Formalizimi i turizmit në 2025 midis rezultateve të pjesshme dhe sfidave të hapura

Formalizimi i turizmit në 2025 midis rezultateve të pjesshme dhe sfidave të hapura

Procesi i formalizimit të turizmit gjatë vitit 2025 është shoqëruar me disa rezultate pozitive, por edhe me sfida të dukshme që mbeten ende pa një përgjigje të plotë. Raportimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Ministrisë së Financave nxjerrin në pah një panoramë të përzier: arritje të pjesshme, mungesë transparence dhe nevojë për konsolidim më të fortë institucional.

Rezultatet e arritura deri tani

Sipas të dhënave zyrtare dhe ato që ka monitoruar ALTAX bazuar te Indeksi i Fizibilitetit pë planin e Turizmit, rezulton se:

  • Qarkullimi i deklaruar është rritur në mënyrë të ndjeshme, i lidhur drejtpërdrejt me një rritje +22% të vizitorëve në strukturat akomoduese krahasuar me një vit më parë.
  • Është evidentuar rritje graduale e numrit të punonjësve të deklaruar dhe të fondit të pagave, duke reflektuar një formalizim më të mirë të marrëdhënieve të punës.
  • Janë hedhur hapat e parë për zgjerimin e tatimpaguesve me përgjegjësi TVSH, veçanërisht në aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimeve të ushqimit.

Këto tregues flasin për një përmirësim të administrimit fiskal, megjithatë, efektet e plota të masave mbeten të pjesshme.

Në prag të mbylljes së sezonit veror, transparenca mbetet një nga problemet kyçe.

  • Nuk ekziston ende një raport i detyrueshëm publik mbi përmbushjen e objektivave dhe rezultatet e plota, duke përsëritur të njëjtën situatë si vitet e mëparshme.
  • Shumë objektiva, si rritja 20% e të ardhurave nga TVSH apo reduktimi i deklarimeve me paga minimale, raportohen vetëm pjesërisht.
  • Kjo e bën të vështirë të matet qartë nëse ka pasur një transformim real të administrimit tatimor dhe nëse është rritur llogaridhënia e institucioneve.

Në mungesë të publikimit të rregullt të të dhënave të verifikueshme dhe të një kulture të fortë transparence, procesi rrezikon të ngecë në gjysmë të rrugës.

Plani sektorial i turizmit dhe objektivat e tij

Qeveria ka miratuar një plan sektorial për formalizimin e turizmit, me objektiva të qarta që duhen arritur gjatë vitit 2025:

  • Rritja e qarkullimit të deklaruar gjatë sezonit turistik, si tregues i efektivitetit të masave.
  • Rritja e numrit të punonjësve të deklaruar, duke evidentuar fuqinë punëtore reale.
  • Rritja e fondit të pagave të deklaruara, duke reflektuar pagat reale sipas profesioneve.
  • Reduktimi i deklarimeve me paga minimale, duke e afruar raportimin me të dhënat reale të tregut.
  • Rritje në numrin e tatimpaguesve me përgjegjësi TVSH, ku objektivi është +20%.
  • Rritje e të ardhurave nga TVSH në turizëm, me normë 6%, gjithashtu në nivelin e +20%.
  • Zgjerim i numrit të tatimpaguesve me TVSH standarde, në aktivitetet e bar-restoranteve dhe akomodimit, me një objektiv +10%.
  • Monitorim i pagesave për parandalimin e borxheve tatimore.
  • Formalizimi i subjekteve të paregjistruara apo pasive, që vijojnë aktivitetin në mënyrë informale.
  • Rritje e numrit të tatimpaguesve të regjistruar për Tatimin në Burim.

Nga njëra anë, shifrat flasin për një përmirësim të pjesshëm, por nga ana tjetër, shumë objektiva strategjike mbeten ende pa u përmbushur, si:

  • Transparenca e të dhënave është pika më e dobët, duke e bërë të vështirë ndërtimin e besimit mes tatimpaguesve dhe institucioneve.
  • Zbatimi i masave nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me një sistem të qëndrueshëm monitorimi dhe raportimi.
  • Ndërgjegjësimi i bizneseve dhe përmbushja vullnetare e detyrimeve janë ende larg standardeve që kërkohen për një sektor me peshë kaq të madhe në ekonomi.

Nëse administrata tatimore synon një transformim të vërtetë në turizëm, nuk mjafton thjesht zbatimi i masave të formalizimit. Sfida e madhe qëndron te krijimi i një sistemi të qëndrueshëm, ku:

  • tatimpaguesit shohin qartë rezultatet,
  • institucionet japin llogari në mënyrë të rregullt,
  • politikat përkthehen në rritje besimi ndaj shtetit dhe në zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të turizmit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.