Buletini Nr.1_Nëntor 2017_FiskaListi
FiskaListi është krijuar për të njoftuar rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar Vendimet e gjyqësorit, Urdhërat dhe akte nënligjore tatimore dhe doganore, Marrëveshjet Tatimore, Legjislacionin dhe vendimet e apelimit tatimor, si dhe çështje të tjera tatimore të interesit të përgjithshëm.
Fiskalisti do të azhornojë lexuesin e saj me të rejat dhe diskutimet nga arena fiskale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Publikime të tjera që përfshihen janë të natyrës së analizës, ku shkrimet më të lexuara dhe të komentuara të muajit do të paraqiten me shkurtime në këtë Buletin.
Statistikat fiskale dhe tregues të barrës fiskale dhe më shumë se këto statistika do të jenë të përhershme te FiskaListi, me qëllim transparencën dhe analizën bazuar mbi to.
Ndërkohë, materiale që i përkasin Kosovës janë pjesë e një posti të veçantë për ata që kërkojnë informacione specifike mbi zhvillimet tatimore dhe doganore në Kosovë. Ky material jepet me përzgjedhjen që ka bërë në regjistrimin e tij kërkuesi i informacionit
Publikimi del një herë në muaj dhe mirëmbahet nga stafi i Qendrës ALTAX. Përmbajtja e FiskaListit përmblidhet një herë në 4 muaj, e cila mund të shpërndahen (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.