Si do të motivohet tregu ekonomik në Kosovë në 2025?
Motivimi i tregut ekonomik në Kosovë në vitin 2025 mund të analizohet duke u mbështetur në faktorë të ndryshëm që ndikojnë në zhvillimin dhe nxitjen e aktivitetit ekonomik. Motivimi i tregut ekonomik në Kosovë në 2025 do të varet nga qasja e koordinuar e qeverisë, sektorit privat dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Në radhë të parë tregu duket se do vijojë të motivohet nga politikat për nxitjen e ekonomisë. Edhe pse politikat kanë ndikuar në motivim, ajo që shihet me syrin kritik janë disa vendime që nuk adresojnë sfidat afatgjata, duke mos krijuar një qasje ekonomike të qëndrueshme për zhvillim. Për të adresuar këto mangësi, qeveria duhet të hartojë dhe zbatojë strategji afatgjata që përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, forcimin e sundimit të ligjit, mbështetjen për sektorin privat dhe modernizimin e sistemit arsimor. Po ashtu, përfshirja më e thellë në ekonominë rajonale dhe globale do të jetë kyçe për përmirësimin e ekonomisë së Kosovës.
Politikat qeveritare aktualisht janë të fokusuara në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe motivimin e sektorëve strategjikë. Dy nga prioritetet kryesore janë subvencionet për sektorët kyç dhe lehtësimi i procedurave për bizneset.
Qeveria e Kosovës ofron mbështetje financiare për sektorët që kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë e vendit.
Në vitin 2024, qeveria ka ndarë miliona euro për fermerët, duke përfshirë subvencione për:
Prodhimin e drithërave dhe kulturave bujqësore të eksportueshme.
Teknologjinë moderne për rritjen e efikasitetit në prodhim.
Blegtori dhe mjaltë për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
Këto politika synojnë të rrisin prodhimin vendas dhe të ulin varësinë nga importet, duke rritur njëkohësisht konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.
Edhe energjia e rinovueshme ka marrë subvencion në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike, për:
Instalimin e paneleve diellore për konsumatorët individualë dhe industrialë.
Investimet në projektet e energjisë së gjelbër si era dhe biomasa.
Përveç uljes së ndotjes, këto masa ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në sektorin energjetik.
Për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat, qeveria ka implementuar masa që synojnë përmirësimin e klimës për të bërë biznes.
Me një qasje drejt dixhitalizimit është krijuar një platformë e dedikuar që mundëson:
Regjistrimin e bizneseve online brenda 48 orëve.
Përditësimin e të dhënave ligjore dhe financiare pa burokraci shtesë.
Nga ana tjetër, qeveria ka reduktuar tarifat administrative për hapjen dhe regjistrimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Megjithatë, një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike zhvillohet në mënyrë informale, duke reduktuar të ardhurat nga tatimet dhe duke penguar konkurrencën e drejtë.
Po ashtu, ofrimi i fondeve të veçanta dhe kredive të subvencionuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me përqendrim në:
Teknologji dhe
Tregti dhe bujqësi.
kanë cliruar dhe nxitur potenciale që kur janë brenda një fokusi arrijnë të optimizohen.
Në mbështetje të këtyre politikave duket se janë organizuar edhe programe për ndihmën teknike dhe menaxheriale të bizneseve të reja.
Rezultatet e politikave ?
Politikat kanë kontribuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë ekonomike. Në vitin 2024, PBB-ja u rrit me 3.7% dhe kjo rritje pritet të vazhdojë në 2025.
Thjeshtësimi i procedurave për hapjen e bizneseve ka çuar në një rritje të numrit të ndërmarrjeve të regjistruara, sidomos në sektorët e IT-së dhe shërbimeve.
Politikat subvencionuese kanë rritur eksportet bujqësore dhe kanë krijuar një imazh më të mirë për produktet kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Këto politika synojnë të krijojnë një ekonomi të diversifikuar, konkurruese dhe të qëndrueshme, duke kontribuar në zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Mirëpo, duket se Pproblemet me të drejtat pronësore dhe zgjidhjen e konflikteve tregtare mund ta ndikojnë Kosovën më pak tërheqëse për investitorët në 2025.
Në radhë të dytë është edhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) janë shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës, duke përfaqësuar 98% të ndërmarrjeve aktive në vend dhe duke kontribuar ndjeshëm në punësim dhe zhvillimin ekonomik. Për të mbështetur dhe fuqizuar këtë sektor, janë ndërmarrë disa masa të rëndësishme nga qeveria dhe institucionet financiare.
Me qëllim lehtësimin e kapitalit qarkullues është zbatuar edhe politika për kredi të favorshme për NVM-të. Bankat dhe organizatat mikrofinanciare ofrojnë kredi me kushte të favorshme për të ndihmuar NVM-të të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Gjithsesi, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pritet të përballen me vështirësi për të siguruar financime dhe për të konkurruar në tregjet rajonale dhe globale. Një arsye që duhet të motivojë politikat është fakti se investimet në teknologji dhe kërkim-shkencor janë të kufizuara, duke e lënë sektorin privat pas në konkurrencë.
Nga kjo vëmendje mes palëve janë siguruar fonde me interesa më të ulëta, sidomos për bizneset që operojnë në sektorë strategjikë si bujqësia, turizmi, dhe teknologjia.
Përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), bizneset mund të marrin kredi pa kërkesa të larta për kolateral.
Në vitin 2024, NVM-të në sektorin e bujqësisë dhe prodhimit përfituan mbi 200 milionë euro kredi të garantuara për modernizimin e proceseve dhe rritjen e prodhimit.
Edhe mbështetja për startup-et ka qenë një prioritet për të stimuluar inovacionin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në sektorët me potencial të lartë, si teknologjia dhe shërbimet kreative.
Në vitet e fundit janë krijuar qendra të posaçme si inkubatorë dhe akceleratorë, që ofrojnë mentorim dhe trajnim për startup-et, duke përfshirë:
Strategji biznesi dhe marketingu dhe
Menaxhim financiar dhe përgatitje për qasje në financim.
“Innovation Centre Kosovo” (ICK) ka mbështetur dhjetëra startup-e në vitet e fundit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e ideve të reja.
Qeveria dhe organizatat ndërkombëtare kanë siguruar grante për startup-e që fokusohen në teknologji, energji të pastër, dhe sektorë kreativë.
Në vitin 2024, startup-et teknologjike përfituan mbi 10 milionë euro grante, me qëllim rritjen e eksportit të shërbimeve IT.
Investitorët privatë gjithashtu po luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e bizneseve të reja.
Në vijimin e politikave për dixhitalizimin është nxitur përdorimi i platformave digjitale për të ndihmuar NVM-të dhe startup-et të eksportojnë produktet dhe shërbimet e tyre.
Në këtë qasje, integrimi në tregjet rajonale si pjesë e nismës “Plani i rritjes” i ndihmon NVM-të të kenë qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare.
Mbështetja për NVM-të ka kontribuar në krijimin e mbi 10,000 vendeve të reja të punës në vitet e fundit.
Përqendrimi në teknologji dhe shërbime digjitale ka krijuar mundësi për një diversifikim të ekonomisë, duke ndihmuar në uljen e varësisë nga sektorët tradicionalë.
Në radhë të tretë, në Kosovë ka një rol të veçantë diaspora me rolin specifik në ekonominë e vendit. Kjo ka motivuar ekonominë dhe tregun që nga krijimi I shtetit Kosovar.
Diaspora kosovare luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Përveç remitancave të konsiderueshme që mbështesin konsumin dhe mirëqenien sociale, ajo kontribuon gjithashtu në promovimin e produkteve dhe shërbimeve kosovare jashtë vendit, duke shërbyer si një urë lidhëse me tregjet ndërkombëtare.
Remitancat nga diaspora përbëjnë një burim kryesor të të ardhurave për shumë familje kosovare dhe luajnë një rol të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik, kryesisht nëpërmjet stimulimit të konsumit të brendshëm. Kjo varësi ka krijuar premisa ashtu si shtyn konsumin, të mos arrijë dot të diversifikohet ekonomia duke e varur nga importet dhe shërbimet.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitancat arritën në mbi 800 milionë euro, duke kontribuar në konsumin privat dhe investimet familjare.
Diaspora është një forcë e rëndësishme në promovimin e produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregjet e huaja, si: vera, djathi, mjalti dhe artizanati kosovar, duke ndihmuar në zgjerimin e tregut jashtë vendit.
Organizatat dhe rrjetet e biznesit të diasporës ndihmojnë në krijimin e kontakteve me tregjet ndërkombëtare dhe zhvillimin e partneriteteve.
Shoqatat e diasporës në Evropë organizojnë panaire ku promovojnë produkte dhe investime nga Kosova.
Specialistët IT nga diaspora ndihmojnë në krijimin e lidhjeve për eksportin e shërbimeve të teknologjisë nga kompanitë kosovare.
Eksporti i verës nga Rahoveci dhe produkteve të tjera autentike në Gjermani dhe Zvicër janë një shembull present i kësaj qasje të diasporës në motivimin e tregut Kosovar.
Nga ana tjetër, diaspora investon në sektorë si ndërtimtaria, turizmi, dhe tregtia, duke krijuar vende të reja pune dhe duke rritur PBB-në. Megjithatë, ende një përqindje e madhe e të rinjve mbetet e papunë për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe aftësive të kërkuara nga tregu.
Në vitet e fundit, shumë kompani nga diaspora kanë ndërtuar qendra tregtare dhe objekte të reja biznesi në Kosovë.
Diaspora gjithashtu ndihmon startup-et përmes investimeve dhe financimeve fillestare, sidomos në sektorin teknologjik dhe inovativ dhe kontribuon në përforcimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes:
Organizimit të ngjarjeve kulturore dhe artistike.
Lobimit për të promovuar Kosovën si destinacion për investime dhe turizëm.
Kështu, diaspora është një burim i pashtershëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ofruar:
Remitanca financiare që mbështesin konsumin dhe ekonominë.
Promovimin e produkteve dhe shërbimeve kosovare jashtë vendit.
Investime të drejtpërdrejta dhe mbështetje për bizneset lokale.
Kjo lidhje e ngushtë ndërmjet diasporës dhe ekonomisë së Kosovës duhet të vazhdojë të fuqizohet përmes politikave mbështetëse dhe krijimit të mekanizmave që forcojnë kontributin e tyre në afatgjatë.
Në radhë të katërt, investimet e kryera në infrastrukturë janë një motivim i fortë i ekonomisë, duke kryer rolin për të cilin ajo zhvillohet, afrimin e trejeve, konsumatorëve dhe destinacioneve.
Infrastruktura është një shtyllë themelore për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Investimet në rrugë, hekurudha, energji dhe teknologji ndihmojnë në rritjen e efikasitetit ekonomik, përmirësimin e jetesës dhe lehtësimin e tregtisë, si brenda vendit, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Investimet në autostrada kanë qenë një prioritet për të përmirësuar lidhjet midis qyteteve dhe për të lehtësuar transportin ndërkombëtar.
Autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut është një nga projektet kryesore duke u shoqëruar edhe nga autostrada “Ibrahim Rugova” dhe projekte të reja në zhvillim.
Në vitin 2024-2025, qeveria ka synuar zgjerimin e rrjetit të rrugëve rajonale për të përmirësuar lidhjen midis zonave rurale dhe qendrave urbane.
Përmirësimi i linjave hekurudhore ndërkohë, po ndihmon në transportin më efikas të mallrave dhe njerëzve. Projektet për modernizimin e hekurudhave që lidhin Kosovën me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë janë në zhvillim.
Gjithsesi, duhet theksuar se mungesa e rrjetit të zhvilluar të hekurudhave dhe lidhjeve ndërkombëtare ende krijon pengesa për tregtinë dhe eksportet.
Një tjetër zhvillim është edhe infrastruktura energjetike.
Investimet në centrale të reja dhe energji të rinovueshme kanë për qëllim të reduktojnë mungesat e energjisë elektrike.
Projekti për energjinë solare dhe erën në Kosovën jugore me fermat diellore është një drejtim i duhur, por që ka hapësira për një shtysë të re të tyre.
Përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes dhe zvogëlimi i humbjeve teknike janë thelbësore për një furnizim të qëndrueshëm.
Varësia nga burimet tradicionale të energjisë dhe ecuria jo e lartë e investimeve në burimet e rinovueshme mund të shkaktojnë probleme të furnizimit dhe rritje të kostove edhe në 2025
Në të njëjtën qasje edhe investimet në rrjetin e internetit të fibrave optike po ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve digjitale dhe po lehtësojnë bizneset që operojnë online. Kjo ka rritur clirimin dhe optimizimin e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve për të bërë biznes njëpërmjet platformave online.
Në vitin 2024, shtrirja e internetit të shpejtë mbuloi 85% të territorit të vendit.
Ndërtimi i qendrave për ruajtjen e të dhënave ndihmon në tërheqjen e kompanive teknologjike ndërkombëtare ka shërbyer për të kompletuar logjistikën e rrjetit dhe përdoruresit e rbendshëm dhe të huaj.
Projektet për ndërtimin e sistemeve të reja të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe shëndetit public, si një qasje që kompleton vizionin për një infrastrukturë të fuqishme dhe në ndihmë të qëndrueshmërisë së zhvillimit..
Në vitin 2024, mbi 75% e popullsisë kishte qasje në sisteme të përmirësuara kanalizimi, një rritje krahasuar me vitet e mëparshme, një tregues domethënës krahasuar me Shqipërinë.
Ndikimi ekonomik i investimeve në Infrastrukturë ka filluar të japë efekte jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në zhvillimet e diversifikimit të ekonomisë rajonale.
Lidhjet më të mira rrugore dhe hekurudhore po lehtësojnë transportin e mallrave, duke zvogëluar kostot dhe kohën e dorëzimit. Kjo ndikon në rritjen e eksporteve dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Investimet në zona rurale po ndihmojnë në përfshirjen e këtyre zonave në zhvillimin ekonomik, duke reduktuar pabarazitë rajonale.
Projektet infrastrukturore po krijojnë vende pune të përkohshme dhe afatgjata, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes.
Financimi i projekteve të mëdha infrastrukturore mbetet një sfidë, duke pasur parasysh varësinë nga donatorët ndërkombëtarë dhe buxhetin e kufizuar shtetëror.
Qasja afatgjatë dhe e qëndrueshme për të adresuar këta faktorë do të jetë thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.