Si funksionon TVSH për shërbimet sipas Ligjit 92/2014?
Shumë tatimpaguesë ngatërrohen kur bëhet fjalë për TVSH-në te shërbimet, sidomos kur ka klientë ose furnizues nga jashtë Shqipërisë. Ligji nr. 92/2014 ka rregulla të posaçme që përcaktojnë ku taksohet shërbimi, kush ka përgjegjësi për TVSH-në dhe si duhet lëshuar fatura.
Për ta kuptuar më lehtë, duhet të mbahet mend një parim i vetëm!
TVSH paguhet atje ku konsumohet shërbimi.
Nga ky parim burojnë edhe rregullat praktike që zbatohen çdo ditë nga bizneset, të cilat përmbledhtazi janë më poshtë.
- Ku paguhet TVSH?
Rregulli i përgjithshëm është: TVSH paguhet në vendin ku shërbimi konsumohet.
Pra, nëse klienti yt është në Shqipëri, TVSH do të paguhet këtu. Nëse klienti është jashtë, nuk paguhet në Shqipëri.
- Kush e paguan TVSH-në?
Nëse ti je një biznes në Shqipëri dhe shet shërbim brenda Shqipërisë → ti, si furnizues, duhet ta deklarosh dhe paguash TVSH.
Nëse ti merr shërbim nga jashtë (p.sh. konsulencë nga një kompani gjermane) → ti, si klient, je përgjegjës të deklarosh dhe të paguash TVSH këtu në Shqipëri. Ky quhet autongarkesë (reverse charge).
- Faturat
Kur shërbimi bëhet në Shqipëri, fatura lëshohet sipas ligjit shqiptar dhe me TVSH shqiptare.
Kur shërbimi bëhet jashtë Shqipërisë, fatura lëshohet sipas ligjit të atij vendi dhe nuk ka TVSH shqiptare.
- Përjashtime
Ka disa raste të veçanta ku ligji thotë ndryshe, p.sh. shërbime për pasuri të paluajtshme (taksohen aty ku ndodhet prona), shërbime hoteli, ushqim/restorant (taksohen aty ku ofrohet shërbimi), etj.
Shembull praktik
Ti je një kompani shqiptare që shet shërbim marketingu online:
Klient në Shqipëri. Fatura me TVSH 20% shqiptare. Ti e deklaron dhe paguan TVSH.
Klient në Gjermani. Fatura pa TVSH shqiptare (vlerë zero), sepse shërbimi konsumohet jashtë. Ky quhet “eksport shërbimi”.
Ti blen shërbim IT nga një kompani italiane:
Italiani të lëshon faturë pa TVSH shqiptare.
Ti, si klient në Shqipëri, duhet të deklarosh TVSH me autongarkesë, dmth e regjistron vetë si borxh dhe pagesë në deklaratën tatimore.
Me fjalë të tjera, ligji kërkon që TVSH gjithmonë të paguhet aty ku ndodhet klienti që përdor shërbimin, jo aty ku ndodhet ofruesi (me disa përjashtime).
Pika që tërheqin vëmendjen
Duhet kontrolluar nëse shërbimi bën pjesë në përjashtimet. Shumë shërbime kanë trajtime të ndryshme sipas nenit 25–28 të ligjit. Pra nuk mund të thuash pa analizuar llojin e shërbimit dhe llojin e klientit/jugurisdiksionit.
Dokumentimi është shumë i rëndësishëm. Kur pretendon që shërbimi të jetë jashtë fushës së TVSH-së, duhet dokumente që provojnë që klienti është jashtë, që shërbimi është për biznes, kontrata, mënyra e pagesës, dhe tjerë aktet mbështetëse.
Interpretimet praktike dhe udhëzimet zyrtare (Udhëzimi 6) janë të domosdoshme për zbatim konkret, jo çdo gjë e ligjit është e drejtpërdrejtë, ka raste ku interpretimi dhe ndërkombëtariteti ndikojnë.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare B2B, përdoret shpesh praktika e “autongarkesës” që përputhet me logjikën e skemës paraprake dhe me ligjin kur shërbimi taksohet në Shqipëri.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.