4 stinët e kostos së qeverisjes

4 stinët e kostos së qeverisjes

Prelud

Ka dy rrugë për individët të grumbullojnë mirëqenie dhe pasuri: ose të prodhojnë, ose të grabitin. Qytetërimet më të zhvilluara kanë ecur përpara duke prodhuar apo kryer shërbime dhe i kanë shkëmbyer ato me të ardhura. Kjo mënyrë e grumbullimit të të ardhurave ndihmon si partneritetin e sipërmarrjen, po ashtu dhe mirëqenien e shoqërisë. Por, ndonjëherë rregullat e ndonjë kohe i lejojnë njërëzit të ecin përpara duke grabitur çfarë kanë prodhuar të tjerët. Kjo mënyrë jo vetëm nuk gjeneron të ardhura shtesë, por konsumon burimet dhe si rrjedhojë ul mirëqenien e shoqërisë. Në botën moderne ka ndodhur të përdoret vetë qeveria për grabitje nga individët që janë pjesë e saj. Sasia e burimeve që u jepen lobingjeve qeveritare, fushatave të zgjedhjeve dhe favore të formave të ndryshme që bëhen nga zyrtarët e qeverisë janë të lidhura direkt me lehtësimin që u bën qeverisja fitimeve përsonale (apo grupeve të interesit) duke rritur shpenzimet e grupeve të tjerë. Akoma më tej, kur qeveria dështon në dhënien e projekteve publike përfituesit të parë pa shkelur rregullat e vendosura, njërëzit do të nxiten të harxhojnë më shumë kohë duke u përpjekur të organizohen dhe lobizohen, sesa të rritin prodhimin e të mirave matëriale.

Qeverisja e mirë duket nëse është në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së individëve, kur ajo inkurajon prodhimin dhe çkurajon grabitjen. Akoma më e qartë kjo duket, kur ajo qëndron më shumë si forcë neutrale duke mbrojtur të drejtat e pronësisë dhe zbatimin e kontratave ligjore.

 pranvera burimet qeveritare

Kostua e çdo produkti është ajo që duhet të jepet për t’u prodhuar. Qeveria nuk bën përjashtim nga kjo. Por, sektori privat ka humbje përsa i përket burimeve që janë të angazhuara me shërbimet dhe furnizimet e sektorit publik. Burimet që shkojnë për ruajtje rendi, programe sociale, ushtri, shëndetësi, edukim ose ndonjë produkt tjetër qeveritar, në fakt kanë përdorues të grupeve shoqërorë dhe sektorëve ekonomikë të ndryshëm. Nëse këto burime nuk do të ishin të lidhura me produktet qeveritare, atëherë do të ishin të lira për sektorin privat. Kostua e këtyre produkteve, pavarësisht nëse burimi i financimit të tyre vjen nga taksat e mbledhura të vitit sjell në vetvete rritje të borxhit apo hedhje të parasë së tepërt në qarkullim.

Një shembull nga fusha fiskale. Mbledhja  e tatimeve e taksave dhe detyrimi i njërëzve për të zbatuar legjislacionin është një kosto burimesh njërëzore. Deklaratat tatimore duhen përgatitur dhe monitoruar; ndërkohë ligjet fiskale duhen zbatuar. Megjithatë, burimet e përdorura në këtë fushë nuk janë të majftueshme për asnjërin nga sektorët, si atë privat, por dhe atë publik. Në ShBA, nga studimet e kryera vërehet se për përgatitjen e plotësimin e formularëve për tatimet e taksat, shoqërive dhe individëve u nevojiten për çdo vit fiskal rreth 5.5 miliard orë pune ose sa 2.7 milion punonjës me orar të plotë. Ndërkohë, po e njëjta kohë i duhet dhe administratës tatimore amerikane dhe madje pak më tepër për përpunim, selektim dhe më tej administrim të tyre. Por, shumë mirë këtë punë tashmë kanë kohë që e bëjnë sistemet e integruar informatikë. Kjo ka sjellë një shfrytëzim racional të kohës së punës, rritje të efektivitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe zgjerim të hapësirave kohore për studim të bazës së tatimpaguesve për një shpërndarje të ngarkesës fiskale sa më progresive në raport me të ardhurat e përfituara prej gjithsecilit shtetas. Dhe kjo u ideua po nga administrata publike duke ndërtuar strategji kombëtare afatgjata dhe për gjithë segmentet administrative publike.

Nisur nga politikat tatimore aktuale, te ne nëse do të vazhdojmë të mbajmë një ngarkesë fiskale të pashpërndarë drejt në të gjithë grupet e shoqërisë shqiptare (pjesa e bujqësisë nuk jep asnjë kontribut për shërbimet publike që përfiton nga qeveria) dhe mangësi në shfrytëzimin efektiv së burimeve të administratës do të rezultojë me vazhdimësinë e deformimit të çmimeve të tregut. Si rrjedhojë, kjo situatë do të bënte të painteresuar njërëzit dhe bizneset të bëjnë më shumë shkëmbime nga frika se nuk do te kenë po të njëjtat përfitime, si kompensim. Aktiviteti i munguar nga ky fakt është një kosto për ekonominë në tërësi. Nga ana tjetër, kjo do të sjellë dhe largimin e individëve nga jeta formale ekonomike duke synuar të derdhin mundin e tyre në aktivitete informale, që është një kosto apo peshë e shtuar për ekonominë dhe qeverinë.

Ky është fakti pse kostot e blerjeve qeveritare peshojnë më shumë se fatura fiskale apo niveli i shpenzimeve. Çelësin e burimeve më të mëdha për një buxhet të vogël si ky joni, e gjejmë te mirë administrimi dhe mirë organizimi.

vera  taksat dhe defiçiti buxhetor

Kur shpenzimet qeveritare kalojnë të ardhurat që mblidhen rezulton defiçiti buxhetor. Për vitin 2003 ai ishte sa 10% e PBB-së. Burimi i defiçitit nuk është aq i kollajtë për t’u zbuluar. Kështu, parlamentarët pëlqejnë të shpenzojnë lekë për programe qe kenaqin zgjedhesit e tyre. Nga ana tjetër ata nuk parapëlqejnë t’i taksojnë ata. Kjo për ta do te thotë vendosje e një kostoje te dukshme mbi votuesit. Defiçiti është një alternative drejt tatimeve aktuale. Ai shtyn koston e dukshme te qeverise ne një te ardhme.

Por, çfarë efekti ka financimi i defiçitit për ekonominë?

Argumentimet aktuale thonë se financimi i defiçitit jep efektin e shtyrjes se tij për te ardhmen duke mos renduar kështu vetëm mbi qytetaret e sotëm, por dhe për qytetaret e ardhshëm. Megjithatë, duke vërejtur praktiken botërore për këtë fenomen mund te thuhet se zhvendosja e borxhit ne te ardhmen është i kushtëzuar nga realitetet specifike. Nëse brezi i sotëm arrin t’u lere pasardhëse te tij, apo fëmijëve te sotëm shume fabrika, makina, shtëpi, dije dhe shume asete te tjera prodhuese, atëherë mund te themi se u kemi lënë brezave te ardhshëm një potencial prodhues qe konsiderohet i larte. Nga ana tjetër nëse do t’u lihen me pak nga këto asete dhe me shume bono qeveritare atëherë dhe potenciali prodhues do te zvogëlohet. Kështu, duke pare se si ndikon borxhi qeveritar te brezi i ardhshëm ne fakt arrijmë te njohim efektin e tij mbi kapitalin e krijuar ne vend. Për vendin tone ka shume pune për t’u bere ne këtë pike, pasi duhet ta nisim se pari me inventarizimin e gjithë kapitalit te mbetur nga e kaluara dhe atij te krijuar ne këto vite demokraci tranzitore.

A do të mundte rritja e taksave të ulte defiçitin buxhetor? Apo thjesht a do të mundte të rrinte në këto përqindje sa është pa u rritur mirëadministrimi?

Studime të kryera për këtë temë, nga fiskalistë në vende të tjera, prezantojnë se kjo gjë nuk do të ishte e mundshme. Arsyeja gjendet te realiteti. Rritja e taksave mund të krijojë të ardhura më të mëdha, por nga ana tjetër çon në rritjen e shpenzimeve. Një studim i bërë disa vite më parë në ShBA, nga kongresi, tregonte se për çdo US.dollar shtesë nga rritja e të ardhurave tatimore, shpenzimet u rritën me 1.6 us.dollar, pra 0.6 us. dollarë defiçit. Regani e trajtoi problemin taksa-deficit ne mase te gjere në kohën kur ishte president i ShBA. Ai pranoi të ulte taksat, nëse kongresi do të ulte shpenzimet. Taksat u ulën, por shpenzimet dështuan me zbatimin në praktikë dhe nuk u ulën?! Në të njëjtin kurth ra dhe presidenti bush (babai i presidentit Xhorxh Bush) ne kohen kur ishte ne krye te shtetit amerikan. Dhe realisht është e vështire të ndodhë e kundërta. Ai që ka në dorë paratë do  t’i shpenzojë ato që i janë dhënë, madje në mos kërkoftë dhe të tjera.

Në vendin tonë nisur dhe nga të mësuarit nga gabimet e të tjerëve, por dhe nga këshillat e partnerëve ndërkombëtarë është iniciuar nga qeveria politika e uljes së shpenzimeve pa rritur taksat. Madje, viti që vjen do të hyjë me ulje si në asnjë vit më parë me ulje të përqindjeve tatimore. Thjesht, detyra kryesore për dy agjensitë e të ardhurave në vend mbetet rritja e nivelit të kapaciteteve e burimeve të administrimit dhe rritja e shkallës së zbatimit të ligjeve dhe rregullave njësoj për të gjithë. Megjithatë, këto llogari merren në konsideratë kur bëhet analiza e meritave të programit qeveritar.

vjeshta varfëria dhe programet qeveritare për ta luftuar

Kur u deklarua lufta ndaj varfërisë në ShBA, në mesin e viteve ‘60 u përhap një mendim se varfëria mund të eleminohej, nëse qytetarët me më shumë të ardhura do të ishin të gatshëm të derdhnin vetëm pak nga kursimet e tyre në drejtim të pjesës së qytetarëve të pafatë të shoqërisë.

Programe të hartuara mbi këtë mentalitet që u përhap u zbatuan anembanë nëpërmjet transferimit të fondeve me projekte qeveritare subvencionimi e ndihme për zhdukjen e varfërisë. Pas disa dekadash lufte ndaj varfërisë të qeverisë amerikane, por dhe të qeverive të vendeve më të industrializuara deklarojnë se varfëria nuk është zhdukur ende.

Analiza ekonomike te bëra nga studiuesit, theksojnë se është e vështirë te transferosh te ardhura nga një grup që i jep te ardhurat, te një grup tjetër, që i pret me etje këto të ardhura, ne mënyrë qe te përmirësojë mirëqenien e vet ne një perspektivë afatgjatë. Te ardhurat nuk janë si një shi magjik qe bie nga qielli dhe mund ta bëjnë te mrekullueshëm vendin ku ato bien. Gjithashtu te ardhurat kombëtare nuk janë një torte, te cilën qeveria mund ta prese ne pjese dhe t’ua u servire njerëzve anembanë. Përkundrazi, te ardhurat janë një gjë qe njerëzit e prodhojnë dhe fitojnë. Ajo fitohet nga individë qe sigurojnë te mira materiale dhe shërbime për individë te tjerë qe janë te gatshëm te paguajnë për to.

Përsa i përket shpërndarjes se te ardhurave, e rëndësishme për qeverinë është vendosja e kritereve ne raport me aftësinë përthithëse optimale të grupit ku transferohen te ardhurat. Kjo shpërndarje të ardhurash duhet përcaktuar në raport me rentabilitetin e tyre, me kohen dhe me nevojat imediate dhe perspektivë të rajonit ku qeveria transferon të ardhura.

Një shembull për ta konkretizuar këtë mendim. Supozojmë sikur qeveria vendos te japë një shume te ardhurash prej 20 leke çdo njeriu, qe i duhet të rrije në radhe ne sportelet e bankës për të marre secili pjesën e vet, prej orës 8 te mëngjesit deri ne orën 4 mbas dite. Radhe e gjate do te krijohej sa hap e mbyll sytë me të marrë vesh njoftimin. Por sa e gjate do te ishte radha dhe sa te gatshëm do te jene njerëzit te rrinë gjithë ditën ne radhe duke marre nga koha e punës dhe aktivitetit te tyre? Një personi, te cilit një ore pune i kushton me pak se 2 leke, ai e mendon se ja vlen te rrije 10 ore ne radhe për te fituar shumen prej 20 leke. Te tjerë, te cilëve ora e punës u kushton me shume se 2 leke ne ore mendojnë se si mund te bëjnë ndryshe për ta rritur vlerën e tyre dhe te mos rrinë duke pritur. Nisur nga ky shembull, mund te themi se kur njerëzit duan te bëjnë diçka duke pritur për te plotësuar kriter pas kriteri për t’u kualifikuar, një pjese e madhe e energjive dhe potencialit te tyre humbet duke rendur pas plotësimit te kritereve.

Vendet qe kane aplikuar subvencione për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të luftuar varfërinë dhe mjerimin, përveç ndonjë efekti të kufizuar pozitiv, efektet dytësore qe rrjedhin nga ky fakt kane rezultuar me shume negative. Realitetet e këtyre vendeve kane treguar se është shume vështirë te subvencionohen njerëzit ne nevoje ne periudha afatgjata. Pasi njerëzit janë te prirur qe aty ku ata mund te përfitojnë diçka për te cilën nuk lodhen për ta prodhuar direkt, por e marrin ne forme subvencioni nëpërmjet programeve te ndihmës, ata qëndrojnë pasive dhe nuk përpiqen për rritjen e te ardhurave personale dhe përsosjes se ambjentit ku jetojnë. E pra, kjo nuk ka pse te stimulohet me tej atëherë. Subvencioni i projekteve te punës e zhvillimeve zonale do te ishte shiu magjik për banoret e zonave te varfëria.

dimri zbatimi i rregullave kushtetuese – çelësi drejt zhvillimit ekonomik

Është marrëzi intelektuale e kohës tonë këndvështrimi se zgjedhjet në vetvete do të krijojnë një ambjent stimulues drejt progresit ekonomik. Si historia dhe teoria politike na tregojnë se ky këndvështrim është i rremë. Nëse qeverisja qëndron si një force pozitive ne favor te zbatimit te rregullave kushtetuese, rregullat e lojës politike duhet te luhen te tilla, qe te vetesjellin interesat e votuesve, politikaneve dhe zyrtareve ne harmoni me progresin ekonomik. Nëse do te kishim shndërrimin dhe largimin prej këtij funksioni te saj, atëherë gjithshka do te ishte një proces se kush te rrëmbente më shumë për vete duke krijuar dy lloj aktivitetesh kryesore: përçarjen dhe grabitjen. Individët do të fillonin të harxhonin më shumë kohë dhe energji për të  marrë copat e tortës dhe më pak kohë për ta prodhuar tortën. Si rrjedhojë, produkti i brendshëm bruto do të bëhej realisht gjithnjë e më i ulët. Armiqësia, mungesa e besimit, madje dhe urrejtja do të fillonin të rriteshin, duke nisur periudha e një stanjacioni, apo ndryshe koha e parakrizës. Jeta në një ambjent të tillë, të tejpolitizuar nuk është e kënaqshme për asnjë arsye, apo jo?!

Çfarë kushtesh duhet të ketë një program dhe një vend demokratik për të promovuar dhe zhvilluar progresin ekonomik dhe stabilitetin e vendit? Analistët e vendeve te zhvilluara industriale nuk kanë qene te rezervuar te shprehen ne këtë drejtim me propozime qe ndihmojnë direkt këtë analize dhe qe janë përmendur me poshtë.

– asnjë qeveri përgjithësisht nuk duhet të mbaje për shume kohe pronësi private, si pjesërisht dhe tërësisht me mendimin qe ta përdore për shërbime publike. Te paktën, kur është e detyruar te eci ne këtë rruge ajo duhet ta realizoje me çmimet e tregut dhe pa prekur asnjë te drejte te shtetasve te vet qe ju garantohen me kushtetute. Veprime qe nuk zbatohen ne këtë mënyrë duke u justifikuar me pretekstin e interesit publik përbëjnë një dere te hapur për abuzime, qe duhet mbyllur sa me shpejt.

– e drejta e njërëzve për te blere dhe shitur legalisht mallra dhe shërbime nuk duhet kufizuar apo dhe penguar nga qeverisja qendrore dhe lokale me pretekste te ligjit. Liria e shkëmbimit është guri i themelit te progresit ekonomik. Kontrollet e çmimit, kufizimet e licencimeve me motive profesionale dhe territoriale si dhe pengesa te ngjashme (nuk duhet keqkuptuar rasti i certifikimit të aktivitetit me kriteret e licencimit) janë pengesa ne rrugën për zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, vendosja e auto kufizimeve brenda segmentit te kompetencave te çdo zyrtari, vetë qeverinë do ta lehtësonte nga kostot e tepërta dhe do ta ndihmonte në realizimin e targeteve për zhvillimin ekonomik dhe limitimin e përzierjes së politikanëve në afera të atilla, qe janë për t’u shërbyer interesave të një grupi të caktuar shoqëror.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: