Testi i stresit (prova e rezistencës) mbi ekonominë shqiptare
Testi i stresit në mjekësi mat aftësinë e zemrës për të reaguar ndaj ndikimit të jashtëm në një ambient klinik të kontrolluar. Reagimi ndaj stresit nxitet përmes ushqimeve apo përdorimit të ilaçeve. Përmes rezultateve të tij, doktori përpiqet që të gjejë kurën e duhur për pacientin.
Testi i stresit (prova e rezistencës) përdoret dhe në sistemin bankar, për të matur aftësinë e sistemit financiar në përballimin e një krize ekonomike përballë disa skenarësh, si: rritja e papunësisë, rënia e prodhimit të brendshëm bruto, rritja e inflacionit (çmimeve), ulja e konsumit etj. Qëllimi është të verifikohet, nëse bankat kanë kapitalin e nevojshëm për të përballuar goditje të tilla, nëse ato do të ndodhnin në realitetin ekonomik e financiar.
Ndërsa dy rastet e sipërpërmenduara janë të njohura në literaturën botërore,në Shqipëri prej mbi dy vite po testohet me një provë të re rezistence mbi ekonominë dhe bizneset. Prej shtatorit 2015, ka filluar një operacion masiv për të luftuar informalitetin në vend. Ndërsa është theksuar në unison nga gjithë publiku dhe herë të tjera, që informaliteti i lartë pa mëdyshje duhet luftuar, faza e parë e ketij operacioni tregoi, se përqendrimi i dukshëm i tij në bizneset e vogla, jo vetëm i zbehu qëllimin operacionit, por rrezikoi të futej në një efekt bumerang.
Pse?
Nevojitet që një operacion të ketë mbështetje me një front sa më të madh. Dhe froni dhe aleati i madh në këtë luftë pa kompromis duhet të jetë biznesi i vogël.
Ekonomia po testohet dhe stresohet fort në pikën e saj më të fortë dhe njëkohësisht edhe më të dobët. Eshtë pika më e fortë, sepse biznesi i vogël ka qenë dhe vijon të jetë motori i zhvillimit në dy dekadat e fundit, sidomos në drejtim të punësimit (afër 35% të totalit), ose vetëpunësimit për të qenë më të saktë. Është pika më e dobët në ekonomi, pasi vitet e fundit jo vetëm është duke “u testuar” nga çorientimet e tregut dhe luhatjet e konsumit dhe zhvillimi i zinxhirëve të mëdhenj tregtarë të pakicës (një tendencë normale kjo në çdo ekonomi në zhvillim), por natyrshëm është dhe i pafuqishëm për të përballuar presionin e lartë të kontrolleve nga shteti. Moda e kontrolleve për të zbuluar evazionin në dy dekadat e fundit orientohet me çdo rast operacioni nga poshtë – lart.
Shumë biznese të vogla, të gjendura nën këtë presion nga të dy krahët (klientët që synojnë supermarketet dhe inspektimet e ndryshme nga shteti) po i bëjnë mirë llogaritë, nëse u leverdis që ta mbajnë aktivitetin apo ta transformojnë atë. Dhe nëse do të zgjidhnin alternativën e dytë, kjo do të shtonte problemet në ekonomi, në kushtet kur kostoja e punës dhe shtrirja e punësimit has në rezistencën e konkurencës së tregtisë informale. Të dhënat zyrtare treguan se në 2017 vendet e punës u shtuan me 0.8 pikë perqind krahasuar me nje vit me pare, duke ndryshuar pozitivisht status quo-në e ritmeve të punësimit. Ndërsa bizneset (të mëdhatë) investuan në sektorin energjetik dhe kryesisht në burimet natyrore me nje maturi të dukshme, e konfirmuar kjo nga deklaratat e bankierëve, që pohojnë se një nga arsyet e rënies së huasë është ulja e kërkesës për kredi për investime nga sipërmarrjet.
Është e vërtetë, që edhe pse operacioni antievazion (faza e dytë) u orientua te bizneset e mëdha, përsëri efekti i pritshëm erdhi nga profesionet e lira dhe bizneset e vogla, të cilat rritën numrin (bazën) e bizneseve të reja të regjistruara në TVSH dhe tatimin mb të ardhura, kryesisht mikro e të vogla. Por, të ardhurat e siguruara prej tyre janë vetëm një “grusht” lekësh në buxhetin e shtetit, të uritur gjithnjë për paratë e nevojshme për investime dhe shërbime. Konkretisht, mbi 30 mijë bizneset që u regjistruan vitin e fundit mund të sjellin në buxhetin e shtetit jo më tepër se 15-16 milionë euro, një shumë e papërfillshme krahasuar me 3 miliardë eurot që shpreson të ketë mbledhur Ministria e Financave nga taksat, kontributet e sigurimeve dhe tatimet per 2017.
FMN ka theksuar në vijimësi, se përqendrimi i burimeve antievazion te biznesi i vogël nuk është eficient, nëse krahasohet me koston që duhet për të kontrolluar këto biznese, pasi në rastin më optimal ato mund të sjellin deri në 5% të të ardhurave totale, ndërsa pjesa më e madhe e “hemoragjisë” vjen nga mungesa e një komunikimi vizionar me bizneset e mëdha. Janë këto biznese që në marreveshje pajtueshmerie me buxhetin duhet te mbushin ate pjese qe vjen si pasoje e programeve te tyre ekonomike, dhe pjesa tjeter duhet te kerkohet te borxhet tatimore dhe evazionistet. Ne fund ajo qe ngelet kerkohet te biznesi i vogel
Një ekonomi, që ka 25 vjet me sëmundje të ndryshme nëpër çdo pjesë të “trupit”, po testohet me “medikamente” qe duket se pavaresisht synimit te deklaruar nuk duket se po japin efekte të shërimit, të paktën brenda ketyre pak viteve. Megjithese duhet falenderuar vullneti i shprehur per tu luftuar semundja e pasherueshme e evazionit ajo qe te vjen per te shtuar ne keto raste eshte qe “sëmundja” duhet mbajtur nën kontroll.
Ndoshta duke bërë teste mbi biznesin jemi duke rrezikuar të kemi efektin e kundërt. Pasi ndodh, që pas nje perdorimi pa nderprerje te nje testi antievazion, te pashoqëruar me te tjera veprime te bashkrenduara do te sforconin si ekonominë, po ashtu dhe bizneset, sidomos ato të voglat, duke sjellur si pasoje në mosreagimin e mëtejshëm nga biznesi ndaj kësaj prove. Efekti me i demshem dhe me pasoja afatgjata do te jete ne klimen e të bërit biznes dhe ne deformimin e objektivit te rritjes ekonomike, duke bërë që prova e rezistencës e përdorur të ketë qenë e e dëmshme te ky mentalitet biznesi shqiptar.
Ups…!
Punuar nga një shkrim me të njëjtin titull me autorësi nga Revista Monitor.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.