Studim mbi efektivitetin e TVSH-së dhe politikave fiskale në Shqipëri dhe rajon
ALTAX ka kënaqësinë të prezantojë këtë studim, i cili ofron një analizë të thelluar mbi ndikimin e mbledhjes së TVSH-së, informalitetit dhe politikave fiskale në stabilitetin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Në Shqipëri, një nga karakteristikat më të dukshme të sistemit fiskal është mbledhja e një përqindjeje të lartë të TVSH-së në dogana, që arrin deri në 74.6% të totalit të TVSH-së. Ky fakt ngre disa çështje të rëndësishme lidhur me struktura ekonomike dhe produktivitetin e TVSH-së, si dhe pasojat që ka kjo varësi nga importet mbi formalitetin e aktiviteteve ekonomike. Një nga pasojat më të rëndësishme të një mbledhje të lartë të TVSH-së nga doganat është ndikimi i drejtpërdrejtë që ka kjo praktikë në nivelin e informalitetit në ekonominë e brendshme. Kur shumica e TVSH-së mblidhet nga importet dhe jo nga aktivitetet e brendshme prodhuese ose tregtare, krijohet një mundësi për shmangien e detyrimeve tatimore nga bizneset që operojnë në tregun e brendshëm.
Në këtë analizë shqyrtojmë produktivitetin e TVSH-së në Shqipëri dhe lidhjen e tij me informalitetin, duke analizuar faktorët që ndikojnë në këtë dinamikë dhe sugjeruar masa të mundshme për përmirësimin e situatës. Ky studim synon të shërbejë si një burim i vlefshëm për politikëbërësit, studiuesit, bizneset dhe publikun e gjerë, duke ofruar njohuri mbi përmirësimin e efektivitetit tatimor, uljen e informalitetit dhe forcimin e transparencës. Ftojmë të gjithë të interesuarit të eksplorojnë gjetjet e studimit dhe të kontribuojnë në diskutimin mbi politikat fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Për çdo pyetje, bashkëpunim apo diskutim të mëtejshëm, mos hezitoni të na kontaktoni.
Qëndroni të informuar—ndiqni ALTAX për më shumë përditësime mbi çështjet fiskale dhe ekonomike.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.