Dhurimi/Lënia në Trashëgimi e Mjetit dhe trajtimi tatimor mbi transaksionin
Kontratat për rastet e dhurimit të mjetit, lënie në trashëgimi, etj., hartohen pranë një zyre noterie.
Për rastet e dhurimit, të dyja palët paraqiten pranë noterit dhe kryejnë procedurat përkatëse dhe me kontratën ose aktin noterial[1], paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndërrimin e pronësisë së mjetit.
Në bazë të nenit 761 të Kodit Civil, dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat ajo i pranon.
Por, a munden dhurimet e mjetit të përjashtohen nga detyrimi për t’u tatuar[2]?
Në objektin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, në nenin 4 të ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” (në vijim Ligji) përcaktohet kategoria e të ardhurave individuale të tatueshme në burim për përfitime me burim punësimin, shërbimet dhe pronësia dhe kapitalet.
Edhe pse në kuptimin e ligjit, konsiderohet se çdo e ardhur me burim në Republikën e Shqipërisë e realizuar nga individët rezidentë ose jo është objekt tatimi (përveç të ardhurave që ligji i përjashton specifikisht) në rastin e dhurimit të mjetit kemi vetëm një vullnet për transferim te drejte pronësie, por që nuk përkon me përcaktimin ligjor për realizim të ardhurash individuale te tatueshme.
Meqenëse ne ligjin aktual Nr.7928/1998 “Per tatimin mbi te ardhurat “ dhe Udhëzimin Nr.5/ 2006 nuk gjendet asnjë shpjegim mbi te drejtën e administratës tatimore për të tatuar dhurimet, atëherë mund te përdoret si argument per taksimin pika 7. e Nenit 60 “Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit” te Projekt-Ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat”, i cili është ende në konsultim publik, por që argumenti i MFE është ky si më poshtë:
“7. Përjashtohen nga tatimi:
- dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që kualifikohen si trashëgimtarë ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, përkatësisht sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla.
- dhurimet dhe trashëgimitë të marra përveç atyre të përmendura në shkronjën “a”, deri në 5.000.000 lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1.000.000 lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.
- kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil, përkatësisht, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme e fituar në bazë të ligjit. nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.”
Në fund, në bazë të sqarimit të tekstit që mbrohet në argumentim nga Drejtoria e Politikave Fiskale në MFE, sipas pikës b. të Nenit 60, pika 7 e tij nëse automjeti që dhurohet ka një vlerë të regjistruar në kontratë deri në 1 milion lekë, atëherë ai është i patatueshëm mbi të ardhurat që mund të konsiderohen nga dhurimi i tij.
[1] https://www.dpshtrr.al/mjete/pronesia-shitblerja-e-mjetit#dexp-accordion-item-1668596683–5
[2] https://altax.al/a-munden-dhurimet-te-perjashtohen-nga-detyrimi-per-t-u-tatuar/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.