Bashkia Dibër me sytë tek arsimi profesional

Pavarësisht të gjithë nxitjeve që ofron edukimi professional me problematikat aktuale që ka në Dibër si në gjithë vendin, riformatimi në nivel kombëtar i skemës bashkë me fokusin që ka patur nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak për një shkollë profesionale pranë nevojave të biznesit, ka përforcuar lidhjet direkt me trajnimin dhe punësimin, me një siguri për të rinjtë dhe të rejat për punësim dhe rritje profesionale pas përfundimit të mësimeve, por edhe mundësimi për vazhdim të karrierës akademike në nivele më të larta edukimi.

Përshkrim

Vihet re tashmë një interes të shtuar, i cili lidhet drejtpërdrejt me interesin e sektorit sipërmarrës për të tërhequr profesionistë të rinj, të aftë dhe të gatshëm që të punësohen sa më shpejt.

Bizneset kanë filluar të angazhohen tashmë, jo vetëm në ofrimin e praktikave profesionale, por edhe t’i mbështesin shkollat sipas mundësive (të kufizuara) me subvencionim në mentorim
dhe në promovim rastesh suksesi.