Çfarë kostoje dhe përfitimi vjen nga shpërndarja e të ardhurave?

Çfarë kostoje dhe përfitimi vjen nga shpërndarja e të ardhurave?

Pse e vlerësojmë rishpërndarjen e të ardhurave dhe burimeve kaq shumë?

Qeveria, por edhe individët i mbledhin të ardhurat për të siguruar një nxitje shkëmbimesh produktive (reciprokisht të dobishme), në kuadër të ekonomisë.

Ndërkohë, njerëzit e zakonshëm e fitojnë fuqinë blerëse (të ardhurat) përmes punës, dhe kjo u jep atyre një stimul të fortë për të punuar. Nëse do të rishpërndahen të ardhurat do të zvogëlohet kjo nxitje, pavarësisht se me ritme shumë të ngadalshme, duke mbajtur parasysh qe shkalla tatimore të mos jetë shumë e lartë.

Kjo është ideja që qëndron prapa kurbës Laffer, edhe pse Laffer kishte formën e gabuar.

Shpërndarja e të ardhurave ka disa kosto, por në fakt më shumë ka përfitime. Përfitimet vijnë nga pakësimi i përdorimit pa kufi të parave. Kjo merr kuptim nëse analizojmë jetën e përditshme konsumatore, ku e njëjta sasi e parave ka vlerë më shumë për njerëzit që zotërojnë më pak para. Për shembull, dikush që tashmë ka një BMW apo Mercedes ka pak interes për një Ford Escort, por dikush tjetër që ecën mbi një orë për të shkuar në punë dhe për t’u kthyer në shtëpi çdo ditë, atëherë makina është një blerje me vlerë të vërtetë.

Qëkurse paraja mbart një vlerësim më të ulët, atëherë lind nevoja që të merret paraja nga të pasurit dhe t’i jepet të varfërve (shtresave në nevojë), për aq kohë sa kjo politikë nuk do të ndikojë në nxitjen për të punuar më fort.

Por lind pyetja, se çfarë kuptimi ka më fort?

Kjo, megjithatë është një çështje relativisht e vogël në krahasim me çështjen, nëse a janë rishpërndarë të ardhurat, dhe përgjigja më e mirë merret përmes eksperimentimit në praktikë.

Dikush mund të pyesë, nëse rishpërndarja e të ardhurave është kaq me vlerë, pse është kthyer në çështje vetëm prej gjysëm shekullit të fundit?

Përgjigja më direkte dhe e thjeshtë lidhet me historinë e shoqërisë njerëzore. Shoqëria në shekuj ka qenë shumë e ndryshme. Njerëzit kishin një kuptim shumë më të pranueshëm të bashkëjetesës brenda komunitetit për shkak se lëvizjet dhe komunikimi midis tyre ishin shumë më të kufizuara.

Njerëzit ishin të gatshëm për të ndihmuar fqinjët e tyre, si për arsyen se ata mendonin se ata do të donin të njëjtin trajtim, por dhe për arsyen se besimet fetare që diktuan vlerat e tyre morale i mëshuan fort kësaj teme social-ekonomike. Por, kjo bashkëjetese filloi të ndryshojë me krijimin dhe zhvillimin e qyteteve.

NË kohët e sotme moderne ajo është zhdukur pothuajse fare. Megjithatë, kjo qasje e bashkëjetesës në grup nuk do të thotë se sistemi i mëparshëm është më i mirë se sistemi politik dhe ekonomik që kemi tani.

Por, le të thellohemi te kuptimi i rishpërndarjes së të ardhurave.

Rishpërndarja të ardhurave (burimeve) mund të jetë ose akti i dhënies vullnetare të një pjese të te ardhurave (pasurisë) të një individi në formë bamirëse, ose transferimi i detyrueshëm prej qeverisë së mandatuar të të ardhurave (pasurive) nga një grup i pasur qytetarësh te një grup tjetër i varfër.

Shumica e përkrahësve të politikës së rishpërndarjes së të ardhurave e pranojnë dhe e mbrojnë principin e dhënies vullnetare të të ardhurave (burimeve, pasurisë) si të nevojshme për të lehtësuar problemet sociale, por besojnë se qeveria nuk duhet të ndërhyjë. Ajo duhet të nxisë përfshirjen dhe bamirësitë personale që u duhet dhënë personave që nuk gëzojnë privilegje në jetën e tyre, si kategoritë e të moshuarve, të atyre me aftësi të kufizuara, dhe grupeve sociale në situata të tjera të vështira.

Gjithashtu, shumë përkrahës të kësaj forme komunikimi social i komentojnë disa politika të rishpërndarjes së burimeve prej qeverisë si një cënim të të drejtave personale, duke çuar në shpronësime të padrejta, në nxitje të sjelljeve sociale të papërgjegjshme dhe duke ndikuar në dekurajimin e përfshirjen e individëve direkt për të lehtësuar problemet sociale të shtresave në nevojë.

Liberalët në përgjithësi mbështesin rishpërndarjen e të ardhurave bazuar në besimin e tyre se dhënia individuale e te ardhurave ne forme bamirëse nuk mund të mbrojë politiken e rishpërndarjes se të ardhurave me detyrim nga qeveria. Sipas teorisë liberale institucionet e bamirësisë janë joefikase dhe vonojnë në adresimin dhe kanalizimin e shpërndarjes së të ardhurave (burimeve).

Shembuj të programeve qeveritare që kryejnë rishpërndarje të detyrueshme të të ardhurave përfshijnë rishpërndarjen e mirëqenies dhe taksimin progresiv.

Socialistët besojnë se rritja e politikave te rishpërndarjes dhe reduktimet vijuese të pabarazisë prodhojnë rezultate më të mira për mirëqenien individuale dhe lirinë ekonomike.

Kështu, Profesor Richard Layard ka argumentuar se në shoqëritë ku dallimet në mes të të ardhurave të të pasurve dhe të varfërve janë më të vogla, statistikat tregojnë jo vetëm se jeta në komunitet është më e fortë, por edhe njerëzit me shumë gjasa do të kenë më shumë besim te njëri-tjetri. Por, ndërkohë edhe efekte te tjera pasuese do të shoqërojnë bashkëjetesën në komunitet, si më pak dhunë duke përfshirë numër më te ulët të krimeve, shëndet edhe më cilësor, por edhe niveli i arsimit në mesin e nxënësve të shkollave janë më të larta.

Në të gjitha rastet, kur diferenca e të ardhurave është e ngushtë, rezultatet sociale janë më të mira.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: