Vlerësime për administrimin e akcizës

Vlerësime për administrimin e akcizës

Të ardhurat nga akcizat për 10 muajt e fundit 2016 u përmbushën në nivelin e 82% të programit vjetor, me një rritje mesatare prej 4% (1.7 miliard lekë) krahasuar me 10-mujorin e parë 2015 apo 19% më shumë në raport me mesataren e dekadës së fundit. Ndërkaq, situata e performancës edhe në 10 mujorët e 2017-2019 ka ruajtur të njëjtat nivele realizimi.

Çfarë ndodh brenda kësaj takse që mban një peshë sa 15% e gjithë të ardhurave tatimore dhe doganore?

Në kushtet kur buxheti duhet të justifikojë performancën e tij për zërin e dytë më të rëndësishëm të të ardhurave tatimore mbetet gjithsesi emergjente për doganat, analizimi i rezultatit si edhe programimi i detyrave për rritjen e performancës dhe plotësimin e objektivit buxhetor.  Nga krahasimet statistikore, rezulton se ndikimi kryesor në arkëtimet nga akciza ka ardhur nga karburanti dhe pijet alkoolike dhe ndikimi më i ulët vjen nga cigaret.

Në këtë kontekst përpara se sa të komentojmë le të fokusohemi në disa raporte që mundet te tregojnë një pozicionim më të qartë të akcizës në hartën e të ardhurave tatimore.

Sipas statistikave, numri i tatimpaguesve të regjistruar me aktivitet në prodhim dhe tregtim të mallrave të akcizueshme në gjithë vendin është mbi 1.200 tatimpaguesë. Pesha që kanë mbajtur në të ardhurat tatimore ky grup i tatimpaguesve si më lart (gjithë tatimet që kanë paguar përfshi edhe akcizën) është sa 20 për qind e totalit të të ardhurave tatimore . Pesha që kanë mbajtur për TVSH ka qenë 13 për qind, ndërsa pesha për tatim fitimin ka qenë 7 për qind.

Por cila është tradita e kontrollit të mallrave të akcizueshme?

Në periudhën kur akciza ishte objekt kontrolli nga administrata tatimore(deri në 2011) ajo kontrollohej si gjithë tatimet e tjera, bazuar mbi përzgjedhje manuale nga drejtoritë rajonale, si edhe kontrolle antievazion që programoheshin sipas informacioneve nga hetimi tatimor. Tatimet kanë kryer deri në 30% të subjekteve që prodhonin apo tregtonin mallra të akcizueshme. Ndërsa, doganat në vitet e para dhe deri vonë kanë patur një qasje të kontrollit në numër më të ulët. Ndërkohë, mungesa e bashkëpunimit mes administratave që mbledhin të ardhurat për buxhetin është një problem që nuk është adresuar ende për zgjidhje.

Nga statistikat e institucioneve, peshën kryesore të zbulimeve të detyrimeve të munguara në kontrollet e kryera e kanë mbajtur përherë karburantet, që kanë kaluar mbi 90% të vlerës së zbuluar. Ndërsa pijet alkoolike, cigaret dhe kafeja kanë patur të njëjtën vlerë zbulimesh.

Por, nëse shihet sa është efektiviteti i arkëtimeve të zbulimeve, mbetet që të ketë ende një shënjestër më të mirë të kontrollit, pasi një pjesë e zbulimeve apelohen në nivel administrativ, apo shkojnë në gjykatë dhe një pjesë tjetër janë kthyer në detyrime të papaguara.

Bazuar në treguesit që përmenden më lart, por edhe nëse krahasojmë më shumë statistikat ndër vite, duket se kemi të bëjmë me një luhatje të administrimit të akcizës nga trendi historik në vite. Për të dhënë një qasje më efektive dhe për të rritur garantimin e mbledhjes së akcizës sipas detyrimit që duhet të përgjigjet çdo person që prodhon e tregton mallra të akcizueshme nevojitet që vetë administrata të dijë të orientohet në programet e saj duke të mbështetur te menaxhimi i riskut.

Trajtimi me rrisk nevojitet për të rritur barazinë e operatorëve në treg, por edhe për të ulur kostot e administrimit të këtij tatimi që vlen për buxhetin, po aq sa vlen për konsumin. Përdorimi i riskut organizon shfrytëzimin e burimeve  në mënyrë efektive (100% e territorit, e pamundur). Administrimi i akcizës duhet trajtuar sipas metodologjisë së menaxhimit të riskut koordinimi me strukturat e tatimeve për analiza dhe shkëmbim informacioni duke koordinuar edhe listat e subjekteve, sipas riskut do të ishte një vlerë e shtuar për secilën nga administratat, dhe me efekte pozitive edhe për biznesin.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: