Së bashku për shëndetin fiskal të industrisë nxjerrëse

Së bashku për shëndetin fiskal të industrisë nxjerrëse

Shqipëria ka përfituar të ardhura të qëndrueshme për buxhetin nga burimet natyrore dhe ka ardhur koha për të folur me zë të lartë për një menaxhim të shëndetshëm fiskal. Dhe menaxhimi i shëndoshë fiskal është i mundur vetëm kur ekzistojnë institucione të fuqishme, që mund të formulojnë politika efektive.

Ekzistojnë katër pika ashtu si 4 kënde të piramidës që ndihmojnë në arritjen e kësaj.

  • Së pari është sistemi i taksave që siguron që përfitimi ekonomik i gjeneruar nga aktivitetet e minierave dhe të naftës të ndahet në mënyrë të drejtë ndërmjet investitorëve dhe buxhetit për/te qytetarët. Kjo kërkon, që qeveria të bëjë më të mirën për të marrë të ardhura sa më shpejt, por dhe të ardhura të besueshme nga projekte investimi më fitimprurëse, si dhe një pjesë më të lartë nga deri më sot.
  • Së dyti është aftësia për të administruar në mënyrë efektive sistemin e taksave dhe për të siguruar që kompanitë minerare dhe të naftës të jenë në pajtueshmëri me regjimin fiskal të përcaktuar në legjislacionin tatimor dhe kontratat me qeverinë.
  • Së treti është kuadri makrofiskal për të menaxhuar mirë gjenerimin e të ardhurave nga miniera dhe nafta. Kjo kërkon një ekuilibër të duhur midis kursimit të disa të ardhurave për një ditë “të vrenjtur” ose për gjeneratën e ardhme (fondet sovrane) dhe rritjes së shpenzimeve buxhetore në programet e nevojshme si infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi.
  • Së katërti është transparenca fiskale e krahasueshme me dritën e diellit. Kjo sigurisht vlen për sektorin e industrisë nxjerrëse. Duke qenë transparent në lidhje me kushtet dhe kontratat fiskale të minierave dhe naftës, mbledhja e të ardhurave dhe përdorimi përfundimtar i të ardhurave përmes buxhetit ndërton besimin e publikut. Transparenca e brendshme përmes shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare është gjithashtu kritike për menaxhimin efektiv fiskal.

Programi i qeverisë duhet të fokusohet në katër këndet, të cilat përbëjnë bazën e “piramidës fiskale” për një menaxhim të shëndoshë fiskal. Do të jetë reformues për mentalitetin e të bërit të punëve në shqipëri, nëse qëllimi do të synohet të arrihet mes ndërveprimit dhe varësisë midis këndeve. Politika e taksave, edhe sikur të jetë më e mira në historikun e saj nuk është shumë e dobishme pa aftësinë për ta administruar atë. Por, edhe nëse mblidhen të ardhura të konsiderueshme, kjo do ta përmirësonte jetën e qytetarëve në mënyrë të qëndrueshme, vetëm nëse të ardhurat menaxhohen mirë përmes buxhetit.

Menaxhimi fiskal kërkon bashkëpunim dhe shkëmbim efektiv informacioni midis institucioneve të ndryshme. Asnjë institucion nuk mund të arrijë në vetvete një menaxhim të shëndoshë fiskal të sektorëve të minierave dhe të naftës. Kjo kërkon që Ministria e Financave, Administratat e të Ardhurave Fiskale, Ministria që ka fushë mbulimi Minierat dhe Naftën, si dhe agjencitë rregullatore (AKBN, SHGJSH, ALBEITI) të punojnë së bashku në drejtim të hartimit, transparencës, bashkëpunimit dhe zbatimit të politikave.

Ashtu si ka fitime nga bashkëpunimi më i fortë midis agjencive, po ashtu ka edhe mundësi të mjaftueshme për të mësuar nga përvojat e sukseseve dhe sfidave të hasura në menaxhimin e burimeve natyrore.

Së bashku!

Mund të punohet së bashku në ndërtimin e kapaciteteve për të përmirësuar dhe zbatuar politika të shëndetshme fiskale për të nxitur një ambjent të qëndrueshëm që mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe qëllimet ekonomike të zhvillimit.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: