Çfarë përfshin Auditimi Fiskal i Pasqyrave Financiare?
Verifikimi tatimor i pasqyrave financiare, anekseve dhe deklaratave tatimore kryhet pasi formati i pasqyrave financiare dhe deklarimi i rezultatit fiskal është realizuar nga subjekti raportues, sipas ligjit te tatimit mbi te ardhurat.
Verifikimi tatimor kryhet për te pare saktësinë e raportimeve dhe për te evidentuar gjetje per tatimet nëse deklarimi përmban elemente rrisku. Elementet kryesore te rriskut lidhen
kryesisht me krahasimin e qarkullimit ne vite, pagesat e tatimeve, numri i punëmarrësve, ndryshimi aktiveve, si dhe borxhe tatimore te papaguara. Natyrisht, qe elemente te tjer mund te përfshihen ne modulet e rriskut per verifikimin tatimor.
Rrisku i larte bazohet mbi devijimet e raporteve financiare nga mesatarja e vitit brenda sektorit ekonomik.
Administrata tatimore mund te kërkojë sqarime nga subjekti qe verifikohet ne lidhje me:
- Inventarin fizik te aktiveve qarkulluese;
- Inventari fizik te aktiveve afatgjata materiale;
- Dividendët e paguara dhe tatimit te mbajtur ne burim mbi dividentet (versioni më i fundit i miratuar nga Ministri i Financave)
Ky format do të kërkohet, vetëm nëse është miratuar nga organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë, pasi afati ligjor për deklarimin përcakton datën 31 Korrik.
Faza paraprake e verifikimit tatimor është ai qe kryhet nga zyra. Ky verifikim merr ne konsiderate:
- Ndryshimin e gjendjes se mallrave dhe materialeve ne fillim dhe ne fund te periudhës (duhet te përputhet me shpenzimet për koston e mallrave te shitura me çmimin e blerjes)
- Verifikimin e posteve te bilancit (llogaritjet qe lidhen me këto poste në zërat përmbledhës të kolonave dhe rubrikave të tij)
- Ndryshimin e gjendjes se prodhimeve te veta (duhet te reflektohet ne rritjen e te ardhurave kur është ne rritje dhe ne shpenzime kur është ne ulje)
- Normat e amortizimit te llogaritur (duhet te mos kalojnë vleftën e blerjes se aktiveve te qëndrueshme).
- Shumat e parashikuara për rreziqe (provigjione) (kontrollohet zbatimi i Ligjit “per tatimin mbi te ardhurat”)
- Rivlerësimet tatimore te bëra shoqërisë nga tatimet (shikohen nëse janë përfshirë ne postet e pasqyrave financiare)
- Verifikimin e postit fitim i pashpërndarë ne vite (duhet te sqarohet se ku është gjendje ne shoqëri, nëse nuk ka paguar tatim mbi dividendin)
- Verifikimin e titullit/ve i pronësisë per aktivet e regjistruara dhe qe amortizohen si shpenzime te aktivitetit të shoqërisë. Nëse per aktivet e regjistruara dhe qe amortizohen nuk disponohen tituj pronësie ne emër te shoqërisë (nuk janë prone e shoqërisë), grupi i punës të plotësojë proces-verbal dhe të njoftojë përfaqësuesin e shoqërisë, që krahas shkeljeve të tjera të konstatuara egziston dhe kjo vërejtje. Nëse tatimpaguesit pas afatit te përcaktuar per tu paraqitur nuk japin shpjegime apo te plotësojnë dokumentacionin e duhur, te mos njihet si shpenzim i zbritshëm dhe te shikohet efekti dhe nga vitet e kaluara.
- Verifikimin e pasqyrimit mbi shpenzimet e nisjes dhe te zgjerimit qe te amortizohen për një periudhe 10 vjeçare dhe të bëhen reflektimet përkatëse, sipas natyrës së konstatimit.
- Verifikimin e detyrimeve fiskale te mbartura nga vitet paraardhës, të atyre të derdhura dhe krahasimin e tyre me këstet fiskale dhe nxjerrje të saldos se tyre ne fund për çdo tatimpagues, duke mbajtur parasysh edhe ligjin e procedurave tatimore për kthimin e tatimeve të paguara tepër.
- Verifikimin e ekspertimit te pasqyrave financiare nga ekspertet.
Gjithë analiza e pasqyrave financiare rezulton ne nje liste me subjektet qe paraqesin rrisk. Kjo liste është ajo qe shërben për një kontroll te thelluar ne ambientet e shoqërisë qe ka deklaruar treguesit e saj.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.