Rritja ekonomike në 2024 nuk ndihmoi familjet në nevojë

Rritja ekonomike në 2024 nuk ndihmoi familjet në nevojë

Edhe në vitin 2024, një e treta e shqiptarëve përballet me privime të thella, duke mos arritur të mbulojë nevojat bazike për ushqim, energji, arsim dhe shërbime shëndetësore, një tregues i qartë se rritja ekonomike nuk përkthehet automatikisht në mirëqenie për të gjithë.

Edhe pse të ardhurat mesatare në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 23,2% gjatë vitit të fundit dhe treguesit makroekonomikë duken pozitivë, realiteti për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë mbetet i vështirë dhe shqetësues. Të dhënat e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetës (AANJ 2024) tregojnë se një e treta e qytetarëve shqiptarë nuk arrin të përmbushë nevojat bazike për ushqim, energji, arsim dhe shërbime shëndetësore.

Pensionet dhe ndihmat familjare mbajnë familjet më të dobëta larg varfërisë ekstreme, por ato nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një standard jetese të qëndrueshëm. Një pensionist me 30 mijë lekë në muaj shpesh përballohet vetëm me gjysmën e shpenzimeve bazike për ushqim dhe energji, ndërsa një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë që jetojnë vetëm me paga minimale përballet me pamjaftueshmëri të të ardhurave për energji, transport dhe arsim për fëmijët.

Të dhënat tregojnë se familjet me fëmijë dhe të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të varfërisë dhe privimit material. Për shumë prej tyre, zgjedhjet e përditshme janë dramatike: të sakrifikojnë ushqimin, të reduktojnë shpenzimet për shërbime shëndetësore ose të mos sigurojnë materiale të domosdoshme shkollore për fëmijët.

Analiza tregon se rritja ekonomike në shifra nuk përkthehet automatikisht në përmirësim të jetës reale të qytetarëve. Nevojiten politika sociale të fuqishme, një shpërndarje më e drejtë e të ardhurave dhe kontroll i kujdesshëm i inflacionit, sepse standardi minimal jetik i familjeve më të dobëta mbetet i kërcënuar Kjo situatë krijon jo vetëm presion ekonomik mbi qytetarët, por edhe rrezikon kohezionin social dhe stabilitetin e shoqërisë.

Mesazhi për publikun është i qartë!
Ekonomia mund të rritet në shifra, por fuqia reale blerëse e familjeve më të dobëta dhe e shtresës së mesme vazhdon të jetë e ndikuar, duke krijuar rrezik social dhe polarizim.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.