Të ardhurat për frymë në Shqipëri dhe kursi këmbimit, 2002-2022

Të ardhurat për frymë në Shqipëri dhe kursi këmbimit, 2002-2022

Në një llogaritje statistikore të tendencës së raportit të të ardhurave për frymë në 20 vitet e fundit (2002-2022) shihet se ka një rritje me 3.73 herë më shumë. Kjo rritje është tregues i zhvillimit ekonomik, por edhe i treguesit të uljes së popullsisë, i cili ndikon direkt në rezultatin e raportit[1].

Nëse e fillojmë shqyrtimin për periudhën në 2002 – 2012 rritja e të ardhurave për frymë (e shprehur në Lekë) është 2.29 herë. Ndërsa në 2012 – 2022 rritja e të ardhurave për frymë është 1.62 herë.

Në 2002 – 2012 rritja e të ardhurave për frymë (e shprehur në US. Dollarë) është 2.98 herë. Ndërsa në 2012 – 2022 rritja e të ardhurave për frymë është 1.59 herë.

Ndërkohë, në 2002 – 2012 rritja e të ardhurave për frymë (e shprehur në Euro) është 2.25 herë. Ndërsa në 2012 – 2022 rritja e të ardhurave për frymë është 1.98 herë.

Ashtu si shihet edhe në grafik, tendencat e të ardhurave për fryme sipas raportit që shprehet në US. Dollarë është më lart se tendenca e të ardhurave për frymë sipas raportit që shprehet në Euro për periudhën e parë dhe është më ulët për periudhën e dytë.

Ndërkohë, nëse shikojmë raportin e të ardhurave për frymë në Lekë, dukshëm nuk ka një përputhje me të dy treguesit.

Kjo nuk është ndonjë problem në shprehjen e raportit, për sa kohë në çdo moment të raportimit dhe prezantimit të treguesve mbahen të njëjtat vlera bazuar mbi të njëjtën monedhë.

Nëse për periudha të ndryshme raportimi do të përdoren tregues që shprehen me monedha të ndryshme, atëherë edhe raporti dukshëm që nuk pasqyron realitetin, pasi e gjitha çfarë rezulton është në varësi të kursit të këmbimit. Ashtu si kursi i këmbimit në përditshmërinë kur konvertojmë lekun me njërën nga monedhat ndodh që në një moment të kemi një vlerë më të madhe dhe në një moment tjetër të kemi një vlerë më të vogël, po ashtu ndodh edhe në momentin kur llogariten statistikat dhe raportohen për publikun.

Kështu, te ardhurat per fryme (banor) ne Shqipëri, 2002-2022

të konvertuara ne Euro dhe
të konvertuara ne US. Dollarë

kanë ndryshim me njëra tjetrën nëse i shikojmë ne periudhën kohore 2002-2022.

Ndërsa është i njëjti raport (te ardhurat e PBB/Banor), në të vërtetë nuk ka përputhje mes tendencave kur konvertohen në valuta të ndryshme, pasi është kursi i këmbimit, që kur konvertohen monedhat në kohë të ndryshme dhe me kurse këmbimi që ndryshojnë, ato tregojnë vlera te ndryshme, që nuk janë reale.

Këtë mund ta shikojmë nga Tabela “Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për Banor në Shqipëri (Lek/USD/Euro), 2002 -2022“, jep në mënyrë të detajuar vlerat sipas raportit për çdo vit, në periudhën 2002 – 2022.

Ndodh që kur njëra monedhe,  është me e dobët se tjetra, atëherë edhe treguesi i të ardhurave për frymë (banor) krijon perceptimin jo real të një rritje të madhe dhe e kundërta.

Në realitetin e matjes se këtij treguesi, vlera reale është ajo që rezulton nga raporti në Lekë. Treguesit me vlera të tjera janë vetëm konvertime dhe nuk tregojnë realisht rritjen reale të të ardhurave për banor.

[1] PBB për frymë është shuma e vlerës bruto të shtuar nga të gjithë prodhuesit rezidentë në ekonomi plus çdo taksë produkti (më pak subvencionet) që nuk përfshihen në vlerësimin e prodhimit, pjesëtuar me popullsinë e mesit të vitit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: