Dallimi midis kapitalit dhe investimit dhe trajtimi tatimor
Ekzistojnë disa ndryshime thelbësore midis kapitalit dhe investimit. Prandaj, është e nevojshme ta dini këtë përpara se të vendosni të siguroni kapital ose të investoni në gjëra të caktuara.
Disa nga ndryshimet që mund të shihen janë si më poshtë.
Burimet financiare
Ju nuk mund të filloni investimin tuaj pa kapital. Prandaj, kapitali dhe investimi janë të lidhura.
Por, ndërsa Kapitali është burim i fondeve për financim, investimi është përdorimi i fondeve. Prandaj, nuk është e njëjta gjë midis kapitalit dhe investimit.
Kapitali është ose një mjet monetar, aset financiar, apo aset i luajtshëm apo i paluajtshëm për t’u vënë në fillimet e biznesit. Pas këtij momenti, shfrytëzimi i këtij kapitali mund të përkufizohet si investim.
Si investitor, duhet të siguroheni që kur të vendosni pak kapital në biznes, të keni bërë një investim të duhur. Për këtë funksion vlejnë këshillat e ekspertëve financiarë për investimet, pasi një ekspert pa përvojë mind të jetë i padobishëm.
Regjistrimet kontabile
Kapitali pozicionohet në anën e pasiveve (pjesa te detyrimet) të bilancit, ndërsa investimi është në anën e aktiveve (pjesa te aktivet, ose te likujditetet, përfshirë dhe inventaret etj.).
Prandaj, të dyja janë forma të ndryshme. Nëse kapitali është shuma e parave që do të jetë në një ekuilibër midis të ardhurave dhe rezultatit, investimi është gjëja tjetër. Investimi është totali i aktiveve në biznes.
Taksimi
Të ardhurat nga investimet dhe fitimet kapitale mund të tatohen.
Megjithatë, normat e taksave për secilin ndryshojnë.
Tatimi i dividentit
Dividentët në shumë vende tatohen në disa mënyra të ndryshme, në varësi të faktit nëse janë dividentë të zakonshëm apo dividentë të kualifikuar.
Dividentët e zakonshëm tatohen si të ardhura të zakonshme. Dividentët e kualifikuar marrin trajtim tatimor më të favorshëm me norma tatimore më të ulëta.
Tatimi mbi fitimet kapitale
Fitimet e realizuara kapitale trajtohen gjithashtu në disa mënyra të ndryshme, në varësi të kohës që është mbajtur në përdorim aktivi, si dhe sa të ardhura ka investitori.
Shitja e një investimi pasi e mban atë më pak se një vit rezulton në një fitim kapital afatshkurtër, i cili duhet të tatohet si e ardhur e zakonshme.
Shitja e një investimi pas mbajtjes së tij më shumë se një vit rezulton në një fitim kapital afatgjatë, i cili duhet të tatohet sipas normave të veçanta tatimore afatgjata mbi fitimet kapitale.
Norma të ndryshme tatimore zbatohen në varësi të të ardhurave të realizuara.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.