Takim i ngrohtë me Kryetarin e Bashkisë Elbasan
Takimi i parë në kuadrin e vizitave njohëse ishte në Bashkinë Elbasan. Nisur nga atmosfera mjaft mikpritëse dhe mjaft e ngrohtë e Kryetarit të Bashkisë, z. Gledian Llatja dhe qasja që ai i dha menjeherë bisedës tonë mund ta konsiderojmë si arritjen e parë për të siguruar një raportim të mirë dhe efektiv për të përmbushur objektivin e projektit.
Vizita jonë në Bashki ka si qëllim krijimin e lidhjes së kontaketeve për të marrë informacion dhe të dhëna në funksion të një raportimi më të mirë si një pjesë e rëndësishme e takimeve me Bashkitë që janë përzgjedhur nga Projekti “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar”.
Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit kanë filluar duke analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.
Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetorit 2021 analizimin e performancës së bashkive duke i përfshirë në një draft raport, të cilin do ta finalizojmë dhe do ta dialogojmë në forume të hapura në 5 bashki: Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.