Tatimi nga shitja e aksioneve
Referenca ligjore, që përcakton tatimin që duhet të llogaritet dhe paguhet për këtë tip transaksioni në Shqipëri lidhet me tatimin e kapitalit, i trajtuar si tatim në burim dhe gjendet te neni 33 i Ligjit mbi tatimin mbi te ardhurat (LTA).
Për të përmbushur procedurën e shitjes së aksioneve nga njeri ortak (zotërues i tyre) te një person/shoqëri tjetër (rezident fiskal ose jo) nevojitet që të realizohet shitja nëpërmjet aktit noterial të një zyre noteri. Por, edhe ne zyrat e Qendrës Kombëtare te Biznesit mund te kryhet një procedure e njëjtë me atë qe behet ne zyrat noteriale.
Për të realizuar këtë regjistrim nevojitet, që përveç vendimit të ortakut për shitjen e aksioneve të bashkëlidhen detyrimisht edhe pasqyrat financiare. Këto pasqyra financiare duhet të pasqyrojnë situatën e lëvizjes së kapitaleve, vlerën e aksionit/kuotës, të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow dhe pasivit me aktivin. Periudha që do të paraqitet do të jetë nga fillimi i vitit fiskal deri në fundin e muajit më të afërt me datën e aktit noterial duke mbajtur parasysh se pas kësaj date nuk ka ndryshime që prekin kapitalet.
Në pjesën e pasivit të pasqyrave financiare, pjesa e kapitalit është shuma gjithsej që tregon se sa vlen aktualisht shoqëria në treg. Në momentin e shitjes kjo vlerë totale e kapitali pjesëtohet me përqindjen përkatëse të vlerës së kuotave, që zotëron shitësi i aksioneve.
Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes se kuotave ( ne data e shitjes sipas aktit) dhe çmimit te blerjes së kuotave (ne momentin e krijimit të shoqërisë) janë objekt i tatimit prej 15% mbi shumën bruto të transaksionit. Tatimi mbahet në burim nga vetë shitësi i aksioneve dhe deklarohet e paguhet përpara mbajtjes se aktit noterial nga noteri (konsulenti tatimor është i këshillueshëm për këto raste).
Këtë tatim i takon ta paguaje përfituesi i të ardhurave (shitësi i aksioneve).
Pasi paguhet edhe tatimi mbi te ardhurën personale bëhen veprimet e regjistrimit të shoqëruara nga urdhri i pagesës në llogari te zyrës së tatimeve, aty ku shoqëria dhe shitësi janë të regjistruar dhe kryejnë edhe deklarimet për tatimet e tjera.
Urdhri i pagesës bëhet në emërtim të zërit të tatimit mbi të ardhurat personale, në emrin e personit shitës si dhe me numrin e kartës se identitetit.
Duhet patur kujdes!
Ne fillim te vitit pasardhës shitësi i aksioneve është potencialisht objekt i Deklarimit të të ardhurave individuale (neni 13 i LTA), pasi me vlerën e shitjes ka mundësi të kalojë pragun e të ardhurave mbi 2 milion lekë në vit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.