Reduktimi i borxhit shqiptar dhe financimi direkt monetar
Borxhi është në thelb një ngarkesë e madhe për qytetarët shqiptarë që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për të mos u ndikuar jeta e tyre nga barra që u duhet ta durojnë pa pëlqimin e tyre. Nga ana tjetër, ky interes publik për reduktimin është në konflikt me mandatin e qeverisë që llogaritet për periudha menaxhimi afatshkurtra.
Mundet që kjo kundërshti interesash të konsiderohet si shkak që vendos në rrezik politikën për të marrë një vlerësim si ‘jopopullore’ dhe aq më tepër nëse ndërmerr vendime të tilla si rritja e taksave. Në periudhën e shkurtër të një legjislature, politikat buxhetore afatgjata nuk lejojnë për të vlerësuar performancën e qeverisë në aspektin afatgjatë dhe rrisku mbetet që përgjatë periudhës së qeverisjes të shpaloset një performancë e ulët e arritur në raport me atë çfarë i është premtuar publikut dhe në përqasje me pritshmëritë e tij.
Politikat afatshkurtra janë efektive dhe veprojnë sipas një modeli i quajtur ‘rishpërndarja Paretiane’, i bazuar te sakrificat për të ulur borxhin publik, duke kërkuar më shumë nga ata që ‘peshojnë’ më shumë në shpenzimet e vendit.
Përdorimi i subvencionimit financiar nëpërmjet kreditimit të buxhetit tregon se suksesi i provuar nga zbatimi i kësaj politike në firmat private mund të jetë përgjigja për të ndryshuar modelet e menaxhimit financiar në administratën publike. Për më tepër, ky model dikton nevojën absolute për “temën kryesore” të institucioneve publike, njësoj si menaxhohet buxheti i firmave private që rritin përdorimin me efikasitet të mjeteve të planifikimit të tilla si plani i biznesit.
Shpejtësia e reduktimit të borxhit në përputhje me politikën optimale ka të ngjarë të jetë shumë e ngadaltë, me të paktën sa gjysma e kohës së rregullimit të borxhit duke arritur më tej se 10 vite.
Duke pasur parasysh shpejtësinë e ngadaltë të rregullimit të borxhit mund të jetë interesant shqyrtimi i masave të duhura institucionale për zbatimin e planeve të tilla optimale si: një strategji e veçantë dhe e besueshme brenda një grupi politikash, që përfshin alternativa më të kushtueshme me një dinamikë të ngjashme për borxhin publik. Me këtë kuptohet që buxheti për çdo vit duhet të mbajë një emër të përveçëm te lidhur ngushtësisht me investimin që ka nevoje ekonomia.
Strukturimi i konsolidimit fiskal, rritja e PBB me terma reale, ku përfshihen financimi monetar direkt afatshkurtër dhe norma e interesit janë faktorë vendimtarë në shpjegimin e suksesit të reduktimit të borxhit.
Për fat të keq, politikat shtrënguese (veçanërisht kufizimi i shpenzimeve) në përgjithësi kufizojnë të ardhurat e njerëzve, kërkesën konsumatore, të ardhurat nga taksat dhe prodhimin e brendshëm. Akoma më tej ato rritin kërkesën ndaj buxhetit për pagesë të mirëqenies sociale dhe të papunësisë dhe të gjitha këto e rritin barrën e borxhit publik në vend që të ulet.
Akoma më tej, politikat shtrënguese nuk mund të mbështeten mbi normat e ulëta të interesit. Sipas instrumentit të financimit te hapur monetar, i vetmi qëllim i parave të reja është financimi i stadit fillestar të stimulit fiskal përmes buxhetit. Me zbatimin e këtij stimuli paratë e reja mund të kërkohen nga ekonomia, duke patur parasysh që të ketë mjaftueshëm likuiditete për vijimësinë e aktivitetit ekonomik.
Financimi monetar direkt do të përfshijë krijimin e depozitimeve shtesë në vend të parave letër në qarkullim. Ky stad do të karakterizohet fillimisht në një ambient financiar i mbizotëruar nga depozitimi i parave në llogaritë e qeverisë, të cilat më pas do të transferohen në llogaritë private të depozitave ose si një ulje e një ose disa taksave, ose përmes shpenzimeve publike shtesë.
Kur qeveria të analizojë deficitin me borxhin e dhënë sektorit jopublik, përbërja e portofolit të sektorit jopublik ka ndryshuar. Ajo në thelb këmben bono thesari për depozita bankare.
Qeveria duhet me këtë rast të rregullojë normat e saj të shpenzimeve dhe taksave, në një formë të tillë që shpenzimet totale në ekonomi nuk duhet të jenë as më shumë e as më pak se ajo që është e mjaftueshme për të blerë nivelin e plotë të prodhimit me çmimet aktuale.
Qeveria duhet të ruajë një pozicion të balancuar fiskal dhe të shkatërrojë paranë e krijuar, kur tepricat e krijuara do të përdoren si kompensim për përmirësimin e situatës fiskale.
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare nuk ndikohet nga këto operacioneve monetare. Ndikimi është i njëjtë pavarësisht nëse borxhi është dhënë në sektorin jopublik.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.