Arsyeja prapa bashkimit të dy agjensive të të ardhurave buxhetore
Në sektorin privat, bashkimet dhe blerjet e kompanive të mëdha zhvillohen rregullisht. Në nivelin fillestar të diskutimit, mund të thuhet se edhe nga aksionerët e dy administratave fiskale është perceptuar për të realizuar bashkim me argumentin e krijimit të një sinergjie, që do të ishte më mirë duke u ndarë me strukturat e vjetra dhe duke krijuar një strukturë të re.
Por, çfarë mund të jetë arsyeja prapa bashkimit të dy administratave shumë të mëdha të sektorit publik, kur të dyja kanë origjina të ndryshme historike dhe kultura e të cilave besohet në përgjithësi të jetë e ndryshme?
Funksionalizmi konvencional apo shpjegimet racionale (p.sh. misioni, të drejtat institucionale të paparashikuara dhe teoria e zgjedhjes racionale) përcjellin një pamje simpatike të motiveve të vërteta të reformatorëve. Tipari i përbashkët i gjithë kategorive të teorive është se të gjithë e shpjegojnë një fenomen përsa i përket rezultateve të synuara me supozimin se organizatat ndryshojnë për shkak se ndryshime të tilla janë të nevojshme së paku për shkak të përqasjes me ndryshimet në mjedisin e jashtëm.
Organizatat munden mjeshtërisht të ndahen nga status quo e tyre negative, nëse do tu rezultojë se këto ndryshime mund të ndikojnë negativisht në moralin e tyre të punës. Nç Shqipëri, nuk ka ende një diskutim publik rreth bashkimit të administratës Tatimore (AT) dhe Doganave, por disa ide tani janë hedhur përreth opinionit publik dhe kjo mund të jetë bazë shumë e mirë për vijimin e kësaj analize.
Para bashkimit, ne duhet të shqyrtojmë se si janë doganat dhe administrata tatimore në drejtim të strukturës organizative dhe gjithashtu të varësisë së tyre në strukturën e qeverisë.
TË dyja agjencitë e të ardhurave gëzojnë një status publik, si agjenci ekzekutive me drejtues të veçantë, të cilët i raportojnë drejtpërdrejt Ministrit të Financave dhe që janë të emëruar në pozicionin e tyre me vendimin e marrë prej Kryeministrit, në bazë të procedurave të statusit të nëpunësit civil.
NË aspektin e mbledhjes së taksave, AT është përgjegjëse për mbledhjen e taksave të drejtpërdrejta (p.sh. Tatim fitimi, Tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi kapitalin, etj.) dhe administrimin e taksave të brendshme indirekte (p.sh. Tatimi mbi vlerën e Shtuar (TVSH), taksat kombëtare për hidrokarburet, energjinë dhe kategoritë e tjera të taksave kombëtare, përveç taksave të tjera të vogla, të cilat janë nën autoritetin e pushtetit vendor.
Dogana është përgjegjëse për detyrat anti-kontrabandë. Doganat dhe AT janë përgjegjëse ne sigurimin e marrëdhënieve ndërkombëtare tatimore. Ndërsa, AT është gjithashtu administruese e skemës së kredive tatimore dhe rimbursimin e tyre, përveç akcizës që kryhet nga Doganat.
AT është më e madhja e dy administratave qendrore të të ardhurave fiskale, duke mbledhur pothuajse 60% të të ardhurave tatimore të buxhetit. TË dy administratat janë institucione publike të qeverisjes qendrore me histori të gjatë dhe të shquar, dhe të dyja janë departamentet më të dallueshme të qeverisë shqiptare pas viteve ’90.
TË dyja agjencitë e të ardhurave kanë origjina të ndryshme dhe kanë punuar në mënyrë të pavarur, pasi Doganat ishin pjesë e pushtetit lokal para viteve ’90. Megjithatë, që 5 vite më parë doli në qarkullim për diskutim të brendshëm një kërkesë për bashkëpunim më të madh midis dy agjencive. Pikëpamja u nda për debat me disa analistë, ministra të kabinetit dhe drejtues të lartë të qeverisjes qendrore, menaxhmentit të lartë të dy administratave dhe me anëtarët e komisioneve parlamentare.
Megjithatë, gjithë diskutimet u lidhën me realitetin që egziston midis dy administratave, si dhe cila është shkalla e bashkëpunimit mes dy agjencive të taksave. Panorama ekstreme e kësaj kohe favorizonte gjithsesi bashkimin e funksioneve të ndryshme të taksave për të formuar një departament të vetëm tatimor, në rolin e një institucioni pilot me funksione të reduktuara dhe pa ndikimin në performancën e të dy administratave.
Marrëdhënia në mes të AT dhe Doganave përsëri u bë një çështje e diskutuar me futjen e akcizave nën administrimin e doganës në vitin 2012. Mosmiratimi i idesë së bashkimit ishte së pari e dukshme në komentet e ekspertëve të FMN-së, të cilët në raste të ndryshme edhe më pas kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë temë.
Tre argumentet kryesore kundër bashkimit që dolën nga diskutime të detajuara të mbajtura për çështjen e bashkimit mund të përmblidhen në tre grupe. SË pari, mënyrat e ndryshme në të cilat të dy agjencitë punojnë është për shkak të natyrës së ndryshme të taksave që ato administrojnë. SË dyti, koha për të përfunduar auditimin në rastin e TVSH-së është krejtësisht e ndryshme nga ajo e taksave direkte. SË treti, ky ndryshim në natyrën e taksave dhe historikut kërkon grupe të ndryshme të kompetencave ligjore për të dy agjencitë e taksave, duke përfshirë këtu edhe mungesën e kapaciteteve të duhura për administrimin dhe gjithashtu stafin jo të kualifikuar me problemet komplekse me tatimet ndërkombëtare.
Por ideja e bashkimit përsëri nuk fitoi terren të favorshëm me mjedisin e atëhershëm politik, dhe si rezultat i problematikave dhe bashkëpunimit në mes të dy agjencive vijoi si teori joformale dhe diskutimi deri në vitin 2014. NË këtë vit kryeministri propozoi për të filluar procesin e analizimit të mundësisë së bashkimit të dy agjencive.
NË një mënyrë interesante, qeveria tashmë në ndryshim të plotë të pozicionit të saj të gjatë për këtë çështje, e ka shpallur në heshtje bashkimin e dy administratave. Duke sjellë në kujtesë evoluimin historik të dy agjencive të veçanta tatimore në Shqipëri, pritet që struktura e re e tatimore dhe doganore do të jetë e fokusuar rreth klientëve dhe funksioneve në vend që të jetë e orientuar direkt rreth taksave.
Arsyet kryesore për të realizuar planin e bashkimit janë të bazuara në
1.Efikasitetin dhe uljen e kostos
2.Fokusimin te klienti
3.përgjegjshmëri dhe llogaridhënie më e madhe
Kontrollet direkte dhe ato nga zyra mund të kombinohen për të siguruar efektivitet të shpenzimeve administrative si dhe rritje të fokusit ndaj konsumatorëve (taksapaguesve). Argumenti i efikasitetit është shumë optimist në misionin e administratës së re, e cila do të synojë për të shpëtuar mijëra orë kontrolli dhe verifikimesh që deri më sot nuk janë edhe shumë të sakta.
Kategoria e dytë e përfitimeve, e cila është një përmirësim i veprimeve të administratës tatimore të orientuar drejt taksapaguesve duket të jetë shumë ambicioz, pasi shqetësimet nga biznesi shqiptar janë shumë të ndjeshme për këtë pikë në vitet e fundit.
Objektivi i tretë kryesor duhet të jetë përmirësimi i llogaridhënies. Përgjegjshmëria është një nocion kompleks dhe në sektorin publik është përdorur shpesh pa u kuptuar se ajo është shumë e ndjeshme në natyrë dhe mund të përcaktohet në mënyra të ndryshme nga aktorë të ndryshëm.
Sipas mendimit tonë kjo thjesht kuptohet se duke ndarë politikën nga administrimi, kuadri llogaridhënies do të jetë më i përmirësuar. Çelësi për bashkimin është pra, i ndërtuar mbi këto tri argumente kryesore.
Nuk ka dyshim, se ka shumë aktorë të cilët do të duan të ndajnë entuziazmin e momentit dhe ky komunitet është optimist. Por, duke qenë se problemet dhe shqetësimet aktuale të mbledhjes së taksave dhe të bërit tatime janë më shumë se një, atëherë është ende herët për të menduar për një bashkim të afërt të dy agjencive.
SË pari, është ndryshimi i dukshëm në kulturën e dy agjencive; së dyti, është kuadri i ndryshëm ligjor dhe kompetencat dhe rregullat që duan kohën e tyre për tu përqasur dhe përshtatur me modelin e një administrate të bashkuar dhe që duhet të ketë kujdes nga mbivendosjet; së treti, puna e rëndësishme që duhet të ndërmerret në çdo reduktim në kostot e pajtueshmërisë që nuk duhet kurrsesi të përballohen nga bizneset.
Megjithatë, nëse performanca e administrimit në të ardhmen do të sugjerojë se objektivat e pretenduara zyrtarisht janë realizuar, atëherë kjo nismë politikë do të shfaqet si një shpjegim më i besueshëm për bashkimin e dy agjencive të taksave.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.