Seancë konsultimi me grupet e interesit për përmirësimin e projekt ligjit të tatimit mbi të ardhurat
Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Grupe Interesi lidhur me nevojën e identifikuar për të përmirësuar më tej projekt ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe prospektivat e tij.
Në këtë takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave morën pjesë përfaqësuesit nga Shoqata Shqiptare e Bankave, Instituti i Kontabilistëlve të Miratuar, ALTAX dhe FinTech si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Në hapjen e takimit, Kryetari i Komisionit, z. Shalsi dha njoftimin se do të zgjatet/shtyhet periudha për diskutimet dhe kalimin në seancë plenare për vitin 2023 të këtij projekt ligji. Kjo mendohet se do të japë frymëmarrje të shtuar dhe një kohë të nevojshme për të reflektuar shqetësimet e shprehura më herët edhe nëpërmjet korrespondencës nga grupet e interesit.
Në prezantimin e tij, përfaqësuesi i Shoqatës së Bankave, z. Brumbulli e vuri theksin te mosndryshimi i situatës aktuale ligjore për të ndikuar mbi “Rezervat e borxhit të keq për institucionet financiare”. Paraqitjen e ndryshimit ligjor krijohen premisat për një rikthim mbrapa në kohë në vitin 2014 lidhur me nxitjen e krijimit të borxheve të reja të këqia duke ndikuar negativisht mbi performancën e tregut financiar.
Nga përfaqësuesi i IKM u vu theksi te terminologjia e gabuar lidhur me përdorimin e termave që nuk njihen nga legjislacioni aktual, si: korporatë etj.. Këto përcaktime në përkufizimet e projekt ligjit krijojnë efekte të dëmshme negative për ligjet e tjera që preken ndryshimet e dëmshme lidhur me tatimin mbi profesionet e lira duke ndikuar në një rëndim të situatës së kësaj kategorie në krijimin e pabarazive në treg. Po ashtu u theksua fakti se projekt ligji ka nevojë të adresojë ndryshe problemet e njohjes së interesave si shpenzime të zbritshme, bashkë me një grup tjetër shpenzimesh përtej parashikimit që paraqet projekt ligji. Ndërkohë shqetësimet e kontabilistëve të miratuar lidhur me informalitetin në treg, njehsimin e profesionistit si një i punësuar dhe mosmarrja parasysh e tregut në tërësi krijojnë premisa për shmangie dhe evazion.
Ndërkohë, u theksua me të drejtë se nisma ligjore nuk mundet të korigjojë gabimet e administrimit fiskal nëpërmjet ndryshimeve ligjore, pasi këtë e ka provuar e kaluara e praktikave zbatuese që kanë rezultuar të panevojshme dhe të dëmshme për edukimin fiskal.
Nga ana e përfaqësuesit të ALTAX, z. Gjokutaj u shprehën qëndrime në mbrojtje dhe qëndrim të njëjtë me ato që përmendën përfaqësuesit e grupeve të interesit duke u ndalur specifikisht edhe në nevojën që në projekt ligj të ketë një vëmendje më të strukturuara lidhur me individët, ku deklarimi tatimor për çiftet e martuara (familjare) dhe nevoja për përshtatje me BE-në është i rëndësishëm në këtë drejtim, për të mos patur ndryshime të shpeshta në të ardhmen.
Nga ana tjetër, një moment i vlerësuar si shqetësues është tatami mbi kapitalin, i cili që në emërtimin e tij në projekt ligj, si një mbi investimin bën dallimin në lidhje me një qasje ndryshe në trajtim. Një vëmendje në këtë drejtim ju dha argumentit që tatimi mbi kapitalin dhe nevoja për balancim me tatimin mbi punën është i rëndësisë së madhe.
Të plotë ju mund ta lexoni te linku Mbi disa momente për reflektim në projekt ligjin e tatimit mbi të ardhurat
Edhe anëtarët e komisionit u shprehën të interesuar që të ketë sa më shumë diskutime profesionale duke bërë edhe pyetje të ndryshme sqaruese për ekspertët që përfaqësonin grupet e interesit.
Po ashtu u përmend edhe nevoja e klauzolave të veçanta si një valvul shkarkimi për lehtësi tatimore në rastin e rritjes së inflacionit, fatkeqësive natyrore etj.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.