Të ardhurat individuale, Dhurimi dhe Tatimi për to
Shumica e individëve e sigurojnë të ardhurën nëpërmjet pagës nga puna, nga shërbime që kryen dhe nga përfitimet prej investimeve në aktivet financiare dhe fizike, të tilla si: bono thesari, aksione në bursat financiare, pasuri e patundshme.
Të ardhurat individuale të tatueshme
Sipas përcaktimit të udhëzimit Nr.5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat” (në vijim udhëzimi) të ardhura të tatueshme në burim për një individ konsiderohet çdo e ardhur me burim në republikën e Shqipërisë e realizuar nga individë rezidentë ose jo rezidentë. NË gjithë përcaktimin e të ardhurës së tatueshme kuptimi kryesor lidhet me të ardhurën e realizuar. Pra, përgjigja se kush tatohet për të ardhurat e tij është e lidhur ngushtësisht dhe korrektësisht me realiziminn e saj nëpërmjet veprimtarisë individuale.
Por, si realizohen të ardhurat?
Të ardhurat mund të realizohen nga tre burime: puna, shërbimet dhe pronësia.
Te të ardhurat që realizohen nga puna përfshihen zakonisht paga, si dhe përfitime financiare dhe matëriale të lidhura me pagën. Te ky grup përfshihen edhe përfitimet për punonjësit e larguar nga puna për të cilët Gjykata ka vendosur kthimin në vendet e punës dhe përfitimin e pagës deri në momentin e kthimit në punë.
Te të ardhurat e realizuara nga shërbimet përfshihen shitja e punës intelektuale, shërbimet që kryhen nëpërmjet faqeve të internetit, shërbime individuale të kryera dhe që shiten nga aftësi inidividuale teknike e profesionale, drejtuese, artistike, sportive, kulturore, historike, oratorike, kujdestarie, dhe raste të tjera të ardhurash që shkëmbehen nga individi për shërbime që vetëm ai mundet ti japë për një tjetër individ të interesuar, apo për një biznes.
Te të ardhurat e realizuara nga pronësia dhe kapitalet përfshihen interesat e depozitimeve të kursimeve bankare, dividentët nga pjesëmarrjet në shoqëritë që shpërndajnë fitimin vjetor, të ardhurat nga qeradhënia e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme, të ardhura nga shfrytëzimi dhe dhënia në përdorim nga të tretë të të drejtave artistike dhe kulturore, dhe të ardhura që përfitohen nëpërmjet përfitimit të një të pagese nga një e drejtë apo pronësi.
TË gjitha këto kategori të ardhurash, por pa u kufizuar vetëm në përshkrimet e rasteve që përmenden konsiderohen si të ardhura të tatueshme për individin rezident shqiptar, por edhe për individin jorezident për njërën nga këto burime të ardhurash të krijuara brenda territorit të republikës së Shqipërisë.
Tatimi në burim
NË shumicën e vendeve, ashtu si edhe në Shqipëri të ardhurat individuale të përfituara tatohen nga qeveria përpara se ato të arrijnë te individi.
Tatimi që mbahet nga dhënësi i parasë në këmbim të punës, shërbimit, dhënies në përdorim apo shitje të pronës dhe fitimeve nga kapitali quhet tatim në burimin e të ardhurës. Norma standarte e tatimit në burim në vitin 2016 është 15% e të ardhurës bruto.
TË ardhurat individuale pas tatimit
Paratë që një individ i mbeten pasi ka paguar tatimin në burim, i cili zbritet nga të ardhurat e përfituara nga puna, shërbimet apo kapitali quhen të ardhura të disponueshme.
Këto para shpenzohen nga individët për nevojat e tyre bazike si: strehim, ushqim, higjenë dhe transport, por edhe në artikuj dhe shërbime të jetës së përditshme, si: argëtim, pushime dhe hobi personalë.
Pjesë të parasë që mbeten në dispozicion të individit për ti shpenzuar sipas vendimmarrjes së tij janë edhe shumat për dhurime, si për organizata dhe evente, po ashtu edhe për familjarë dhe individë që kanë krijuar një lidhje rastësore apo interesash mes tyre.
Dhurimet. Kontratat e dhurimit dhe trajtimi tatimor
Por, çfarë konsiderohet dhurim parash sipas një përcaktimi më të orientuar drejt sqarimit të këtij raporti midis dy apo më shumë palëve.
Në përgjithësimin e shumë përcaktimeve rreth këtij termi, dhurim konsiderohet çdo transferim paraje apo prone drejt një individi/organizate, në mënyrë direkte apo indirekte ku në këmbim të dhurimit nuk merret asnjë përfitim, i asnjë lloji nga dhënësi i shumës.
Në bazë të nenit 761 të Kodit Civil, dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat ajo i pranon.
Kontrata e dhurimit ngjason më shumë me sponsorizimin, sepse të dyja kontratat janë të njëanshme, pa kundër shpërblim dhe me qëllim humanitar. Por, ato dallojnë nga njëra – tjetra për sa ju përket subjekteve, nga qëllimi për të cilin kryhen dhe nga lehtësirat tatimore që gëzon sponsorizuesi në lidhje me dhuruesin.
Dhurimet dhe trajtimit nga ligji shqiptar i tatimit mbi të ardhurat
Në objektin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, në nenin 4 të ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” (në vijim Ligji) përcaktohet kategoria e të ardhurave individuale të tatueshme në burim për përfitime me burim punësimin, shërbimet dhe pronësia dhe kapitalet.
Ndërkohë, dhënia e parave nga një person te tjetri në legjislacionin shqiptar tatimor nuk gjen asnjë përcaktim si realizim të ardhurash të tatueshme nga individi nga burimet që krijohen të ardhurat.
Në këtë rast edhe pse identifikimi i të ardhurës së dhuruar është i deklaruar, në rastin kur është tatuar një herë më përpara dhe tashmë është një para në duart e përdoruesit për ta përdorur sipas nevojave dhe dëshirave të tij, atëherë kjo e ardhur e tatuar më parë nuk mund të tatohet dy herë edhe pse ndryshon pronësi.
Objekti i tatimit mbi këto të ardhura kufizohet në rastin e dhurimit pa kërkesë kompensimi me shërbime, punë apo pronësi. Argumenti për krijimin e të ardhurës së tatueshme, sipas nenit 4 të Ligjit, edhe pse kemi kryerjen e një transferimi monetar (me leke në dorë ose jo) nga persona rezidentë apo jo rezidentë nuk konsiderohet si të realizuara nga një aktivitet i kryer, por nga një vullnet i dhuruesit për një individ.
A munden dhurimet të përjashtohen nga detyrimi për t’u tatuar?
Për më shumë informacion ju mund ta shikoni te Të ardhurat individuale, Dhurimi dhe Tatimi për to
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.