Remitancat, informaliteti dhe ekonomia

Remitancat, informaliteti dhe ekonomia

Remitancat janë pagesa parash ne formën e dërgesave pa kundër shpërblim dhe janë pjesë përbërëse e bilancit te pagesave në llogarinë korente te sistemit monetar. Ato, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë më i rëndësishëm financiar pas ndihmave ndërkombëtare.

Gjatë periudhës 1993 – 2016, remitancat e emigrantëve shqiptarë kanë ardhur duke u rritur dhe kanë përfaqësuar, sipas viteve, rreth 10-22 për qind të PBB-së.  Kulmin e tyre remitancat e arritën ne vitet 2006 dhe 2007 me dërgesa mbi 900 milion euro. Në  vitet e fundit 20012 – 2014 remitancat kanë qene poshtë 300 – 400 milion euro në vit. Në dy vitet e fundit ky nivel dërgesash arriti mbi 600 milionë euro në vit.

Nëse analizën e nivelit të remitancave, mund të themi se vlerat e tyre kanë pasur një trend pozitiv në vitet e para pas hapjes së kufijve. Kjo rritje i dedikohet kryesisht rritjes së numrit të emigrantëve, që u drejtoheshin vendeve të Evropës apo dhe më gjerë. Në vitin 1996 remitancat arrijnë vlerën maksimale të tyre gjatë 10-vjeçarit të parë pas vitit 1990.

Greqia dhe Italia janë dy vendet kryesore prej nga vijnë remitancat me një peshë rreth 80% te totalit. Ndërkohë, SHBA dhe Kanadaja zënë 8% te totalit te dërgesave dhe pjesa tjetër vjen nga vendet  e ndryshme te botes sipas përqendrimit te emigranteve dhe nivelit ekonomik te tyre.

Megjithëse dërgesat e emigrantëve përbëjnë një burim të rëndësishëm financimi  në bilancin e pagesave, provat empirike tregojnë se remitancat janë të lidhura pozitivisht me vlerësimin e kursit real të këmbimi.

Një tregues që pasqyron rëndësinë e remitancave është edhe ai i raportit të tyre ndaj investimeve direkte të huaja (IDH) dhe ndaj ndihmës së huaj. Gjatë periudhës 1992 – 2001 investimet direkte të huaja të akumuluara kanë qenë 774.7 milionë US.D. Ndërsa remitancat e akumuluara kanë qenë 3924.2 milionë USD ose rreth 5 herë më shumë. Ato kanë qenë, gjithashtu, më të mëdha se sa ndihma e huaj që Shqipëria merr çdo vit nga jashtë. Ne vitet e fundit ky raport është përmbysur, por pa humbur ende rëndësinë e remitancave ne Shqipëri

Një tregues tjetër për të vlerësuar rëndësinë e remitancave është edhe ai i raportit të tyre me eksportin e mallrave. Në vitin 2001 remitancat ishin rreth dy herë më të mëdha se  të  ardhurat  valutore  nga  eksportet.  Ndërsa  sasia  e  remitancave  për  frymë  të popullsisë ishte rreth 200 USD në vitin 2001.

Remitancat kanë luajtur gjithashtu, një rol të dorës së parë për financimin e importeve dhe për mbulimin e deficitit tregtar. I tillë ka qenë roli i tyre edhe për ruajtjen e vlerës së këmbimit të monedhës kombëtare dhe për zhvillimin e shpejtë të sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve. Në këtë mënyrë, ato kanë ndikuar pozitivisht në stabilizimin makroekonomik të vendit.

Shumica e dërgesave te parave janë dërgesa parash, qe nuk kalojnë nëpërmjet bankave apo pikave te transferimit, por qe ne fakt kane qene me ndikim te madh ne mbajtjen dhe shtimin e bazës se konsumit, kryesisht ne zonat rurale dhe qytetet e vendit. Një nga arsyet  e mospërdorjes  se transferimit  te parave  nëpërmjet  bankave dhe zyrave te transferimit është edhe kosto e larte e transferimit.

Megjithatë, remitancat  nuk kanë ndonjë kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin rural.  Përkundrazi,  sipas  tyre,  zhvillimi  mund  të  sigurohet  vetëm  me  kthimin  e emigrantëve.

Nevoja  për  te  orientuar  dërgesat  e  parave  dhe  kontributet  e  emigranteve  drejt investimeve dhe ekonomisë prodhuese duhet  te jete një prioritet për qeverinë dhe përfshirjen e tyre si instrumenta reale për ekonominë.

Në këtë mes qeveria mundet te asistoje gjithë komunitetin qe kontribuon ne ekonominë shqiptare nëpërmjet dërgesave te parasë duke stimuluar si mekanizmin e dërgesave, po ashtu edhe formalizimin e tyre brenda ekonomisë formale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: