe gjithë audiencën online së pari në fjalën u mbajt nga Ambasadori i Holandës, z. Reinout VOS për peshën që mban edukimi dhe politikat vendore për moslargimin e të rinjve dibranë, si dhe zhvillimin e potencialeve turistike të zonës së Dibrës, me mundësitë që arrin të krijojë bashkimi i natyrës me investimet dhe mikpritjen e veçantë të banorëve të Dibrës.
Kryetari Bashkisë, z. Rahim Spahiu shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të dedikuar të Ambasadorit të Holandës, z. Reinout Vos dhe stafit që e shoqëron në kuadër të pjesëmarrjes të aktivitetit të organizuar nga #ALTAX “Dita e Hapur e Praktikës së Mirë dhe Prezantimi i Këndvështrimit të qytetarëve për projekt buxhetin e Bashkisë Dibër për 2023”
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: