Analiza statistikore PESHA E TAKSAVE TË PUNËS PËR FAMILJET NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME VENDET E OECD
ALTAX vjen me një punim të ri, nëpërmjet të cilit ofron një këndvështrim të ri përsa lidhet me ndikimin e barrës së taksave të punës te mënyra se si duhet të ndërtohet një model politike që të përshtatet me mjedisin ekonomik dhe social.
Analiza statistikore Pesha e taksave të punës për familjet në Shqipëri KRAHASUAR ME VENDET E OECD tregon nëpërmjet krahasimit me vendet e OECD dhe me Kosovën, se pesha e tatimit mbi pagën dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri është e lartë dhe ka një ndikim negativ në kërkesën për fuqi punëtore.
Rritjen më të madhe e shikojmë te familja me një pagë të vetme, me status beqar dhe pa fëmijë, ku në fund të tremujorit të katërt 2023 pesha e taksave të punës është rritur 13.3% më shumë duke përfshirë atë fashë të punonjësve që është në nivelin e pagës 128.6 mijë lekë dhe gjendet në rrjeshtin e parafundit të nivelit të pagave më lart. Nëse paga rritet edhe më tej kjo peshë e taksave të punës është edhe më e lartë.
Modeli aktual i deklarimit të të ardhurave dhe shpenzimeve familjare është rezultat i një kombinimi të trashëgimisë së sigurimeve shoqërore dhe reformimi i fundit i taksimit progresiv, e ndryshoi pak përsa i përket shpërndarjes së drejtë të barrës tatimore te familjeve sipas tipologjive të analizuara.
Pesha margjinale e taksave të punës në Shqipëri në Tremujorin e 2-të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt 2023 duket se nuk ka ndryshim, pasi rritja e pagës mesatare është vetëm 89 lekë.
Ndërkohë, pesha tatimore për një individ pa fëmijë në Kosovë në 2023, paga bruto e të cilit është e barabartë me shumën vjetore të pagës mesatare bruto është 35.7%, pa përfshirë përfitimet jo të tatueshme (përfitime ushqimi dhe transporti).
Me fjalë të tjera, në fund të tremujorit të parë 2024, për një punëmarrës në Kosovë, me pagë mesatare bruto 610 Euro në muaj, kostoja totale e punës i arrin në 61 Euro në muaj.
Ndërkohë, një punëmarrës, që merr pagë bruto 1.019 Euro në muaj (sa 167% e pagës mesatare) kostoja totale e taksave të punës i arrin në 61.14 Euro në muaj, apo sa 6% e shumës vjetore të pagës bruto.
Ndërsa punëmarrësi me pagë bruto 409 Euro në muaj i llogaritur sipas metrikës së OECD (sa 67% e pagës mesatare) ka një kosto totale të punës 65.4 Euro në muaj, apo sa 14.9% e shumës vjetore të pagës bruto.
Të tre nivelet e pagave, që përkojnë me një pagë nën mesatare, me një pagë mesatare dhe me një pagë mbi mesatare kanë një peshë tatimore mbi punën e tyre në nivel progresiv duke filluar nga 10% në 6% deri në 14.9% duke shfaqur një peshë tatimore jo proporcionale në raport me pagën.
Sistemi fiskal në Kosovë nuk ka lehtësira tatimore për familjet me individë beqar.
Rezultatet tregojnë se pesha mesatare e tatimeve për pagën e dytë ishte më e lartë se për punëmarrësit beqarë në shumicën e vendeve të OECD në vitin 2023. Diferencat ishin kryesisht për shkak të tatimit të përbashkët ose pranisë së lehtësimeve tatimore, që ishin në dispozicion vetëm për një bashkëshort ose vareshin nga përfitimet e përbashkëta. Rezultatet tregojnë gjithashtu se pesha mesatare tatimore ishte më e lartë për një pagë të dytë që fillon punën me 100% të pagës mesatare sesa me 67% të saj, si rezultat i progresivitetit të sistemeve tatimore në OECD. Mesatarja e taksave shihet pak më e lartë për ata që marrin pagë të dytë me fëmijë, sesa për ata pa fëmijë.
Mesatarisht në të gjithë OECD-në, kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore (S.SH&SH) të punëdhënësve dhe tatimi mbi të ardhurat janë komponentët më të mëdhenj të peshës tatimore për pagat e dyta. Humbja e përfitimeve të fëmijëve kontribuon në peshën tatimore për personat që me pagë të dytë me fëmijë që fillojnë punë. Për rreth dy të tretat e vendeve të OECD-së, pesha mesatare e tatimeve për punëmarrësit me nivel page të dytë u ul midis 2014 dhe 2023 për familjet e ndryshme të analizuara, në shumicën e rasteve për shkak të tatimit më të ulët mbi të ardhurat. Diferenca midis peshës mesatare tatimore të pagës së dytë pa fëmijë dhe asaj të një page ekuivalente për punëmarrës të vetëm u ngushtua gjithashtu pak gjatë kësaj periudhe.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.