Çfarë masash ekonomike dhe ligjore duhet të ndërmarrë shteti shqiptar për të nxitur kthimin e emigrantëve dhe investimet e tyre në vend?

Çfarë masash ekonomike dhe ligjore duhet të ndërmarrë shteti shqiptar për të nxitur kthimin e emigrantëve dhe investimet e tyre në vend?

Për të nxitur kthimin e emigrantëve dhe për të inkurajuar investimet e tyre, shteti shqiptar duhet të krijojë një paketë të plotë reformash ekonomike, fiskale dhe ligjore.

Këto reforma duhet të adresojnë sfidat kryesore me të cilat përballen emigrantët që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, duke përfshirë burokracinë dhe korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore dhe mungesën e incentivave të qëndrueshme ekonomike.

Së pari, duhen lehtësime tatimore dhe mbështetje financiare

Taksat dhe kostot e larta operative janë shpesh një barrierë për investimet e reja. Për këtë arsye, ulja ose përjashtimi nga taksat për periudha të caktuara mund të shërbejë si një stimul i fuqishëm për emigrantët.

Vendet si Portugalia dhe Irlanda kanë pasur sukses duke ofruar lehtësime tatimore për investitorët e rikthyer, duke rritur ndjeshëm investimet e brendshme.

Për ta bërë fakt këtë politikë nevojitet miratimi nga ligjvënësit i përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për bizneset e reja të ngritura nga emigrantët për tre vitet e para. Po ashtu, njëkohësisht nevojiten alokime fondesh për subvencione deri në 50% për investimet në bujqësi dhe turizëm, sektorë me potencial të madh në Shqipëri.

Krijimi i fondeve të garancisë për kredi që të ulin rrezikun për emigrantët që duan të financojnë projekte në vend janë me shumë interes.

Së dyti, nevojiten reforma ligjore dhe administrative.

Mungesa e sigurisë juridike dhe burokracia janë faktorë që dekurajojnë emigrantët nga investimi në Shqipëri. Reforma në këtë drejtim është thelbësore për të garantuar transparencë dhe mbrojtje.

Raporti i Bankës Botërore (2023) evidenton se Shqipëria renditet ende ulët në indikatorin e “zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare” dhe “mbrojtjes së investitorëve”.

Megjithëse procedurat rregjistrimit të bizneseve janë lehtësuar, nevojitet për më tej reduktimi i kohës dhe dokumentacionit për regjistrimin e një biznesi, duke kaluar në platforma dixhitale.

Rishikimi i legjislacionit për të ofruar mbrojtje efektive ndaj investitorëve në rast konfliktesh nevojitet të përsoset dhe përshtatet më tej se deri më sot.

Hartimi i kontratave standarde dhe transparente për projektet e partneritetit publik-privat është një moment për tu bërë zgjidhje shteruese.

Së treti duhet vijuar me fokus të shtuar promovimi i investimeve dhe mundësive.

Shumë emigrantë janë të painformuar për mundësitë që ofron vendi i tyre. Një platformë e mirë-strukturuar për informimin dhe mbështetjen e tyre do të ishte thelbësore.

Vendet si Izraeli kanë krijuar platforma informuese për diasporën, duke rritur ndjeshëm angazhimin e tyre në ekonominë kombëtare.

Proaktivizimi i platformes online për mundësitë e investimeve, asistencën juridike dhe teknike është shumë i nevojshëm po ashtu.

Organizimi i panaireve ndërkombëtare ku diaspora shqiptare të njihet me projektet ekonomike dhe incentivat fiskale duhet të jenë më agresive në marketingun e tyre.

Fushata promovuese nga ambasadat shqiptare për të angazhuar emigrantët duhet të jenë në nivel shumë më të lartë se deri më sot.

Së katërti është adresimi se si të rikthehet truri dhe fuqia punëtore e kualifikuar.

Kthimi i emigrantëve me arsim dhe përvojë të lartë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e inovacionit dhe kapacitetit të tregut të punës.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka humbur mbi 40% të të rinjve të arsimuar, sipas INSTAT .

Ofrimi i granteve për profesionistët që dëshirojnë të hapin kompani teknologjike ose startupe duket se ka hasur në barriera dhe ka funksionuar pak.

Stimuj financiarë për kthimin e mësuesve, inxhinierëve dhe mjekëve nga emigracioni nevojitet të efektivozohen.

Zhvillimi i programeve të strehimit me çmime të përballueshme për emigrantët e rikthyer është një tjetër drejtim për tu përfshirë në paketën stimuluese.

Së pesti duhet angazhimi i Diasporës në vendimmarrje.

Diaspora është një aktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Përfshirja e saj në proceset vendimmarrëse do të nxisë besimin dhe angazhimin e emigrantëve.

Shtete si India dhe Kina kanë përfshirë diasporën në politikëbërje, duke gjeneruar miliarda dollarë investime nga emigrantët.

Krijimi i Dhomës të Tregtisë për Diasporën për të lehtësuar investimet dhe bashkëpunimin ekonomik është funksionale por pa u koordinuar me gjithë elementët më lart.

Organizimi i forumeve kombëtare ku diaspora mund të ofrojë mendime dhe sugjerime për politikat ekonomike ka patur zhvillime, por nuk ka mjaftuar.

Masat që kombinon reformat fiskale, përmirësimet ligjore dhe përfshirjen e diasporës janë të domosdoshme për të rikthyer emigrantët si investitorë dhe kontribues të zhvillimit të Shqipërisë.

Shteti shqiptar duhet të krijojë një ekosistem ku investimet e emigrantëve të jenë të sigurta, të përballueshme dhe të përfitojnë nga mbështetja e qartë dhe transparente e institucioneve. Kjo qasje do të ndihmojë në rikthimin e kapitalit financiar dhe njerëzor që vendi ka humbur gjatë dekadave.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.