Sistem fiskal efiçent: cilësi me rezultate, kur?

Sistem fiskal efiçent: cilësi me rezultate, kur?

Sa më pak ndikon një taksë në vendimet e sipërmarrjeve prodhuese dhe tregtuese, apo në vendimin e konsumatorëve-individë për të blerë dhe kursyer, aq më eficient është sistemi fiskal.

A mund te sigurohet kjo eficiencë në jetën tonë të përditshme?

Përgjigja është: Po!

Dhe për ta argumentuar këtë besim nevojitet që të plotësohen dy kushte:

-zgjerimi i bazës se taksapaguesve të çdo tip tatimi dhe kategorie të ardhurash dhe veçanërisht përfshirja e individëve dhe deklarimi i pasurisë së tyre;

–   heqja e përjashtimeve tatimore dhe stimulimeve për taksapaguesit e biznesit të vogël, me synim barazinë e peshës që duhet të mbajë secili nga barra fiskale kombëtare;

–   reduktimit të numrit të shkallëve të taksimit;

Por, çfarë ndodh nga ndikimi i taksave në të ardhurat e secilit nëse këto kushte zbatohen?

A mund te sjelle mbarësi e gjallëri ekonomike politika aktuale fiskale, duke prurë si rrjedhojë më shumë vende pune, paga më të larta dhe përfitime më të mëdha për individët?

Më e para si përgjigje është se sistemi ekonomik mund te nxitet nga modeli fiskal nëse ndodh që ne të kemi transparente barrën fiskale, që mbart çdonjëri prej nesh. Shpërndarja e kësaj barre në proporcion të drejtë me të ardhurat është një pikë kyçe në përhapjen e një ndikimi pozitiv prej taksave.

Për të ditur shpërndarjen e barrës, politika fiskale tashmë ka gur themeli të të ardhurave fiskale ende tatimet indirekte. Në këtë mes barra fiskale rëndon ende tek konsumatori dhe jo tek biznesi, pasi secila nga taksat dhe tatimet indirekte transmetohet tek të parët. Nisur nga kjo, kapitalistët e rinj shqiptarë (të pasurit) duhet të paguajnë më shumë taksa se të tjerët.

Por sa më shumë duhet të paguajnë?

Në përgjigjen e kësaj pyetje, analiza orientohet drejt tatimit mbi të ardhurat personale dhe atij nga fitimet prej sipërmarrjes.

Por, si ka qenë në vite barra tatimore, në varësi të skemave të përdorura për këto segmente?

Nga publikimet statistikore, shikojmë se për taksa proporcionale gjithë taksapaguesit kanë paguar te njëjtën perqindje, pavarësisht nga te ardhurat e tyre, por duke u marrë pjesë tatimi jo të njëjtë nga vlera absolute e të ardhurave të tyre. Ne rastin e taksës progresive, shuma e taksës se paguar është me e madhe për te ardhurat e arritura nga punësimi dhe përpjesëtimisht ne shuma më të mëdha ne raport me te ardhurat që taksoheshin me taksën proporcionale.

Më shumë taksa të mbledhura, tarifa më të ulta për tatimpaguesit është pak a shumë slogani që  përdoret për politikat e deklaruara dhe që po tentohen të zbatohen nga qeveria. Përdorja e monopolit të taksimit, duket se po zbatohet në këtë rast në mënyrë më të drejtpërdrejtë në favor të interesave të individëve. Ky monopol i qeverise po shihet prej tyre, si një e drejte qe do tu japë mundësi për te rritur kursimet dhe standartin e jetesës se tyre, por në fakt pjesa e taksës në buxhetin e qeverisë mezi e ka rritur nivelin e saj te të ardhurat buxhetore.

Ndersa nevojitet nje sistem fiskal efiçent ne fakt nevojitet qe te shikohet ajo çfarë përmban vetë ky term: cilësi, produkt dhe kosto të ulët të mbledhjes së të ardhurave të buxhetit. Në ambjentin ku operohet dhe vepron biznesi dhe administrata nuk konstatohet ende qe te rezultoje nje cilesi e dukshme e administrimit, por duke arritur ne nje produkt qe limitohet brenda kufijve te nje te ardhure buxhetore te varur nga sektori publik dhe investime te shoqerive shumekombeshe qe ne fakt Shqiperine e kane zgjedhur si nje oportunitet per ekspansion te biznesit. Ndersa elementi i kostos eshte ende heret qe te konsiderohet objekt i analizes, pasi as vete politikat fiskale nuk e permendin si nje mase matese te efektivitetit. Por, duhet thene se kostoja e mbledhjes se te ardhurave buxhetore nuk ka pesuar ulje ne vitet e fundit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: